LIVE UPDATES
Bota

Ryshfet në lindje/Shtatëzënat në Bosnje tregojnë korrupsionin e shfrenuar në spitale

17 December 2021, 08:28 Nga DOSJA
Ryshfet në lindje/Shtatëzënat në Bosnje tregojnë

SARAJEVO – Shumë nëna në Bosnje e Hercegovinë, ku korrupsioni është i lartë, e dinë që për të pasur një lindje pa telashe, duhet t’i japin para mjekut që asiston gjatë lindjes.

Një nënë ishte aq e traumatizuar, sa zgjodhi të lindte fëmijën e saj të katërt në shtëpi dhe më vonë e paditi shtetin në Gjykatën më të lartë në Evropë. Magdalena lindi dy fëmijë në spitalin e njëjtë shtetëror në Sarajevë dhe në të dy rastet, 38 vjeçarja i dha mjekut zarfe. Brenda zarfit ishin para në vlerë prej 150 euro. Edhe pse kujdesi shëndetësor publik është paraparë të mbulojë të gjitha shpenzimet, Magdalena që ka kërkuar të mos bëjë publik mbiemrin, i dha paratë pasi donte “të siguronte trajtim më të mirë gjatë lindjes”.  Sipas Magdalenës, mjeku i tha asaj se nuk ka nevojë për para, por i mori gjithsesi. Paratë megjithatë patën efektin e vet.

“Mjeku ishte i pranishëm në të dy lindjet dhe jo mamia. Jam shumë e lumtur që kam marrë anestezion të plotë gjatë qepjes. Pasi linda fëmijën, [mjeku] më solli celularin e tij për të thirrur familjen time. Ata më trajtuan ndryshe nga nënat e tjera. Nuk më vjen keq për atë që bëra dhe do ta bëja përsëri”, tha Magdalena.

Sipas Magdalenës, pagesa të tilla, apo ryshfete, janë normale në Bosnje. Një formë sigurimi për kujdes më të mirë. Dhe të paktën një sondazh e mbështet atë që Magdalena e thotë. Rreth 1 milion euro ryshfet u dhanë në repartet e maternitetit në Bosnje e Hercegovinë vitin e kaluar, sipas një sondazhi nga Baby Steps, një OJQ në Bosnje që lufton për t’i dhënë fund “korrupsionit në lindjen e fëmijëve”. Sondazhi me 2713 nëna nga i gjithë vendi zbuloi se 50 për qind i kishin dhënë para ose një dhuratë personelit mjekësor. Pagesa mesatare ishte rreth 70 euro.

Sondazhi tregon një korrupsion të përhapur në maternitetet në të gjithë Bosnjën, me një rast në çdo të dytën lindje, tha Amila Tatareviq, kryetare e Baby Steps. Stafi i disa materniteteve në fakt e ka bërë të qartë se pagesa të tilla duhet të bëhen, ndërsa në raste të tjera familjet i kanë dorëzuar zarfet pa sugjerime të tilla, të frikësuar nga historitë dhe thashethemet që kishin dëgjuar nëse nuk do t’i bënin, shpjegoi Tatareviq për Radion Evropa e Lirë. Rezultatet e sondazhit u ndanë me zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë në nivel kombëtar dhe rajonal, si dhe me repartet e maternitetit, tha Tatareviq, duke shtuar se përgjigja nuk ishte për të lënë përshtypje.

“Ne morëm disa përgjigje [nga zyrtarët], shumica thanë se nuk ka pasur raportime për korrupsion në 10 vitet e fundit. Pra, kemi 15,000 lindje të lidhura me korrupsionin dhe nuk ka absolutisht asnjë raportim për këtë. Kjo në vetvete tregon sa problem i madh është ”, vazhdoi Tatareviq.

Në përgjithësi, korrupsioni, nëse jo i shfrenuar, është shumë i përhapur në të gjithë Bosnjën. Me një rezultat prej 35, vendi është në rënie e sipër në rajon, duke rënë shtatë pikë që nga viti 2012 në indeksin e CPI 2020 të Transparency International për korrupsionin global. Radio Evropa e Lirë kontaktoi Spitalin e Përgjithshëm, “Dr. Abdulah Nakas” në Sarajevë për të pyetur për ryshfet të mundshëm në repartin e tij të maternitetit. Spitali tha se nuk kishte raporte të tilla, por shtoi se po merrte masa për ta parandaluar atë.

“Në spital është formuar një ekip kundër korrupsionit. Materiali antikorrupsion është vendosur në tetë lokacione në spital, së bashku me formularët për raportimin e korrupsionit dhe udhëzime të hollësishme se si dhe kujt t’i raportohet korrupsioni në spital”, njoftoi spitali në përgjigjen për Radion Evropa e Lirë.

Spitali Srbija, i vendosur në Sarajevën Lindore në Republikën Sërpska, entiteti i dominuar nga serbët në Bosnje e Hercegovinë, tha se pacientët nuk ishin ankuar për ryshfet në departamentin e tij të maternitetit.

“Prandaj, nuk ka pasur nevojë të ndërmerren hapa. Në rastet e korrupsionit, Spitali do t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të nisur procedurat disiplinore”, tha spitali për Radion Evropa e Lirë.

Duke mos adresuar pretendimet për korrupsion, disa zyrtarë shëndetësorë theksuan se një sistem uniform për raportimin e korrupsionit ishte miratuar në tetor kur ishin mbledhur drejtorët e qendrave shëndetësore. Hulumtimi i OJQ-së “Baby Steps” tregon se shumë nëna në Bosnje janë aq të traumatizuara gjatë lindjes së tyre të parë, sa dekurajohen që të kenë më shumë fëmijë. Vesna, e cila nuk donte të përdorej mbiemri i saj, lindi tre fëmijë në të njëjtin maternitet në Sarajevë si Magdalena. Pasi përjetoi atë që ajo e përshkroi si një “përvojë traumatike” me fëmijën e saj të parë, ajo u sigurua që të paguante ryshfet për dy fëmijët e tjerë.

“Të vetmen herë që nuk u dhashë para mjekëve, u futa në telashe. Kur një mjek është planifikuar të ndihmojë gjatë lindjes, ai duhet të paguhet [ryshfet] paraprakisht. Unë nuk e dija këtë dhe mendoj se vuajta për shkak të mosdorëzimit të parave. Ishte një fatkeqësi. Nuk më thanë pse po shkoja në lindje të detyruar dhe çfarë medikamentesh po përdornin. Unë isha e tmerruar. Mjeku ka hyrë disa herë gjatë lindjes dhe në fund më ka qepur pa anestezion”, ka rrëfyer Vesna, 38 vjeçare për Radion Evropa e Lirë.

Për dy lindjet e ardhshme, Vesna vendosi t’i paguajë 200 euro mjekut dhe infermieres që u kujdesen për të. Mesatarisht, njerëzit në Bosnje paguajnë ekuivalentin e 60 eurove në muaj për sigurimin shëndetësor shtetëror. Kjo nuk është një sasi e vogël për shumicën e njerëzve. Paga mesatare mujore bruto arrin në 500 euro. Ashtu si nënat e tjera që folën për Radion Evropa e Lirë, 32-vjeçarja Sanja nga Sarajeva Lindore, e cila nuk deshi të jepte mbiemrin e saj apo të specifikonte emrin e spitalit, gjithashtu i dorëzoi një zarf personelit mjekësor kur lindi katër vjet më parë. Teknikisht, ishte bashkëshorti i saj ai që dha paratë. Shuma ishte ekuivalenti i 100 eurove, të paguara për mjekun që e trajtonte.

“Të gjithë e presin atë zarf. Ne jetojmë aty ku jetojmë dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë. Mjekja që menaxhoi shtatzëninë time nuk ishte në detyrë në atë kohë. Pagova sepse doja që ajo të më ndihmonte në lindje. Ajo nuk ishte. Ajo nuk ishte në orar atë ditë, por erdhi për lindjen time. Ajo nuk kërkoi (paratë), por mendoj se kjo është e vetëkuptueshme sepse në të kundërten nuk do të kishte hyrë”, shpjegoi Sanja.

Senad Sariq, një specialist në gjinekologji dhe mjekësi riprodhuese, ka punuar për vite në një spital në Mostar, një qytet në Bosnjën jugore. Sariq aktualisht është duke punuar në një ordinancë private dhe thotë se nuk ka parë kurrë korrupsion të drejtpërdrejtë në një maternitet, megjithëse ai pranon se kjo praktikë është e kudogjendur në shtet.

“Kam punuar me vite dhe asnjë herë nuk i kam marrë [paratë]. Kjo, megjithatë, nuk është gjithmonëajo çfarë ndodh këtu. Ekziston një zakon që simbolikisht të nderohet, por është një gjë e vogël dhe këtu në Mostar nuk ka qenë kurrë e përhapur”. Sa i përket maternitetit në Sarajevë, e di se ka zëra për pagesën e një operacioni cezarian dhe gjëra të tjera. Kjo është e pakuptueshme për mua. Kushdo që e bën këtë, duhet të mbajë përgjegjësi penale”, shpjegoi Sariq.

Ministria e Shëndetësisë e Bosnjës nuk iu përgjigj kërkesave për koment nga Radio Evropa e Lirë mbi akuzat për ryshfet në maternitete. Përvoja e tri lindjeve në spitalet shtetërore bëri që Amira Qerimagiq të kishte fëmijën e saj të katërt në shtëpi, definitivisht diçka e jashtëzakonshme në Bosnje.

“Është e papërcaktuar në Bosnje. [Lindjet në shtëpi] janë zonë gri. Unë kalova procesin formal për t’i kërkuar spitaleve për këtë mundësi, por e dija para kohe se [kërkesa ime] do të refuzohej. Nuk është e ndaluar, por nuk mund të gjesh staf mjekësor, as ky opsion nuk është i disponueshëm. Më në fund kam lindur në shtëpi dhe mamia, pra burri, “baban”, siç e quaj unë, ishte nga Bashkimi Evropian dhe jeton në Slloveni,” shpjegoi Qerimagiq, tani një vullnetare në Baby Steps.

E frustruar nga problemi i saj për të pasur të drejtë për të lindur në shtëpi, Qerimagiq apeloi në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës, duke pretenduar se të drejtat e saj të njeriut ishin shkelur. Pasi gjykata më e lartë e vendit refuzoi çështjen e saj, Qerimagiq iu drejtua Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut me qendër në Strasburg. Kjo kërkesë tani është duke u shqyrtuar. Ndërkohë, Baby Steps ka nisur një peticion online “për lindje pa frikë dhe kosto ‘shtesë’”. Thuhet se mijëra e kanë nënshkruar tashmë. Organizata thotë se të gjitha nënat meritojnë staf profesional dhe të përkushtuar dhe një lindje dinjitoze pa “kosto shtesë”.

“Korrupsioni kërcënon të drejtat themelore të njeriut, sepse krijon pabarazi në trajtimin e nënave. Marrja e ryshfetit është një krim që duhet njohur, dekurajuar dhe sanksionuar”, tha Baby Steps.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bosnje hercegovine grate shtatzena rryshfet bosnje hercegovine grate shtatzena rryshfet

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin