Dy javë më parë tek emisioni “Të Paekzpozuarit”, Gjuzi i tha Bushatit: Ta fut golin si të Bashkim Finos, duke shkaktuar hilaritet.
Gjuzi thotë “goli qëndron në Lushnje”, duke i dërguar një tjetër mesazh të fshehur Bushatit.
Gjuzi thotë se ndërkombëtarët janë konsultuar me të dhe kanë rënë dakord që të marrë mandatin.
Pjesë nga intervista e Kujtim Gjuzit:
Gazetari Anest Barjamemaj: Në një intervistë televizive keni deklaruar që jeni konsultuar me ndërkombëtarët, kanë përfunduar këto konsultime dhe mund t’i bëni publike qëndrimet e tyre?
Kujtim Gjuzi: Konsultimet kanë mbaruar dhe ata kanë këshilluar që është e drejta juaj që ta mbani mandatit për ta dërguar në Parlament, apo që ta dorëzoni atë. Pra ata shprehen se këshillojmë që të shkojmë në Parlament, por është e drejta jonë në fund për ta vendosur.
Gazetari Anest Barjamemaj: Në të njëjtën intervistë patët dhe një përplasje me gazetarin Andi Bushati, i cili jo pak herë përdori ironinë ndaj jush, në përgjigjen tuaj u shprehët “se do i fusnit golin” është ky një kërcënim?
Kujtim Gjuzi: Jo, Bushati atë ditë nuk e dinte se me kë po bisedonte edhe kur unë u paraqita si kryetar i Partisë Konservatore. Nuk kishte pse zgërdhihej në ekran nëse është njeri serioz, por nëse është njeri që babai i tij kur ka qenë në drejtimin e Policisë Sekrete në Lushnjë të diktatorit Hoxha ka problemet e veta. Me sa duket goli në Lushnje është, kjo është përgjigja.
Kujtim Gjuzi është një nga kandidatët e listave të PD në Tiranë. Gjuzi, ka pranuar të marrë mandatin e deputetit por ende KQZ nuk e ka finalizuar dhënien e mandatin për të.
(f.g./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kreu i Partisë Konservatore Albania, Kujtim Gjuzi, i vetëshpallur “kryetar i opozitës së re”, ka treguar kërcënimet që ka marrë pas deklarateve të ...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Arbjola Halimi, ka reaguar lidhur me ato që i quan akte kundër Rudina Hajdarit, e cila nuk iu bind strukturave...
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili thoshte se Shqipëria është vend burim ...
TIRANE- Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka forcuar sot mbështetjen për Shqipërinë dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi. Zv.shefi i misionit të SHBA në Tiranë, Dan K...
SHKODËR– Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka mbajtur një deklaratë për shtyp ku ka dënuar procedimin e qytetarëve për pjesëmarrjen në protestën e opoz...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste Për Integrim, Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit një bashkëbisedim me një grup gaz...
Partitë minoritare shqiptare kanë qenë të pranishme një ditë më parë në Festën Kombëtare të Greqisë në Finiq. Të pranishëm ishin kryetari i bashkisë së Finiqit,...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë të tijën në ceremoninë e zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza” për futjen e Shqipërisë në NATO. Gjatë fjalë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta, kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin sot në ceremoninë e 10 vjetorit të futjes së Shqipërsië në N...