Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave në Ukrainë fillimisht konfirmoi 24 të vdekur, mes tyre dy shpëtues dhe katër efektivë policie, ndërsa më vonë Zelensky njoftoi se numri kishte arritur në 26.

UKRAINË- Rreth 26 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror rus ndaj një qendre ku shpërndahej ndihma humanitare në jug të Ukrainës. Sulmi ndodhi të hënën në fshatin Komyshuvakha, në rajonin e Zaporizhias, ku sipas autoriteteve ukrainase u hodhën të paktën nëntë bomba ajrore, me peshë rreth 3 tonë secila.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi sulmin si një akt të tmerrshëm, duke bërë të ditur se objektivi i parë ishte një shkollë lokale, e cila përdorej për nevoja humanitare. Pas goditjes së parë, sipas tij, forcat ruse sulmuan sërish zonën ku ishin strehuar njerëzit.
Bilanci i viktimave u rrit gjatë orëve në vijim. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave në Ukrainë fillimisht konfirmoi 24 të vdekur, mes tyre dy shpëtues dhe katër efektivë policie, ndërsa më vonë Zelensky njoftoi se numri kishte arritur në 26. Fillimisht, 27 persona rezultonin të zhdukur.
Presidenti ukrainas deklaroi se Rusia e dinte se banorët e zonës merrnin çdo javë ndihma humanitare në atë qendër. Ai e cilësoi sulmin si një tjetër dëshmi se Moska nuk po kërkon uljen e tensioneve dhe akuzoi ushtrinë ruse se po dërgon sinjale të kundërta me përpjekjet për paqe.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet mes rrënojave, por operacioni është ndërprerë disa herë për shkak të sulmeve me dronë në zonë. Kreu i rajonit të Zaporizhias, Mykhailo Semikin, e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të rëndë, duke paralajmëruar se persona të tjerë mund të ndodhen ende nën rrënoja.
Në të gjithë rajonin e Zaporizhias është shpallur ditë zie për të martën. Nga ana tjetër, ushtria ruse nuk ka bërë ende një reagim publik lidhur me sulmin./Dosja.al
SHBA- Një sulm me armë zjarri ka ndodhur pranë një plazhi të njohur në Kaliforni, ku dy persona kanë mbetur ndërsa dy t...
Donald Trump SHBA- Amerikanët u drejtohen sot kutive të votimit për zgjedhjet e mesit të mandatit, të cilat përbëjnë s...
Kompanitë e industrisë përpunuese që eksportojnë, por nuk importojnë, kanë një produktivitet pune 66% më të l...
Natalia Gandelia SHBA- Një tragjedi ajrore në Florida i ka marrë jetën edhe 20-vjeçares Natalia Gandelia, e cila ishte bashk...
Pamje ETIOPI- Luftimet e ripërtërira dhe sulmet me dronë në veri të Etiopisë po e çojnë sistemin shëndetës...
Foto ilustruse IRAN- Një tjetër incident është regjistruar në Ngushticën e Hormuzit, ku një anije është god...
Lindsay Clancy SHBA- Prokuroria në Massachusetts po shqyrton mundësinë e rigjykimit të Lindsay Clancy, gruas që pranoi se vrau...
foto ilustruese ANGLI- Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar po përgatiten të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, d...
Thomas Markle FILIPINE- Thomas Markle, babai i dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, ka reaguar publikisht për herë të par&eum...
Volodymyr Zelensk UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar për një sulm të ri masiv rus ndaj Ukrainës, duke ...