Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Richard Grenell reagon pas fjalimit të Biden në OKB: Dialogu Kosovë-Serbi duket se nuk është një prioritet i qeverisë Bid
21 September 2021, 16:34Nga DOSJA
SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara atë Amerikës, Joe Biden ka mbajtur fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ai është zotuar për bashkëpunim me aleatët në këto kohë të vështira dhe ka folur për rëndësinë e luftës ndaj covid-19. Ai la pa përmendur disa nga problemet kryesore që po ndodhin aktualisht në botë, gjë kjo që nuk kaloi pa u vënë re nga i Dërguari Special i ish-presidentit Trump për Negociatat e Paqes në Serbi dhe Kosovë.
Grenell reagoi në profilin e tij në twitter duke shkruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk duket të jetë një çështje primare për Shtëpinë e Bardhë. “Joe Biden nuk mori mundimin as ta përmendte dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në fjalimin e tij në OKB. Duket qartë që partneriteti me Ballkanin nuk është një prioritet i kësaj qeverie”, shkroi Grenell.
Joe Biden fails to even mention the Kosovo-Serbia dialogue in his UN speech.
It is clearly not a priority for this White House to partner with the Balkans in any way.
Richard Grenell, i emëruar në vitin 2019 nga Trump si i Dërguar Special për Negociatat e Paqes mes Kosovës dhe Serbisë është shprehur edhe më herët se presidenti Joe Biden nuk shfaq asnjë interes mbi rajonin e Ballkanit dhe aq më pak për dialogun Kosovë-Serbi.
(i.d.Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI – Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje në rrugën Makedonikis Aminis, para syve të frikësuar të dhjetëra të rinjve që po argëtoheshin atje. Algjeri...
GREQI – Gazetari turk Fatik Portakal, i njohur dhe për kundërshtimet e forta që ka ndaj presidentit turk Erdogan, ka treguar për ndjekësit në rrjetin soci...
ANGLI– Një person i tretë rus akuzohet për përfshirjen në helmimet e vitit 2018 në qytetin e Salisbury, që la tre të helmuar rëndë dhe një të vdekur. Sipa...
HAGË- Ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa ka dalë sot në seancën e radhës para trupës së togave të zeza të Gjykatës Speciale në Hagë. Në seancën e...
ANGLI- Boris Johnson ka konfirmuar se ka 6 fëmijë në total. Mirror shkruan se gjatë një interviste, Johnson më në fund konfirmoi numrin e fëmijëve që ka, pas di...
ANGLI- Gazetari britanik Tim Judah ka komentuar situatën në veri të Kosovës. Gazeta Ekspress shkruan se sipas tij, situata do të tensionohet më vonë. Ai ka bërë...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka përgëzuar vendimin e qeverisë Kurti për vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë. Me anë të një postimi në...