LIVE UPDATES
Editorial

“Reset”-i në marrëdhëniet transatlantike, ç’ndryshon për Kosovën me Biden në pushtet

25 November 2020, 13:11 Nga DOSJA
“Reset”-i në marrëdhëniet transatlantike,

Politika evropiane ndaj Kosovës, edhe po të donte, nuk mund të ishte efikase me një politikë të çoroditur amerikane. Me presidentin Biden bëhet një rikonfigurim transatlantik. Kosova nuk e ka luksin që këtë ndryshim të jashtëzakonshëm ta vështrojë nga pozita e pacientit që mbahet me pesë përqindëshin e fundit të oksigjenit të mbetur në bombol

1.

Një fjalë në lidhje me Kosovën u bë e popullarizuar në mesin e diplomatëve të informuar evropianë deri sa ishte në pozitë Federica Mogherini, si shefe e Politikës së Jashtme të BE-së. Fjala qe “reset”, e huazuar nga fjalori kompjuterik (me sinonimin e vet “restart”), kur duhet rindezur punën e kompjuterit pasi ka hasur në probleme funksionimi softverik.

Ideja asokohe ishte se pas zhytjes së ndërmjetësimit evropian në terren krejtësisht anti-evropian të copëtimit dhe këmbimit territorial të Kosovës e pas një periudhe bisedimesh të kota në Bruksel, duhej fikur këtë kompjuter evropian me program të korruptuar softverik dhe rifilluar punën me softverin origjinal evropian. Dhe, ndonëse në mesin e diplomatëve do të mund të gjendeshin nuancat e dallimeve se çka është saktësisht softveri origjinal evropian (apo në gjuhën kompjuterike, me cilin version të softverit funksionojmë sot), nuk kishte kurrfarë dilemash se çka nuk ishte softveri evropian. Nuk ishte këmbimi i territoreve, nuk ishte një proces negociatash që i udhëheq Mogherini, por për këtë nuk di gjë kush as në Berlin e as në Paris (dhe Londër) dhe nuk ishte një proces negociatash që Kosovën e lë një Frankenshtajn juridik e politik, me identitet të pandërtuar ndërkombëtar.

“Reseti” duhej t’i vendoste Kosovën e Serbinë në tavolinë si të barabarta, për të arritur një marrëveshje “gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme”, që do t’i zgjidhte të gjitha çështjet e mbetura nga e kaluara dhe do t’i drejtonte këto dy shtete të pavarura drejt integrimit evropian.

2.

Një lloj “reseti” u provua nga pasardhësi i z.Mogherini, J.Borell, dhe në veçanti me emërimin e M.Lajçakut si i dërguar i veçantë për negociatat Kosovë-Serbi. Me këtë u shënuan, përgjatë vitit 2020, dy kthesa të rëndësishme nga BE-ja. Një, nga ana evropiane, u hoq nga tavolina këmbimi i territoreve që ishte shndërruar në parim prijës i presidentëve të Kosovës e Serbisë që nga viti 2017, parim që u legjitimua nga z. Mogherini. Dhe dy, u rivendos caku i negociatave, për arritjen e “marrëveshjes gjithëpërfshirëse” në vend të marrëveshjeve që “lehtësojnë jetën e qytetarëve”.

Me gjithë këto dy kthesa të rëndësishme, BE-ja ka së paku dy mangësi që e pengojnë që ta bëjë “resetin”. E para është vazhdimësia e qasjes që nga viti 2011, pra nisja e negociatave poshtë-lart. Me këtë koncept, të dyja palët duhet t’i zgjidhin në parim të gjitha problemet e ndërsjella dhe pastaj të arrijnë te çështja e karakterit të marrëdhënieve të tyre (pra, ndërshtetërore apo tjetër). Me këtë qasje, Kosova nuk ka humbur vetëm shumë kohë, por ka pranuar nëpërmjet përfaqësuesve të vet të papërgjegjshëm disfunksionalizimin e mëtejmë të shtetit, sikur ndodhi me Marrëveshjen për Bashkësinë e komunave serbe.

E dyta, për “reset” nevojitet SHBA-ja. Amerika mund të jetë forcë që prish punë. Përgjatë administratës Obama, duke hequr dorë nga dialogu Kosovë-Serbi, SHBA-ja ndihmoi me mosveprim që procesi negociator Ashton, e pastaj Mogherini të merret qoftë me kotësi, qoftë të degjenerojë në disfunksionalizim të Kosovës a në negociata për këmbim territoresh. Përgjatë administratës Trump u legjitimua brenda Shtëpisë së Bardhë këmbimi i territoreve dhe një sërë aventurash të ndërmarra nga ambasadori Grenell, që shpallnin si arritje historike paralajmërimin e mundësisë që një avio-kompani low cost të fluturojë mes Beogradit e Prishtinës, dhe që ndikonin me forcë që Kosova të ketë një qeveri që do t’i pranojë këto arritje si historike. Me “marrëveshjen historike” të Washingtonit, presidenti Trump e devalvoi rolin e pazëvendësueshëm të Amerikës si forcë pa të cilën nuk ka zgjidhje të çështjeve të rënda të sigurisë evropiane, siç janë ato të konflikteve të papërfunduara në trekëndëshin Bosnjë-Hercegovinë-Kosovë-Serbi. Kryeministri i Kosovës dhe presidenti serb duhej ta nënshkruanin në Zyrën Ovale marrëveshjen e paqes dhe miqësisë së mirë, e jo listë zotimesh për avio-transport.

Me administratën Trump çfarëdo ideje për “reset” mund të prishej, siç u prish, kurdo dhe kudo. Pra, nuk ka “reset” evropian pa një Amerikë të parashikueshme, si forcë e pazëvendësueshme në politikën transatlantike që duhet ta bëjë Evropën të lirë e të bashkuar, e në të Kosova dhe Serbia si shtete të pavarura që do të jetojnë në paqe e bashkëpunim.

3.

Një Amerikë e parashikueshme, e pazëvendësueshme në politikë transatlantike, e udhëhequr me vlerat e demokracisë liberale – pra ajo Amerikë që e ka penguar gjenocidin dhe e ka çliruar Kosovën – do të vijë në pushtet më 20 janar të vitit 2021, ditën e inaugurimit të presidentit Biden. Pjesa e kabinetit të presidentit që merret me politikë të jashtme – sekretari i shtetit, këshilltari për siguri kombëtare, agjencitë e inteligjencës – janë njerëz me përvojë dhe mund t’ia fillojnë punës që në ditën e parë. Një rast i këtillë për “reset” në politikë mund të vijë rrallë; shumë herë në histori mund të mos vijë fare.

Në “reset”-in e madh që pritet të ndodhë në marrëdhëniet transatlantike, do të preken të gjitha ato çështje të politikës së jashtme e të sigurisë që kanë pësuar dëme gjatë presidencës Trump. Ndonëse periferike, njëra prej tyre do të jetë edhe çështja e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Çështja do të shtrohet në formën se si mund të ndihmojë SHBA-ja që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse pa u stërzgjatur, e brenda një arkitekture të sigurisë së ofruar nga NATO-ja dhe shpejtimit të integrimit evropian?

Pyetja konceptuale do të kërkojë më shumë përgjigje, sesa një konstatim diplomatik që SHBA-ja “të vazhdojë t’i përkrahë përpjekjet e BE-së” për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Ky konstatim i thatë nuk ndihmon gjë, për faktin se përpjekjet e BE-së mund të vazhdojnë edhe për shumë kohë pa dhënë rezultat. Për më tepër, kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me BE-në. Aspirata e Kosovës është që të jetë anëtare e NATO-s, ndërsa aspirata e Serbisë është që të mos jetë anëtare e NATO-s, por një shtet neutral. Një ndarje e këtillë kërkon zgjidhje në arkitekturën e sigurisë, gjë që nuk ofrohet nga BE-ja.

4.

“Reset”-i është një shans i madh për të gjithë në Evropë, përfshirë edhe regjionin e Ballkanit Perëndimor.

Kosova është në një situatë të dobësisë së skajshme politike, me qeverisje e cila nuk ka forcë politike për miratimin e asnjë iniciative ligjore që ka ndonjë domethënie. Kuvendi i Kosovës nuk arrin të miratojë, për mungesë kuorumi, as rezoluta joobligative që harrohen ditën e nesërme nga miratimi. Qeveria, e formuar gjatë pandemisë, për t’i adresuar kërkesat e ambasadorit Grenell dhe personave të tjerë të administratës Trump e ka humbur edhe këtë arsye formale të ekzistencës.

Vendi duhet ta gjejë shpejt një marrëveshje mes forcave politike, rrugën për të krijuar legjitimitet qeverisës. “Reset”-i transatlantik duhet ta përfshijë edhe Kosovën. Ajo nuk e ka luksin që këtë ndryshim të jashtëzakonshëm ta vështrojë nga pozita e pacientit që mbahet me pesë përqindëshin e fundit të oksigjenit të mbetur në bombol.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial fitorja e joe biden kosova veton surroi fitorja e joe biden kosova veton surroi

Sondazh

Editorial 21 November 2020, 10:34

Ekonomia dhe Politika

Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara e mbajtën botën pezull, sepse demokracia të cilën të gjithë e kemi identifikuar si demokracia model, kaloi një moment kritik i ...

Editorial 18 November 2020, 07:34

Kramp-Karrenbauer: Pa SHBA nuk bëhet

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer është befasuar vitet e fundit nga kritikat e ashpra të Donald Trumpit ndaj Gjermanisë. Megjithatë...

Editorial 17 November 2020, 15:31

Armiku i popullit

Më së fundi u zbulua. Falë kontributit të mediave që vigjëlojnë dhe nuk fabrikojnë gënjeshtra por informojnë publikun, u zbulua “Armiku i Popullit”. Nuk flas pë...

Editorial 17 November 2020, 10:36

Artikulli im pozitiv

Kryeministri ynë ankohet gjithmonë për mediat duke i quajtur kazan, gazetarët kadri etj, etj, vetëm e vetëm sepse shkruajnë negativisht për të dhe për qeverisje...

Editorial 16 November 2020, 07:13

Ora e ujkut

Ora tre e mëngjesit. Pikërisht për këtë orë, Ingmar Bergman bëri një film. Kjo është ora kur gjithçka duket e zezë, kur duket se ka ardhur fundi, por p...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin