29 October 2026, 13:16
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Bordi i Transparencës ka vendosur kufijtë e rinj maksimalë të çmimeve të karburanteve në Shqipëri, sipas vendimit të datës 29 tetor 2026. Sipas vendimit të ri, nafta do të tregtohet me një çmim maksimal prej 212 lekësh për litër në pakicë dhe 200 lekësh për litër në shumicë.
Ndërsa për benzinën, çmimi nuk duhet të kalojë 181 lekë për litër në pakicë dhe 169 lekë për litër në shumicë. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 29 tetor, në orën 15:00, dhe do të zbatohen deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës.
Bordi u ka bërë thirrje operatorëve të tregut të karburanteve që të respektojnë vendimin. Për subjektet që konstatohet se shkelin kufijtë e përcaktuar, parashikohet pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëjnë me dije se mbeten të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së drejtë në tregun e hidrokarbureve.
Njoftimi
Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.
Kështu Bordi i Transparencës në datë 29 Tetor 2026, vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 212 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 200 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.
?️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 ora 15.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
?Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
?️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg./Dosja.al
Bordi i Transparencës
Aktualitet
29 October 2026, 12:59
E.d
Pamje
KORÇA - Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë vijojnë bojkotin e procesit mësimor prej dy ...
Aktualitet
29 October 2026, 12:43
Maksim Haxhia
TIRANA- Komiteti Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka thirrur ditën e sotme një mbledhje urgjente, pa...
Aktualitet
29 October 2026, 12:34
E.d
Pamje
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona nën dyshime për krime lufte. Rasti ka të bëjë me M...
Aktualitet
29 October 2026, 12:29
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Seancat në Gjykatën e Posaçme vijojnë të shtyhen, pasi avokatët nuk janë paraqitur në g...
Aktualitet
29 October 2026, 12:15
E.d
Foto ilustruese
TIRANA- Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka shprehur kundërshtimin ndaj ndryshimeve të propozuara në Paket...
Aktualitet
29 October 2026, 12:13
G.M
pamje nga operacioni
SARANDË- Anatoli Zelenkaj është 35-vjeçar që ka rënë në prangat e policisë pasi dysh...
Aktualitet
29 October 2026, 11:58
E.d
Pamje
FIER- Ergys Agasi është transferuar ditën e sotme në burgun e Fierit, pas rreth dy muajsh qëndrimi në paraburgimin e...
Aktualitet
29 October 2026, 11:47
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e studentëve në vend ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa të shumta kan&eum...
Aktualitet
29 October 2026, 11:12
G.M
pamje
SHKODËR- Një operacion antidrogë është finalizuar në Shkodër, pas një hetimi 4-mujor. Sipas njoftimit të po...
Aktualitet
29 October 2026, 10:40
G.M
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa
FIER- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur këtë të enjte n&eum...