LIVE UPDATES
Bota

Rubio drejt Azisë Qendrore, ndërsa SHBA-ja synon rol më të madh në rajonin e dominuar nga Rusia dhe Kina

Vizita vjen në një kohë kur SHBA-ja po tregon interes në rritje për mineralet kritike, burimet energjetike dhe korridoret e transportit të Azisë Qendrore, ndërsa qeveritë e rajonit kërkojnë të diversifikojnë partneritetet dhe të ulin varësinë nga fuqitë tradicionale.

16 October 2026, 15:49 Nga G.M
Rubio drejt Azisë Qendrore, ndërsa SHBA-ja synon rol më të
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, flet në një pritje me ministrat e Jashtëm të vendeve të Azisë Qendrore në Departamentin e Shtetit, në Uashington, më 5 nëntor 2025.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të udhëtojë këtë fundjavë drejt Uzbekistanit për bisedime me pesë vende të Azisë Qendrore, ndërsa administrata Trump synon të forcojë lidhjet tregtare dhe të zgjerojë praninë strategjike të Uashingtonit në rajon.

Rubio do të marrë pjesë në një takim ministror që do të mbahet nga 17 deri më 20 tetor në Samarkand, në kuadër të formatit C5+1, që bashkon Shtetet e Bashkuara me Kazakistanin, Kirgizinë, Taxhikistanin, Turkmeninë dhe Uzbekistanin. Ai do të zhvillojë, gjithashtu, takime dypalëshe me zyrtarë të lartë nga të pesë vendet dhe do të kryesojë një delegacion tregtar me më shumë se 200 drejtues biznesesh, njoftoi Departamenti i Shtetit më 13 tetor.

Vizita vjen në një kohë kur SHBA-ja po tregon interes në rritje për mineralet kritike, burimet energjetike dhe korridoret e transportit të Azisë Qendrore, ndërsa qeveritë e rajonit kërkojnë të diversifikojnë partneritetet dhe të ulin varësinë nga fuqitë tradicionale.

“Ky angazhim i paprecedentë mes SHBA-së dhe vendeve të Azisë Qendrore, si dhe kjo vizitë, do të përbënin hapin e parë drejt këtij qëllimi”, tha Ken Moriyasu, studiues i lartë në Institutin Hudson, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë (REL).

“Vendet e Azisë Qendrore nuk janë edhe aq të kënaqura me idenë e zëvendësimit të dominimit rus me dominimin kinez”, tha ai, duke shpjeguar pse kryeqytetet e rajonit po afrohen me Uashingtonin dhe partnerët evropianë.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka larguar vëmendjen dhe burimet e Moskës nga rajoni, duke krijuar mundësi për fuqitë e tjera që të thellojnë lidhjet me Azinë Qendrore. Ndërkohë, Kina e ka zgjeruar praninë e saj në rajon përmes tregtisë, investimeve në infrastrukturë dhe nismës së saj kryesore, Brezi dhe Rruga.

“Administrata Trump është e përqendruar kryesisht te interesat e saj, te interesat e Amerikës dhe te konkurrenca globale me Kinën”, tha Ariel Cohen, studiues i lartë jorezident në Këshillin Atlantik dhe drejtor menaxhues i Programit për Energjinë, Rritjen dhe Sigurinë në Qendrën Ndërkombëtare për Tatimet dhe Investimet.

“Është e qartë se Kina është partneri dominues ekonomik, ndërsa Rusia vazhdon të ofrojë shumë lidhje në fushën e sigurisë. Por, Shtetet e Bashkuara nuk po tërhiqen dhe nuk po e braktisin këtë hapësirë”, shtoi Cohen.

Forcimi i lidhjeve ekonomike dhe diplomatike mund ta ndihmojë Uashingtonin të sigurojë zinxhirët e furnizimit, të zgjerojë mundësitë tregtare dhe të parandalojë që një fuqi e vetme të fitojë ndikim dërrmues në të gjithë rajonin. Delegacioni i planifikuar, me më shumë se 200 drejtues biznesesh, nënvizon rëndësinë që administrata i kushton diplomacisë tregtare, thanë analistët. Sipas tyre, Uashingtoni shpreson që angazhimi më i ngushtë të sjellë investime dhe marrëveshje biznesi në një sërë sektorësh.

“Ne tashmë kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve tona me vendet e Azisë Qendrore dhe duhet të vazhdojmë t’i zgjerojmë këto partneritete duke hequr kufizimet e vjetruara tregtare të epokës sovjetike, të njohura si Jackson-Vanik”, tha për REL-in senatori republikan Steve Daines.

Ai iu referua legjislacionit që ua mohon statusin e marrëdhënieve normale tregtare disa ekonomive aktuale dhe të dikurshme jotregtare, nëse ato nuk përmbushin disa kërkesa lidhur me lirinë e emigrimit.

Mineralet kritike janë një pjesë e rëndësishme e kësaj tabloje, por vlera strategjike e Azisë Qendrore buron edhe nga pozita e saj mes Kinës, Rusisë, Azisë Jugore dhe Evropës. Rrugët e transportit që lidhin rajonin me tregjet ndërkombëtare kanë fituar rëndësi, ndërsa qeveritë kërkojnë alternativa ndaj itinerareve që kalojnë përmes Rusisë.

Moriyasu përmendi Korridorin e Mesëm, i cili lidh Azinë Qendrore me Evropën përmes Detit Kaspik dhe Kaukazit Jugor, si pjesë të mundësive më të gjera strategjike. Një prani më e fuqishme e kompanive amerikane përgjatë këtyre rrugëve mund të ndihmojë në krijimin e interesave të qëndrueshme ekonomike amerikane në rajon. Suksesi i vizitës do të varet nga fakti nëse vrulli diplomatik do të përkthehet në angazhime konkrete për investime dhe bashkëpunim të vazhdueshëm tregtar, apo nëse do të mbetet thjesht një takim i profilit të lartë.

Azia Qendrore në qendër të vëmendjes

Organizimi i takimit i jep Uzbekistanit mundësinë të forcojë marrëdhëniet me Uashingtonin dhe njëkohësisht të rrisë profilin e tij si qendër diplomatike rajonale. Presidenti Shavkat Mirziyoyev ka kërkuar vazhdimisht afrimin me Shtetet e Bashkuara. Sipas informacionit paraprak të dhënë për këtë raport, Uashingtoni ka ftuar Mirziyoyevin dhe presidentin e Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, të marrin pjesë në samitin e G20-s, që do të mbahet në Majami në dhjetor.

Angazhimi diplomatik ka nxitur spekulime për një vizitë të mundshme të presidentit Donald Trump në Azinë Qendrore. Një vizitë e tillë do të ishte e paprecedentë për një president në detyrë të SHBA-së dhe mund t’i siguronte Uashingtonit qasje më të qëndrueshme te udhëheqësit e rajonit.

Laura Linderman, studiuese e lartë në Këshillin Amerikan për Politikën e Jashtme dhe drejtoreshë e programeve në Institutin për Azinë Qendrore dhe Kaukazin, tha se pjesëmarrja e Rubios në takimin C5+1 përbënte tashmë një zhvillim pozitiv. Ajo tha se zgjerimi i formatit për të përfshirë edhe Azerbajxhanin, duke krijuar një kuadër C6+1, mund ta bënte bashkëpunimin më ambicioz.

“Ngjarja do të konsiderohej një sukses edhe më i madh nëse SHBA-ja do ta zgjeronte formatin në C6+1 dhe do ta përfshinte Azerbajxhanin”, tha Linderman për REL-in.

Një drejtues i lartë në Wall Street, i cili po udhëton me delegacionin e Rubios drejt Samarkandit, tha se gjatë disa dekadave të punës me rajonin nuk kishte parë kurrë një interes kaq të madh nga bizneset amerikane. Ai foli në kushte anonimiteti, pasi nuk ishte i autorizuar të komunikonte me mediat.

“E dimë se ka lidhje të ngushta personale mes anëtarëve të administratës Trump dhe disa presidentëve të Azisë Qendrore. Por, interesi aktual për Uzbekistanin dhe vendet e tjera të rajonit shkon përtej këtyre marrëdhënieve. Ai është njëkohësisht personal dhe institucional”, i tha ai REL-it.

Sipas drejtuesit, interesimi në rritje i kompanive amerikane nxitet edhe nga intensifikimi i konkurrencës ekonomike me Kinën.

“Bizneset amerikane e kanë kuptuar se, nëse nuk i shtojnë aktivitetet e tyre në rajon, Kina së shpejti do ta përpijë gjithçka atje. Ato duan të konkurrojnë me Kinën në nivel global dhe pikërisht pranë saj, pasi rajoni ndodhet ngjitur me të”, tha ai.

Pas Uzbekistanit, Rubio do të udhëtojë drejt Mumbait dhe Jamnagarit, në Indi, për vizitën e tij të dytë zyrtare në këtë vend gjatë këtij viti. Ai pritet të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe drejtues biznesesh për të diskutuar partneritetin strategjik SHBA-Indi, zhvillimet rajonale dhe globale, bashkëpunimin energjetik dhe investimet tregtare./REL

marco rubio

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa