LIVE UPDATES
Aktualitet

Rëqebujt, arinjtë dhe dhelprat e balsamosura në Elbasan, mediat franceze: Kopshti zoologjik i ferrit, në Shqipëri ekziston

22 June 2020, 18:28 Nga DOSJA
Rëqebujt, arinjtë dhe dhelprat e balsamosura në Elbasan, mediat

TIRANË– Shoqata për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri (PPNEA) ka reaguar në lidhje me trajtimin e species së rrëqebullit të Ballkanit  në disa zona të vendit tonë, pasi 3 rrëqebuj të vrarë në mënyrë të paligjshme janë ekspozuar të balsamosur si objekte zbukurimi në një prej lokaleve të Elbasanit.

“Jo vetëm rrëqebuj, por edhe arinj, kaproj dhe lloje të tjera të mbrojtura ekspozohen në këtë restorant, i cili servir në mes të ditës edhe pjata me kafshë e shpendë të egra, përfshirë derra të egër, kaproj, mëllenja dhe shapka”, shkruhet ne reagimin e PPNEA-s për shtyp.

Pavarësisht ndalimit të gjuetisë me ligj që prej vitit 2014 në Shqipëri, shpesh herë banorët në zonat malore paraqiten të pabindur ndaj rregullave të gjuetisë dhe nuk ndalen para vrasjes së kafshëve të egra, një pjesë e madhe e të cilave janë gjitarë të rrallë e të rrezikuar. Rrëqebulli boreal është klasifikuar si një specie e egër e rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).

“Numërohen më pak se 50 individë të rritur të kësaj specie në popullatën e tyre globale. Situata në Ballkan është  vërtet kritike, pasi nuk egziston një proces çiftimi i rrëqebullit të Ballkanit në kopshtet zoologjike”, është shprehur Urs Breitenmoser, specialist i specieve feline në Unionin Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës, duke theksuar se rrëqebulli ishte konsideruar i zhdukur, derisa u rizbulua në vitin 2000.

“Sot kjo specie do të çiftohej vetëm ne malet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, vijoi Breitenmoser në një prononcim për gazetën franceze “Liberation”, në një artikull kushtuar rrëqebullit në Shqipëri. Rrëqebulli është predatori i tretë më i madh në Europë dhe Ballkan, specie e cila jeton kryesisht në zona pyjore dhe përshkon distanca të mëdha. Popullsia e rrëqebullit në Ballkan, e specifikisht në Shqipëri përllogaritet të jetë rreth 10 individë, ndërkohë që 4 prej tyre janë identifikuar pranë zonës së Munellës, në Pukë-Mirditë.

Pavarësisht se kjo specie është e mbrojtur me ligj, rrëqebulli i Ballkanit vitet e fundit është rrezikuar nga gjuetia e paligjshme, degradimi i habitatit pyjor si edhe mungesa e ushqimit. Sipas botimit francez ” Liberation”, në Shqipëri ekziston akoma turizmi i kafshëve të balsamosura nëpërmjet të cilit shumë bare apo restorante i përdorin këto të fundit për të argëtuar dhe tërhequr vizitorët, ndërkohë që për kafshët ky është një lloj kopshti zoologjik i ferrit.

“Ky fenomen ka një efekt të madh në mënyrën sesi publiku e percepton natyrën e egër”, u shpreh Aleksandër Trajçe, drejtor i  PPNEA, në një deklaratë për gazetën franceze.

Shpeshherë “shfaqje makabre”  të kafshëve të balsamosura që vizitohen nga turistë dhe vendas të grup-moshave të ndryshme mund të kenë efekte negative afatgjata edhe në perceptimin e brezave të ardhshëm mbi jetën e egër.

Për të parandaluar përhapjen më tej të këtij fenomeni, PPNEA i bën thirrje të gjithë institucioneve vendimmarrëse, politikbërëse dhe ligjzbatuese, që të reagojnë me urgjencë ndaj rastit në fjalë dhe të parandalojnë në vazhdimësi raste të ngjashme, të cilat përbëjnë krime mjedisore, si dhe një rrezik serioz ndaj llojeve që janë drejt zhdukjes në vendin tonë.

Marrë nga Reporter.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan mediat franceze per kafshet ne shqiperi ppnes restoranti me rreqebull ne elbasan restoranti ne elbasan elbasan mediat franceze per kafshet ne shqiperi ppnes restoranti me rreqebull ne elbasan restoranti ne elbasan

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin