"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Reshjet / Probleme në Gjirokastër, Përroi i Lazaratit vështirëson qarkullimin
11 December 2021, 09:45Nga DOSJA
GJIROKASTËR – Rreshjet e shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në Qytetin e Gjirokastrës ku raportohet se janë rritur prurjet e rrjedhave ujore. Përroi i Lazaratit ka sjellë prurje inerte duke vështirësuar kalimin në segmentin fundor që lidh dy lagje të Lazaratit.
Në Gjirokastër aksi që përshkon lagjen Gërhot gjithashtu ka inerte të shembura në rrugë nga reshjet. Atje po punojnë aktualisht për ta mbajtur situatën nën kontroll. Ura e Aznakut në drejtim të Lunxhërisë është e përmbytur nga ujërat e kanalit. Për momentin qarkullimi i mjeteve në atë drejtim është i ndërprerë deri sa të bjerë niveli i ujërave. Akset nacionale për momentin janë të lira. Pika të ndjeshme nëse reshjet do të vijojnë me intensitet mbeten segmenti nacional në zonën industriale dhe aksi pranë urës së Viroit.
PËRMET – Bllokohet rruga nacionale Përmet – Tri Urat. Shkak janë bërë reshjet e dendura të shiut, që kanë shkaktuar edhe rrëshqitje dherash dhe inert...
ELBASAN – Reshjet e shiut kanë pushtuar Qarkun e Elbasanit, ndërsa në lartësi mbi 1000 metra ka pasur reshje dëbore. Në akset rrugore nacionale kemi pasur...
VLORË – Banorët e fshatrave të Lumit të Vlorës po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rritjes së prurjeve ...
DIBËR – Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe bore. Në lartësi mbi 800 metra ka patur reshje dëbore. Trashësia në zonat e the...
PUKË – Bashkia e Pukës ka lëshuar një apel për të gjithë ata qytetarë, të cilët kanë parkuar mjetet e tyre në rrugë. Me anë të një postimi Bashkia sh...
LEZHË – Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Qarkun e Lezhës, ndërsa deri më tani mësohet se niveli i ujërave në lumenjtë Drin, Gjadër, Mat dhe ...