LIVE UPDATES
Bota

“Së bashku mund ta kapërcejmë këtë stinë errësire”, Biden pranon kandidaturën për president dhe akuzon ashpër Trum

21 August 2020, 07:20 Nga DOSJA
“Së bashku mund ta kapërcejmë këtë stinë

Joe Biden, pas gati një gjysmë shekulli në skenën politike amerikane, të enjten mbrëma pranoi nominimin demokrat për të kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke u thënë amerikanëve se ishte koha për të larguar Presidentin republikan Donald Trump pas pothuajse një mandati në Shtëpinë e Bardhë.

“Të bashkuar ne mund dhe do ta kapërcejmë këtë stinë të errësirës“, deklaroi zoti Biden ndërsa Shtetet e Bashkuara përballen me pandeminë e ashpër të koronavirusit dhe miliona njerëz kanë humbur vendet e punës.

Ai deklaroi se Presidenti Trump “nuk merr asnjë përgjegjësi” për përhapjen e sëmundjes ngjitëse dhe “refuzon të udhëheqë”.

“Pas gjithë kësaj kohe“, tha zoti Biden, “ky president ende nuk ka një plan” për të luftuar pandeminë. “Ai nuk arriti të mbrojë Amerikën … dhe kjo është e pafalshme”.

Fjalimi i zotit Biden, nga një qendër aktivitetesh në qytetin e tij të lindjes, Wilmington, Delaware, u mbajt në natën e katërt dhe të fundit të Konventës Kombëtare virtuale Demokrate, një koleksion prezantimesh të regjistruara dhe të drejtpërdrejta, që lavdëruan zotin Biden dhe sulmuan presidencën 3-vjeçare e gjysëm të Presidentit Trump. Demokratët u detyruan të braktisin planet për një konventë me mijëra pjesëmarrës brenda një stadiumi basketbolli në qytetin Milwaukee, të shtetit Wisconsin, për shkak të pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, e cila ka vrarë një numër rekord prej 174’000 njerëzish, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Nëse fiton zgjedhjet e 3 nëntorit dhe inagurohet në janarin e ardhshëm, zoti Biden do të ishte 78 vjeç, presidenti më i vjetër i Shteteve të Bashkuara, duke ia kaluar edhe Presidentit Trump, i cili është 74 vjeç. Por zoti Biden fitoi përballë kandidatëve të shumtë demokratë, pothuajse të gjithë, përveç njërit, më të rinj se ai, për të fituar nominimin e partisë së tij në kandidimin e tij të tretë për presidencën, pas përpjekjeve të pasuksesshme në 1988 dhe 2008. Ai ishte senator për 36 vjet dhe shërbeu tetë të tjera si zëvendës i Presidentit Barack Obama, përpara se zoti Trump të fitonte presidencën në 2016.

Muaj më parë, zoti Biden premtoi të zgjidhte një grua si kandidate për nënpresidente. Ai përzgjodhi javën e kaluar Senatoren e Kalifornisë, Kamala Harris pas një procesi verifikimi disa javor të shumë opsioneve të tjera. Zonja Harris ishte një zgjedhje historike në analet politike të Shteteve të Bashkuara, gruaja e parë afrikano-amerikane dhe me prejardhje aziatike që bëhet pjesë e kandidaturave partiake në nivel kombëtar. Disa nga kandidatët demokratë përballë të cilëve zoti Biden fitoi gjatë zgjedhjeve paraprake në fillim të këtij viti, përfshirë Senatorin e Vermontit, Bernie Sanders, mbajtën fjalime në konventë këtë javë në mbështetje të dyshes që kandidon.

Njëri prej tyre, sipërmarrësi Andrew Yang, u tha shikuesve natën e fundit të konventës se “i kam njohur të dy, Joe-in dhe Kamalan gjatë fushatës vitin e kaluar – ashtu siç mund ta njohësh vërtet dikë kur kamerat janë fikur, turmat kanë ikur, dhe jeni vetëm ju dhe ata”.

“Ata i kuptojnë problemet me të cilat përballemi,” tha zoti Yang. “Ata janë prindër dhe patriotë që duan më të mirën për vendin tonë. Nëse ua japim atyre mundësinë, ata do të luftojnë për ne dhe familjet tona çdo ditë“.

Një tjetër ish-kundërshtar i zotit Biden i shndërruar në përkrahës, ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg, tha se: “Unë po ju them të votoni kundër (Presidentit Trump) sepse ai ka bërë një punë të keqe. Ai harxhon më shumë kohë duke shkruar mesazhe në Twitter se sa duke punuar. Le t’i japim fund këtij kapitulli tërësisht për të ardhur keq në historinë amerikane”.

Natën e mëparshme, mbështetësit e zotit Biden, veçanërisht ish-Presidenti Obama dhe bashkëshortja e tij, ish-zonja e parë Michelle Obama, sulmuan Presidentin Trump si një udhëheqës i dështuar i Shteteve të Bashkuara, ndërsa disa personalitete republikane shprehën gjithashtu mbështetjen e tyre për zotin Biden, përfshirë ish-Guvernatorin e shtetit Ohio, John Kasich dhe ish-Sekretarin e Shtetit, Colin Powell.

Sipas normave politike amerikane, sulmet nga një udhëheqës amerikan ndaj pasardhësit të tij janë të rralla. Por ish-Presidenti Obama dha një vlerësim të ashpër të Presidentit Trump të mërkurën në mbrëmje, duke thënë se ai “nuk ka treguar interes për trajtimin e presidencës, përveçse si një tjetër shfaqje televizive që ai mund ta përdorë për të marrë vëmendjen që dëshiron”.

Duke folur nga një muze në Filadelfia ku përjetësohet themelimi i Amerikës në vitet 1700, ish-Presidenti Obama paralajmëroi se rizgjedhja e Presidentit Trump mund të dëmtojë demokracinë. Ai tha se kishte shpresuar që Presidenti Trump do ta merrte seriozisht detyrën e presidentit dhe se “do të zbulonte një lloj adhurimi për demokracinë që ishte vendosur nën kujdesin e tij”.

Por tha ish-Presidenti Obama, “Donald Trump nuk është ngritur në nivelin e detyrës sepse nuk mundet ta bëjë. Dhe pasojat e këtij dështimi janë të rënda. Njëqind e shtatëdhjetë mijë amerikanë të vdekur. Miliona vende pune të humbura, ndërsa ata në krye marrin më shumë se kurrë. Impulset tona më të këqija të lëshuara pa fre; reputacioni ynë krenar në të gjithë botën u zvogëlua keqazi, dhe institucionet tona demokratike u kërcënuan si kurrë më parë”.

Pasi fragmente të komenteve të ish-Presidentit Obama u bënë të ditura përpara fjalimit të tij të mbrëmjes, Presidenti Trump u përgjigj, duke kritikuar zotin Obama se ishte joefektiv dhe se e vuri në rrezik demokracinë e Shteteve të Bashkuara.

“Kur e dëgjoj atë dhe shoh tmerrin që ai na la, marrëzinë e transaksioneve që ai bëri. Shikoni çfarë po bëjmë. Ne kemi murin tonë madhështor në kufi. Ne kemi siguri”, tha Presidenti Trump në një konferencë shtypi . “Shikoni sa i keq ishte ai, sa i paefektshëm ishte ai“.

Folës të shumtë në konventën demokrate kanë vlerësuar vendosmërinë dhe përqasjen prej njeriu të zakonshëm të zotit Biden ndaj jetës publike, duke thënë se ai ka simpati për problemet e të tjerëve, për të cilën ata thanë se Presidenti Trump nuk ka patur aftësinë ta tregojë.

Ata vunë në dukje se zoti Biden ka kapërcyer humbje të mëdha në jetën e tij, përfshirë vdekjen e gruas së tij të parë dhe vajzës së tij në moshë të re në një aksident me makinë në 1972 dhe së fundmi, në 2015, vdekjen e djalit të tij të madh, ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Delaware Beau Biden, nga kanceri në tru.

Presidenti Trump dhe republikanët do të mblidhen në konventën e tyre virtuale katër-ditore kombëtare duke filluar nga e hëna. Por Presidenti Trump, në një vizitë të enjten në Old Forge, Pensilvani, afër shtëpisë së fëmijërisë së zotit Biden në Scranton, dha tregues të sulmeve të ardhshme republikane.

“Nëse doni një vizion të jetës suaj nën presidencën Biden, mendoni për rrënojat e shkrumbuara në Minneapolis, anarkinë e dhunshme të Portlandit, trotuaret me gjak të Çikagos dhe imagjinoni kaosin që vjen në qytetin tuaj dhe në çdo qytet të Amerikës”, u tha Presidenti Trump mbështetësve disa orë përpara fjalimit të zotit Biden.

Marrë nga VOA

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden joe biden

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...