2 November 2026, 21:46
Nga G.M
Thomas Markle
FILIPINE- Thomas Markle, babai i dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, ka reaguar publikisht për herë të parë ndaj pretendimeve të rënda që janë ngritur ndaj tij, duke i mohuar kategorikisht ato. 82-vjeçari është përfshirë në një hetim në Filipine, pas pretendimeve të djalit të tij, Thomas Markle Jr., se në banesën e mëparshme të të atit në Cebu janë gjetur materiale që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Thomas Markle Jr. pretendon se ka zbuluar një sasi të konsiderueshme materialesh mes sendeve personale të të atit dhe se ia ka përcjellë informacionet autoriteteve përkatëse. Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk dëshiron ta mbrojë më të atin përballë këtyre akuzave. Nga ana e tij, Thomas Markle i ka hedhur poshtë pretendimet, duke u shprehur se është i tronditur dhe thellësisht i lënduar nga akuzat e të birit.
Në këtë situatë ka reaguar edhe Meghan Markle, e cila është shprehur e tronditur nga informacionet e bëra publike. Dukesha ka shpjeguar se distancimi nga babai i saj, që prej vitit 2018, lidhej me shqetësimet për sigurinë e familjes së saj. Ajo ka zbuluar se që në vitin 2019 ishte vënë në dijeni nga policia britanike për një letër që përmbante pretendime shqetësuese ndaj të atit.
Sipas saj, vendimi për të mos lejuar kontaktin e tij me fëmijët Archie dhe Lilibet kishte si synim mbrojtjen e tyre. Ndërkohë, autoritetet në Filipine po vijojnë verifikimet për të përcaktuar vërtetësinë e pretendimeve, ndërsa policia britanike pritet t'ua përcjellë informacionet institucioneve përkatëse jashtë vendit. Duhet theksuar se deri më tani bëhet fjalë për akuza dhe pretendime që nuk janë provuar nga autoritetet./Dosja.al
Meghan Markle homas Markle
Bota
2 November 2026, 21:31
E.d
Volodymyr Zelensk
UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar për një sulm të ri masiv rus ndaj Ukrainës, duke ...
Bota
2 November 2026, 21:23
G.M
JORDANI- Është e premte, 23 tetor. Një funeral po mbahet në Kishën Ortodokse Greke të Shën Gjergjit në fshatin Hamoud n...
Bota
2 November 2026, 21:17
E.d
Pamje
IRAN- Irani po përpiqet të përshpejtojë planin e propozuar për arritjen e një armëpushimi me Shtetet e Bashkuar...
Bota
2 November 2026, 21:10
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar retorikën ndaj demokratëve në prag të zgjedhjeve të mesmandati...
Bota
2 November 2026, 21:01
G.M
Milojko Spajiç
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiç, ka ngritur shqetësime për një ndërhyrje të mu...
Bota
2 November 2026, 20:54
G.M
J.D. Vance
SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të votojnë p&e...
Bota
2 November 2026, 20:51
G.M
Për shumë iranianë, frekuentimi i restoranteve është i papërballueshëm.
Për një grua të sapomartuar n...
Bota
2 November 2026, 20:15
G.M
pamje
KAMERUN- Katër persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur rëndë pas një shpërthimi të...
Bota
2 November 2026, 20:10
G.M
foto ilustruese
GAZA- Pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmet dhe të shtënat izraeli...
Bota
2 November 2026, 20:09
G.M
syze FPV
RUSI- Një operacion i dyshuar sabotimi ndaj ushtrisë ruse ka ngritur alarmin në Moskë. Shërbimi Federal i Siguris&eum...