LIVE UPDATES
Bota

Shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë, edhe në hapësirë

Sipas mediave gjermane, disa vende anëtare të NATO-s kanë marrë këtë muaj informacione nga shërbimet e inteligjencës, ku thuhej se Rusia mund të lëshonte satelitin brenda 60 ditëve të ardhshme.

24 November 2026, 08:07 Nga E. D
Shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë: Do të mbrojmë çdo
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe kancelari gjerman Friedrich Merz

BERLIN- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca do të mbrojë territorin dhe sigurinë e saj nga çdo kërcënim, përfshirë edhe ata që mund të vijnë nga hapësira. Deklarata e tij vjen pas raportimeve në mediat gjermane se Rusia mund të jetë duke përgatitur lëshimin e një sateliti të pajisur me armë bërthamore.

Sipas mediave gjermane, disa vende anëtare të NATO-s kanë marrë këtë muaj informacione nga shërbimet e inteligjencës, ku thuhej se Rusia mund të lëshonte satelitin brenda 60 ditëve të ardhshme. Megjithatë, nuk është bërë e ditur se cili shtet ka përgatitur këto vlerësime. I pyetur për këtë çështje gjatë një konference për shtyp në Berlin, Rutte theksoi se NATO ka mundësi të ndryshme reagimi ndaj kërcënimeve të mundshme.

"Ne do të sigurohemi gjithmonë që të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s. Kjo përfshin edhe sigurinë tonë në hapësirë", deklaroi ai.

Ndërkohë, Rusia ka hedhur poshtë këto raportime. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se nuk i kishte parë informacionet e fundit, por vuri në dyshim besueshmërinë e lajmeve që mbështeten në burime anonime. Edhe Ambasada ruse në Berlin i cilësoi akuzat si të pabaza, duke i përshkruar raportimet si pjesë të një fushate propagandistike.

Sipas transmetuesve gjermanë NDR dhe WDR, si dhe gazetës "Süddeutsche Zeitung", sateliti i dyshuar rus mban emrin "Sputnik-S" dhe mund të jetë i pajisur me një kokë bërthamore. Sipas këtyre raportimeve, ai do të kishte aftësinë të dëmtonte ose të shkatërronte satelitë të tjerë në orbitë, përfshirë ata që përdoren për komunikim dhe vëzhgim.

Kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili ishte i pranishëm në konferencë së bashku me Rutte-n, nuk konfirmoi dhe as mohoi ekzistencën e këtyre planeve. Megjithatë, ai tha se raportimet tregojnë nivelin e përshkallëzimit që Rusia është e gatshme të ndjekë.

"Raportimet se Rusia po planifikon të vendosë armë bërthamore në hapësirë nuk janë të reja, por mbeten po aq shqetësuese", u shpreh Merz.

Edhe qeveria gjermane deklaroi se po i trajton këto informacione me seriozitet, por paralajmëroi se nuk duhet krijuar panik për rreziqe që ende nuk janë konfirmuar. Nga ana tjetër, kreu i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, Josef Aschbacher, e cilësoi vendosjen e armëve bërthamore në hapësirë si një nga skenarët më të rrezikshëm.

Rusia është një nga nënshkrueset e Traktatit të Hapësirës së Jashtme të vitit 1967. Ky traktat ndalon vendosjen e armëve bërthamore dhe armëve të tjera të shkatërrimit në masë në orbitën e Tokës apo në trupat qiellorë. Megjithatë, zhvillimi i teknologjive ushtarake kundër satelitëve mbetet një shqetësim ndërkombëtar, pasi këta të fundit kanë rëndësi të madhe për komunikimin, navigimin dhe operacionet ushtarake./Dosja.al

Mark Rutte friedrich merz berlin

Sondazh

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit