LIVE UPDATES
Bota

SHBA, BE marrëveshje për pezullim masash për prodhuesit e avionëve

15 June 2021, 15:01 Nga DOSJA
SHBA, BE marrëveshje për pezullim masash për prodhuesit e

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord të pezullojnë për pesë vjet mosmarrëveshjen 17 vjeçare mbi subvencionet për prodhuesit e avionëve.

Njoftimi erdhi të martën ndërsa Presidenti amerikan Joe Biden ishte në Bruksel për një takim të nivelit të lartë me udhëheqësit e BE-së.

Boeing me bazë në SHBA dhe Airbus me bazë në BE janë në qendër të pretendimeve se subvencionet që ndihmojnë njërin nga prodhuesit, dëmtojë tjetrin në tregun global. Mosmarrëveshja solli si rezultat një sërë tarifash të ndërsjellta gjatë administratës së mëparshme amerikane të Presidentit Donald Trump. Këto tarifa u pezulluan në mars.

“Kjo marrëveshje do të sigurojë që punëtorët dhe kompanitë tona në këtë sektor kyç të mund të konkurrojnë në kushte të barabarta”, u tha gazetarëve Përfaqësuesja amerikane e Tregtisë, Katherine Tai të martën. “Dhe marrëveshja na lejon të fillojmë ta lëmë pas këtë mosmarrëveshje të gjatë, për të punuar së bashku që të zgjidhim shqetësimet tona të përbashkëta si praktikat e padrejta dhe shtrënguese ekonomike dhe për të siguruar standarde për konkurrencë të ndershme.”

Tema të tjera qendrore të bisedimeve të së martës janë përpjekjet për të luftuar pandeminë e koronavirusit dhe ndryshimin e klimës, si dhe bashkëpunimi në tregti dhe punët e jashtme.

Një zyrtar i lartë i administratës së zotit Biden duke folur para gazetarëve të hënën theksoi krijimin e një këshilli mbi tregtinë dhe teknologjinë si një nismë kryesore në takimet e së martës.

“Këshilli i Tregtisë dhe Teknologjisë do të mbulojë një numër fushash të rëndësishme përparësore si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Bashkimin Evropian, nga koordinimi për standardet e teknologjive të reja si inteligjenca artificiale, informatika kuantike, bioteknologjia; deri te koordinimi mbi qëndrueshmërinë e zinxhirit të furnizimit ; koordinimi për kontrollet e importit dhe eksportit; dhe për reformimin e Organizatës Botërore të Tregëtisë “, tha zyrtari.

Në deklaratat e lëshuara përpara bisedimeve, të dyja palët thanë gjithashtu se do të rikonfirmojnë mbështetjen për COVAX-in për të siguruar qasje të barabartë në vaksinat kundër COVID-19 dhe për të punuar së bashku për të nxitur një rimëkëmbje globale nga pasojat ekonomike të pandemisë. Ata gjithashtu planifikonin të diskutonin për përpjekjet për të reformuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Edhe Rusia dhe Kina, që ishin tema kryesore në takimet e G-7 dhe NATO-s këtë javë, do të jenë përsëri në rend të ditës të martën.

Si Shtëpia e Bardhë edhe Bashkimi Evropian thanë se udhëheqësit do të shprehnin gjithashtu një angazhim për të mbështetur demokracinë dhe për të luftuar korrupsionin dhe për të mbështetur të drejtat e njeriut në të gjithë botën. Ata gjithashtu po zotohen të bashkëpunojnë për çështje si siguria kibernetike dhe imigracioni.

Pala e BE-së po përfaqësohet në takim nga Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Për ndryshimin e klimës, Shtetet e Bashkuara dhe BE thanë se do të rikonfirmojnë angazhimet për të mbështetur marrëveshjen e Parisit për klimën të vitit 2015 dhe për t’u bërë ekonomi neutrale përsa i takon klimës deri në vitin 2050. Ata gjithashtu thanë se planifikojnë të nxisin “aktorë të tjerë” që të ndërmarrin masa ambicioze për klimën. Miratuar nga gati 200 vende kur u nënshkrua fillimisht, qëllimi i marrëveshjes së Parisit për klimën është të ngadalësojë ngrohjen globale.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota be shba be shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin