LIVE UPDATES
Bota

Senatorët amerikanë kërkojnë hetim për ndërprerjet e Starshield, ndërsa Zelensky merr pjesë në samitin e BE-së

Senatorët kërkuan një hetim të menjëhershëm për të përcaktuar nëse ndonjë zyrtar amerikan i kishte “urdhëruar, autorizuar, miratuar apo kishte pasur dijeni paraprake për ndryshime në marrëveshjet e shkëmbimit të inteligjencës, kapacitetet paralajmëruese apo shërbimet Starlink dhe Starshield që prekin Ukrainën”.

16 October 2026, 15:55 Nga G.M
Senatorët amerikanë kërkojnë hetim për ndërprerjet
Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Costa, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërrijnë për të marrë pjesë në një samit të BE-së në Bruksel, më 16 tetor.

Senatorët, mes tyre Jeanne Shaheen (demokrate), anëtare e lartë e pakicës në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Thom Tillis (republikan), Dick Durbin (demokrat), Susan Collins (republikane), Jack Reed (demokrat), John Cornyn (republikan), Chris Coons (demokrat), Lisa Murkowski (republikane) dhe Richard Blumenthal (demokrat), i dërguan një letër inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Mbrojtjes, duke kërkuar hetim për ndërprerjet e sistemit satelitor Starshield të kompanisë SpaceX, i cili mbikëqyret nga qeveria amerikane.

“Po ju shkruajmë me shqetësim të thellë lidhur me raportimet për ndërprerje të kapaciteteve kritike të komunikimit dhe shkëmbimit të inteligjencës, të mbështetura nga SHBA-ja, në Ukrainë. Këto ndërprerje kanë rrezikuar personelin amerikan dhe mund të kenë cenuar aftësinë e Ukrainës për t’u mbrojtur nga sulmet me raketa dhe dronë të Rusisë”, thuhej në letër.

Senatorët kërkuan një hetim të menjëhershëm për të përcaktuar nëse ndonjë zyrtar amerikan i kishte “urdhëruar, autorizuar, miratuar apo kishte pasur dijeni paraprake për ndryshime në marrëveshjet e shkëmbimit të inteligjencës, kapacitetet paralajmëruese apo shërbimet Starlink dhe Starshield që prekin Ukrainën”.

SpaceX, në pronësi të Elon Musk, zotëron sistemin Starlink. Musk shkroi në X, rrjetin social që zotëron gjithashtu, se “sistemet Starshield janë në pronësi dhe nën kontrollin e qeverisë amerikane. Çdo kufizim i shpejtësisë apo përdorimit vendoset nga ushtria amerikane dhe, në fund të fundit, nga POTUS [presidenti]”. Zelensky kritikoi kufizimin e kapaciteteve të Starshield, duke e cilësuar një veprim të tillë si “të rrezikshëm” në një intervistë për Financial Times, të publikuar më 15 tetor.

Ai tha, gjithashtu, se Ukraina do ta shpërfillte një “armëpushim energjetik”, të vendosur në mënyrë të njëanshme nga Trump gjatë fundjavës, të cilin as Rusia dhe as Ukraina nuk e konfirmuan zyrtarisht, dhe do të rifillonte sulmet ndaj objekteve energjetike ruse, pasi Moska nuk i kishte ndalur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase.

“Na ka ardhur në majë të hundës”, tha Zelensky për Financial Times, pasi deklaroi se Ukraina i kishte pezulluar për tri ditë sulmet ndaj rafinerive ruse.

Në përgjigje, Trump, i cili së voni lehtësoi sanksionet ndaj eksporteve ruse të naftës dizel në përpjekje për të ulur çmimet e karburanteve, i tha medias amerikane me prirje të theksuar konservatore, Newsmax, më 15 tetor, se paqja mes Rusisë dhe Ukrainës do të ishte e mundur vetëm nëse Zelensky largohej nga detyra.

“Zelensky nuk është njeri i mirë për të bërë marrëveshje”, tha ai në një intervistë.

“Ai nuk dëshiron të arrijë marrëveshje. Thotë se dëshiron, por nuk dëshiron. Jo, nuk jam ndonjë adhurues i madh i Zelenskyt”, tha Trump, duke shtuar se beson që të dy udhëheqësit dëshirojnë paqen, por se Zelensky është më i vështirë për t’u negociuar sesa homologu i tij rus, Vladimir Putin.

Alexander Gray, drejtor ekzekutiv i kompanisë American Global Strategies, sugjeroi se Zelensky duhej t’ia kishte përcjellë këto mesazhe presidentit Trump privatisht. Duke folur për Radion Evropa e Lirë më 16 tetor, Gray tha se Zelensky duhej ta bënte këtë në një mënyrë që “të mos e bëjë presidentin Trump të ndiejë se duhet të kundërpërgjigjet publikisht dhe të krijojë një cikël që nuk i shërben interesave të Ukrainës”.

Ai argumentoi, gjithashtu, se vendimi i Zelenskyt për të rifilluar sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës rrezikonte të thellonte përçarjen mes Kievit dhe administratës Trump. Përplasja ndodhi teksa Zelensky mbërriti në Bruksel për ditën e dytë të samitit të udhëheqësve të Bashkimit Evropian, ku pritet që diskutimet të përqendrohen te vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën, përfshirë mbrojtjen e infrastrukturës kritike para dimrit.

Para bisedimeve, Zelenskyytha se përparësia kryesore e Ukrainës ishte përmbushja e nevojave të saj energjetike. Ai theksoi gjithashtu se vendit i nevojiten sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore dhe fonde për pjesën e mbetur të vitit dhe për vitin 2027. Duke folur përkrah Zelenskyt në Bruksel më 16 tetor, kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Costa, rikonfirmoi se mbështetja e BE-së për Ukrainën ishte më e fortë se kurrë. Ai theksoi se ky nuk ishte momenti për të tërhequr ndihmën apo për të lehtësuar sanksionet ndaj Rusisë.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shtoi se BE-ja e kishte mbështetur armëpushimin energjetik të propozuar nga Trump, por se Rusia nuk e kishte respektuar atë “as edhe për një minutë”. Ajo shtoi se sanksionet e BE-së do të mbeten në fuqi derisa Rusia ta ndalë luftën.

Ndërkohë, sulmet ruse gjatë natës plagosën pesë persona në rajonin qendror ukrainas të Çerkasit, ku një sulm me dron shkaktoi zjarr në një ndërtesë banimi në Uman, raportuan autoritetet rajonale më 16 tetor. Lutsku, në rajonin ukrainas të Volinit, mbeti pa energji elektrike pas një sulmi rus me dronë, sipas autoriteteve të qytetit.

Autoritetet ruse thanë se forcat e tyre të mbrojtjes kishin zmbrapsur një sulm ukrainas me dronë që kishte në shënjestër infrastrukturën e ngrohjes në rajonin e Vlladimirskut. Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, raportoi se 94 dronë ukrainas ishin rrëzuar pranë kryeqytetit brenda një periudhe prej tetë orësh. Ndërkohë, sipas guvernatorit rajonal, katër dronë të tjerë u rrëzuan mbi rajonin e Leningradit. Të katër aeroportet e Moskës u mbyllën përkohësisht për shkak të sulmeve me dronë, ndërsa fluturimet u devijuan drejt qyteteve të tjera, raportoi Agjencia Federale e Transportit Ajror e Rusisë. Gjithashtu, në rajonin e Leningradit u shpall alarm ajror./REL

Volodymyr Zelensky

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin