6 November 2026, 22:26
Nga E.d
Pamje
INDI- Shafrani, një nga erëzat më të shtrenjta në botë, po përballet me një krizë të thellë në Kashmir të Indisë, ku kultivimi i tij shekullor po kërcënohet nga ndryshimet klimatike, zgjerimi urban dhe falsifikimi i produkteve në treg.
I njohur si “ari i kuq”, shafrani është një produkt me rëndësi të veçantë ekonomike dhe kulturore për familjet e zonës së Pampores, ku breza të tërë janë marrë me kultivimin dhe mbledhjen e tij.
Sipas BBC vitet e fundit, prodhimi ka pësuar rënie të ndjeshme. Sipas të dhënave të qeverisë indiane, prodhimi i shafranit në Kashmir dhe rajonin fqinj të Jammu-së ka rënë nga 8 tonë në vitet 2010-2011, në vetëm 2.6 tonë gjatë viteve 2023-2024.
Një nga faktorët kryesorë që po ndikon në këtë situatë është ndryshimi i kushteve klimatike. Mungesa e reshjeve gjatë muajve gusht dhe shtator, temperaturat më të larta dhe ndryshimi i reshjeve të dëborës po ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin dhe lulëzimin e bimës.
Fermerët thonë se tokat që dikur mbuloheshin nga lulet vjollcë të shafranit, sot në shumë raste kanë mbetur të thata dhe me prodhim shumë më të ulët.
Një tjetër problem shqetësues është pakësimi i sipërfaqeve të kultivuara. Zgjerimi i ndërtimeve, hapja e rrugëve dhe zhvillimi i zonave të banuara po zënë gradualisht tokat ku prej shekujsh kultivohej kjo erëz.
Shafrani iranian po shitet si prodhim vendas
Përveç problemeve klimatike, fermerët po përballen edhe me konkurrencën e produkteve të falsifikuara. Sipas raportimit të BBC-së, shafrani i importuar nga Irani, i cili është prodhuesi kryesor botëror, në disa raste paketohet dhe tregtohet në Indi si shafran i Kashmir-it.
Kjo praktikë po dëmton reputacionin e prodhimit vendas dhe të ardhurat e fermerëve, ndërsa konsumatorët e kanë të vështirë të dallojnë origjinën e vërtetë të produktit. Në disa raste janë konstatuar edhe përzierje me produkte të tjera, si shafrani i rremë dhe ngjyrues të ndryshëm.
Shkencëtarët kërkojnë mënyra për të shpëtuar traditën
Përballë kësaj situate, studiuesit po punojnë për metoda të reja kultivimi, përfshirë rritjen e shafranit në ambiente të kontrolluara, ku temperatura, lagështia dhe ndriçimi mund të menaxhohen më mirë. Ndërkohë, po shqyrtohen edhe sisteme të reja certifikimi për të garantuar origjinën e produktit dhe për të luftuar falsifikimin.
Për familjet e Pampores, rënia e prodhimit nuk përfaqëson vetëm një humbje ekonomike. Shafrani është pjesë e identitetit dhe traditës së tyre, një aktivitet që është trashëguar brez pas brezi dhe që sot rrezikon të zhduket nën presionin e ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit urban./Dosja.al
shafrani indi prodhim
Bota
6 November 2026, 22:17
G.M
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për një valë të re sulmesh ruse ndaj Ukrain&eum...
Bota
6 November 2026, 22:11
E.d
Prona
SHBA- Një prej pronave më të veçanta historike në ishullin Guernsey është nxjerrë në shitje për 65 m...
Bota
6 November 2026, 22:02
E.d
Flávio Bolsonaro
SHBA- SHBA kthehet në bazë politike për aleatët e Bolsonaro-s, pse po largohen nga Brazili dhe si po organizojn&eu...
Bota
6 November 2026, 21:50
G.M
Cybertruck
SHBA- Tesla pritet të ndërpresë gradualisht prodhimin e automjetit elektrik Cybertruck në mesin e vitit 2027, për...
Bota
6 November 2026, 21:40
E.d
Melania Trump
SHBA- Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump ka marrë një rol të drejtpërdrejtë diplomatik në përpje...
Bota
6 November 2026, 21:15
G.M
Hakan Fidan
TURQI- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka përsëritur qëndrimin e Ankarasë në favor të krijimit t&e...
Bota
6 November 2026, 21:00
G.M
Jean-Luc Mélenchon
FRANCA- Partia e majtë franceze “Franca e Pabindur”, e drejtuar nga Jean-Luc Mélenchon, ka përfs...
Bota
6 November 2026, 20:36
G.M
Donald Trump dhe Susie Wiles
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të zëvendësojë shefen e stafit të Shtëpis...
Bota
6 November 2026, 20:19
G.M
S-400
IRANI- Irani po përpiqet të forcojë mbrojtjen e tij ushtarake përmes një marrëveshjeje të re me Rusinë, d...
Bota
6 November 2026, 20:12
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Tregjet financiare në SHBA dhe në pjesën tjetër të botës janë përballur me rënie të ndj...