19 November 2026, 10:11
Nga E.d
Pamje
KINA- Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë interesa të përbashkëta në çështjet e sigurisë ndërkombëtare dhe në zgjidhjen e konflikteve rajonale, duke veçuar luftën në Ukrainë. Gjatë fjalës së tij hapëse në takimin trepalësh me presidentin amerikan Donald Trump dhe presidentin kinez Xi Jinping, Putin theksoi se të tria fuqitë mbajnë një përgjegjësi të përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.
“Vendet tona kanë interesa të shumta të përbashkëta në zgjidhjen e konflikteve rajonale, përfshirë, natyrisht, konfliktin në Ukrainë”, deklaroi lideri rus.
Putin bëri të ditur se çështja e Ukrainës ishte diskutuar edhe gjatë takimeve dypalëshe me Xi Jinping, të zhvilluar një ditë më parë, dhe me Donald Trump, përpara nisjes së samitit trepalësh. Ai shprehu bindjen se bashkëpunimi mes Moskës, Uashingtonit dhe Pekinit mund të luajë një rol të rëndësishëm në forcimin e paqes dhe stabilitetit global.
“Jam i bindur se Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Kina, së bashku me popujt tanë, mund të japin një kontribut të rëndësishëm në forcimin e paqes dhe stabilitetit në botë, nëse bashkëpunojmë në mënyrë konstruktive, mbi bazën e respektit të ndërsjellë, barazisë dhe ekuilibrit të interesave”, u shpreh Putin./Dosja.al
Vladimir Putin
Bota
19 November 2026, 10:05
E.d
Pamje
KINA- Presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje Kinës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara që të forcojnë bashkëpu...
Bota
19 November 2026, 10:01
E.d
Pamje
KINA- Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se synon të ndjekë një qasje të re në politikën e jashtme, duke zhvil...
Bota
19 November 2026, 09:54
E.d
Pamje
KINA- Samiti i parë trepalësh mes Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin sapo ka nisur në Shenzhen. Udhëheqësit e Sh...
Bota
19 November 2026, 09:29
E.d
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë një seance në Parlamentin...
Bota
19 November 2026, 08:54
E.d
Elon Musk
SHBA- Elon Musk ka shprehur publikisht keqardhjen për shumat e mëdha të parave që shpenzoi për të mbështetur ka...
Bota
19 November 2026, 08:36
E.d
Foto ilustruse
BRUKSEL- Një sulm i madh kibernetik ka vënë në shënjestër sistemet e Komisionit Evropian, duke shkaktuar ndë...
Bota
19 November 2026, 08:32
E.d
Pamje
Sheshi i Shën Pjetrit në Romë gumëzhin në të gjitha ditët e vitit nga turistët dhe pelegrinët. Që nga ...
Bota
19 November 2026, 08:23
E.d
Sanae Takaichi
KINA- Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministrja japoneze Sanae Takaichi zhvilluan takimin e tyre të parë kokë më kok&...
Bota
19 November 2026, 08:13
E.d
Pamje
PORTO RIKO- Një sfilatë e organizuar në kuadër të konkursit të bukurisë Miss Universe 2026 në Porto Riko ës...
Bota
19 November 2026, 08:07
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton mundësinë e një operacioni të ri ushtarak të përbashkët ...