"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
Rudina Hajdari: Mendoj se Berisha është penduar se si u soll dikur me tim atë
15 December 2021, 20:42Nga DOSJA
TIRANË – Ish-deputetja e “opozitës parlamentare” në legjislaturën e kaluar Rudina Hajdari beson se ish-kryeministri Sali Berisha është penduar për mënyrën se si është sjellë ashpër ndaj babait të saj Azem Hajdari. Në emisionin “Realpolitix”, ajo tregoi se familja e saj e ka përjetuar me stres përplasjet e mëdha që “Heroi i Demokracisë” kishte me Berishën në vitet ’90-të.
“Berisha ka përjashtuar shumë njerëz njësoj Basha, ka përjashtuar tim atë nga grupi parlamentar i PD-së që në fillim. Berisha e dinte rolin e tij dhe s’mund të sillej në atë mënyrë. Berisha nuk pranonte mendimin ndryshe. Tregon që ka tipare autoritare si Basha, që është rritur nën sqetullën e Berishës.
Mendoj se është penduar, sjellja e tim ati ka qenë e ndershme. Im atë e ka mbështetur, kurrë nuk e ka hedhur poshtë, ka qenë korrekt me të. Siç erdhën më pas gjërat, mund të jetë penduar. Faktet flasin, s’mund të harrohen. Më shumë mbaj mend stresin në familje që sillnin këto përplasje. Ndihej shumë i tensionuar dhe i rrezikuar në shumë raste, por kishte mbështetjen e demokratëve dhe shqiptarëve. Ndieja dashurinë që kisha për të”, u shpreh ish-deputetja demokrate Rudina Hajdari.
TIRANË- Përplasjet e sotme në selinë e Partisë Demokratike kanë agravuar sot në konflikt verbal por edhe fizik, ky qendra ishte aktivistja shqiptaro-amerik...
TIRANË– Një përplasje verbale ka shpëtuar nga “syri” i mediave sot në shkallët e selisë blu, ku shkak janë bërë deklaratat e aktivistes Evi Kokalari ...
TIRANË– Ish-kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi është shprehur ashpër lidhur me përplasjen e ndodhur sot në selinë e Partisë Demo...
TIRANË– Aktivistja e Partisë Demokratike në SHBA, Evi Kolalari ka reaguar pas përplasjes që pati me një nga mbështetëset e kreut të PD, Lulzim Basha....
TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u shpreh gjatë Komisionit të Ligjeve se arsyet e kthimit të ligjit për ...
TIRANË– Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka u shpreh ditën e sotme se projektligji për Bashkëqeverisjes nuk ka asnjë përplasje dhe nuk...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar një komunikim me gazetarët nga selia e PD. Në nisje të këtij komunikimi, kryetari i Partisë Demo...