LIVE UPDATES
Bota

SHBA shton angazhimin për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

10 February 2020, 15:02 Nga DOSJA

KOSOVË– Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i ngarkuari i presidentit, Donald Trump në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell e kanë intensifikuar angazhimin për rifillimin e dialogut Kosovë dhe Serbi të ndërprerë prej më shumë se një viti. Disa herë përmes twitter-it në fundjavën që shkoi, Richard Grenell i kërkoi palës kosovare që ta heqin tarifën ndaj mallrave serbe për t’i hapur rrugë dialogut. Një vlerësim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku ai lëvdon ndërmjetësin Grenell për angazhimin e tij, e shpërndau në twitter vetë presidenti amerikan, Donald Trump. Kjo e nxiti Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që të deklarojë, se nën udhëheqjen e presidentit amerikan, ai është i bindur se do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi.     

“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell, jam besimplotë, se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës”, shkroi të dielën në profilin e tij social, Hashim Thaçi.

Albin Kurti premton bashkëpunim me Thaçin

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi, se ai do të bashkëpunojë ngushtë me presidentin Hashim Thaçi për të përfaqësuar në mënyrë unike politikën e jashtme të vendit. “Është urgjente që ne të kemi një politikë të jashtme unike në arenën ndërkombëtare. Që mos të vazhdohet sikur këto dy tri vjetët e kaluara. Qeveria e re dhe unë si kryeministër i ri dua të koordinohem edhe me presidentin aktual të vendit në mënyrë që të mos kemi në politikën e jashtme një kakofoni që me siguri do të bëhet e dëmshme. Mendoj që kjo është më e rëndësishmja për shtetin tonë dhe jo kush ku do të jetë pas disa muajsh”, deklaroi kryeministri Kurti.

Albin Kurti tashmë e ka konfirmuar se do ta heqë tarifën ndaj mallrave të Serbisë, por atë do ta zëvendësojë me reciprocitet të plotë, politik tregtar dhe ekonomik ndaj Serbisë. “Ne konsiderojmë se jemi këtu ku jemi, ku si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë, se me Serbinë do të kemi reciprocitet, politik, ekonomik dhe tregtar si zëvendësim për tarifën 100%. Ne nuk themi që do të kthehemi në marrëdhënie asimetrike me Serbinë, përkundrazi do të avancojmë duke e shndërruar subjektivitetin tonë në çështje integriteti dhe dinjiteti në parimin, i cili më së shumti njihet në vlerën e tij në raporte fqinjësore bilaterale, e ky është reciprociteti”, ka deklaruar Albin Kurti.

Vuçiq: “Gjërat nuk janë aq të thjeshta”

Deklaratat e Albin Kurtit për vendosjen e reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë i ka komentuar presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq. Ai thotë se “gjërat nuk janë aq të thjeshta sikur je në opozitë dhe flet pa përgjegjësi”, citojnë mediet serbe. “Sa i përket zëvendësimit të tarifës me reciprocitet, kjo nuk mund të ndodhë, pasi Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet”, ka deklaruar Vuçiq, i cili megjithatë, paralajmërimin për heqjen e tarifës nga qeveria e Kurti, e quan lajm të mirë.

Kosovo l Albin Kurti wird neuer Ministerpräsident (picture-alliance/AP/V. Kryeziu)Albin Kurti

Ndërsa në Kosovë dy liderët e opozitës së re, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e kundërshtuan Albin Kurtin, i cili do ta heqë tarifën 100% ndaj mallrave të Serbisë. “Mos e hjek taksën Albin. Mos u tërhiq për disa poenë të përkohshëm që mund t’i fitosh nga bashkësia ndërkombëtare. Miku që është mik i vërtetë të do e të ndihmon me lavd, por edhe me kritika. Nëse nuk jemi të zotët e vetes nuk na do as miku. Rikonsideroje vendimin Albin. Ne mund të vazhdojmë të mos pajtohemi. Për këto mospajtime sovrani ka dhënë verdiktin më 6 Tetor, por kjo është një temë më e madhe se sa një grusht vota”, shkroi në një letër publike drejtuar Kurtit, Ramush Haradinaj. 

Ndërkohë, Kadri Veseli ish-kryetar i kuvendit të Kosovës, i kërkoi Albin Kurtit “që mos të ngutet me heqjen e tarifës ndaj mallrave të Serbisë”, por këtij i reagoi menjëherë i dërguari amerikan në dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell. “Kadri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkojnë Kosovës që ta heqin taksën 100 %. Po e dëmton Kosovën dhe po pengon bizneset të krijojnë vende të reja të punës. Albini ka të drejtë këtu”, shkroi Grenell në twitter.

Qasje e ndryshme BE SHBA ndaj Kosovës?

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi Richard Grenell, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidenti Donald Trump janë të interesuar që të zgjidhin problemet dhe çështjet e hapura në dialogun Kosovë-Serbi. Edhe shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, gjatë vizitës në Kosovë u shpreh “se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë në mënyrë që të arrihet një marrëveshje finale ndërmjet të dyja vendeve”. Shefi i diplomacisë evropiane tha se Bashkimi Evropian do të ndërmjetësojë në dialogun Kosovë-Serbi, por pa bërë gara me SHBA-së apo të dërguarin e presidentit Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Josep Borrell paralajmëroi, se edhe BE-ja do ta emërojë një përfaqësues special për dialogun Kosovë-Serbi.

 Joseph Borrell (Imago Images/Seeliger)Joseph Borrell

Analistët politikë shohin dallime në qasjen e SHBA-së dhe BE-së në dialogun  Kosovë-Serbi. Sipas Armend Mujës, SHBA dhe BE kanë qasje të ndryshme sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. “SHBA-të përmes Ambasadorit Richard Grenell do të insistoj për një qasje të përshpejtuar të dialogut, ndërsa BE do të insistoj për një qasje më të ngadalshme. Trump do të insistoj për konkludim të shpejtë të bisedimeve para fushatës për zgjedhje presidenciale në nëntor 2020. Dy parime kryesore do të dominojnë qasjen e SHBA-së, shpejtësia dhe një perceptim që zhvillimi ekonomik ndihmon uljen e tensioneve mes vendeve. Ndërsa, BE ende nuk ka një qasje të unisuar”, thotë Armend Muja, duke rikujtuar me herët ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, nga ish-shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini dhe me vonë përmes procesit të  Berlinit të inicuar nga Presidenti francez dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Merkel tashmë zyrtarisht e ka ftuar për vizitë në Berlin kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurti, duke i rikujtuar se qeverinë e tij e presin detyra të vështira. “Ju dhe qeveria juaj keni detyra të rëndësishme dhe të vështira përpara jush. Kjo përfshin krijimin dhe zgjerimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e situatës ekonomike dhe veçanërisht, dialogun për normalizimin me Serbinë. Këto janë hapat kryesorë për të forcuar perspektivën evropiane të vendit tuaj. Qeveria Federale do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë mënyrë”, shkroi Merkel në letrën e urimit për qeverinë e re të Albin Kurtit. Akoma nuk është bërë e ditur data, se kur Albin Kurti do të udhëtojë për në Gjermani, por ajo që tashmë dihet është, se vizitën e parë jashtë Kosovës si kryeministër, Albin Kurti do ta realizojë në Shqipëri gjatë së martës, 11.02.2020. 

(Marrë nga DW)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi richard grenell shba ne dialogun kosove serbi dialogu kosove-serbi richard grenell shba ne dialogun kosove serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin