LIVE UPDATES
Politike

Rihapja e shkollave në kohë COVID-i, Rama i prerë me drejtuesit e zyrave arsimore: E keni udhëzimin, bëni natën ditë! Ja

1 September 2020, 10:51 Nga DOSJA
Rihapja e shkollave në kohë COVID-i, Rama i prerë me drejtuesit e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim online me drejtuesit e Drejtorive Rajonale dhe zyrave arsimore vendore, disa javë para rinisjes së procesit mësimor në shkolla në një kohë kur e gjithë bota është nën “pushtetin” e pandemisë së koronavirusit. Në fjalën e tij, Rama ka publikuar shifrat duke bërë me dije se 472 shkolla do të jenë me dy turne, ndërsa 183 të tjera do të punojnë me tre turne. Më tej, kreu i qeverisë shtoi se orët e mësimit do të jenë 30 minuta, ndërsa çdo shkollë do të ketë një inspector shëndetësie për kontrolle. Numri një i qeverisë dërgoi një mesazh të veçantë për të gjithë mësuesit, të cilëve u kërkoi durim dhe dashuri në trajtimin dhe sqarimin e nxënësve lidhur me seriozitetin e pandemisë.

“Funksionimi i shkollës, do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe do të funksinojnë deri në 3 turne. 1997 shkolla kanë 1 turn, 472 me 2 turne, 183 shkolla kanë tre nënturne. Në klasa në mënyrë absolute duhen respektuar rezultat dhe nuk duhet të ketë më shumë se 20 nxënës. Për ato me mësim të kombinuar klasat do zhvillohen një herë në ambient dhe një herë online dhe do të vlerësohen vetëm në shkollë. Duhet kuptuar drejtë dhe thellë që nuk bëhet fjalë për të vendosur në rresht persona adult dhe djem e vajza në moshën e pjekurisë,”-u shpreh Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Është sfida më e madhe për t’u kapërcyer në këtë vit shkollor, duke pasur parasysh se çfarë rëndësie madhore ka shëndeti i të gjithëve dhe duke pasur parasysh që fëmijët nuk janë të imunizuar plotësisht nga ky virus dhe pavarësisht faktit që marrja e virusit nga ata është më pak e rrezikshme, sesa për më të mëdhenjtë, zinxhiri i transmetimit nuk ndërpritet aty. Duke parë edhe çfarë ndodh nëpër botë dhe duke analizuar dhe numrat, jemi të shqetësuar për një nivel maksimal performance të gjithë zinxhirit të shkollave. Ministria e Arsimit ka kryer punë të thelluar dhe ka vënë një udhëzues të detajuar përtej çfarë është studiuar duke analizuar me përgjegjshmëri, suksesi në zbatimin e tij lidhet me dyfshimin e skuadrave tuaja. Duhet ta bëni natën-ditë pa u lodhur me pa pushim dhe të jeni në krye të detyrës në terren për të ndjekur zbatimin e udhëzuesit. Këtu nuk është çështja për të kryer një detyrë shtetëore por për të qënë në lartësinë e një humanizmi të spikatur të gjithë ju. Udhëzuesin jo vetëm duhet ta mbani mirë parasysh. Funksionimi i shkollës, do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe do të funksinojnë deri në 3 turne. 1997 shkolla kanë 1 turn, 472 me 2 turne, 183 shkolla kanë tre nënturne. Në klasa në mënyrë absolute duhen respektuar rezultat dhe nuk duhet të ketë më shumë se 20 nxënës. Për ato me mësim të kombinuar klasat do zhvillohen një herë në ambient dhe një herë online dhe do të vlerësohen vetëm në shkollë. Duhet kuptuar drejtë dhe thellë që nuk bëhet fjalë për të vendosur në rresht persona adult dhe djem e vajza në moshën e pjekurisë. Bëhet fjalë për të disiplinuar sjelljen e një grupi moshash shumë delikate. Ky proces duhet bërë me përkushtim dhe durim, jo me britma dhe një përpjekje duke shpjeguar “pse-në”. Kemi lindur duke na thënë se duhet të japësh dorën kur përshëndetësh, kjo që duhet të bëjnë është t’i biem ndesh parimit fillestar të jetës së njeriut. Por nëse për ne kjo është e kuptueshme, edhe pse jo lehtësisht e zbatueshme, por kjo nuk është e kuptueshme për moshat që fillojnë shkollën. Që nga maskat deri tek të gjitha asetet e tjera, kërkojnë një qasja prindërore. Këtu që ta themi deri në fund është e qartë që beteja juaj e përditshme njihet edhe me nevojën që jo të gjithë mësuesit janë të disiplinueshëm brenda kornizës së re. Beteja juaj e përditshme lidhet dhe me nevojën për të mbajtur parasysh që jo të gjithë mësuesit janë lehtësisht të disiplinueshëm brenda kësaj kornize të re se dhe mësuesit janë njerëz që vijnë nga një jetë familjare që kanë streset e tyre, nëna që kanë fëmijët e tyre në shtëpi e s’janë robot, duhet që edhe ata të jenë nën përkujdesjen, jo kontrollin tuaj. Kuptoni se më shumë se asnjëherë tjetër jeni prindër dhe keni barrën e të të qenit prindër të mijra fëmijëve dhe prandaj duhet të harmonizoheni në rolin tuaj. Kjo punë do bërë me forcë dhe me shumë dashuri. Kam besim sepse e di punën që është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme.

Dyert e shkollave do të hapen më 14 shtator, ndërkohë që në procesi mësimor ka nisur për nxënësit e klasave 1-5, të cilët nuk kanë pasur mundësi ta ndjekin mësimin online.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rihapja e shkollave ne shtator edi rama rihapja e shkollave ne shtator

Sondazh

Politike 1 September 2020, 06:33

TIRANË– Sot përfunduan pushimet për grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Pasditen e sotme, numri një i të majtës mblodhi “të besuarit” e tij në Elbasa...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin