LIVE UPDATES
Insights

Shënime për karantinën

18 March 2020, 18:16 Nga DOSJA
Shënime për karantinën

TIRANË- Pallati nr. 13 e kishte humbur qetësinë. Virusi po ua hiqte mendjen. Ndaj, kryesia u mblodh dhe vendosi unanimisht që e para gjë që duhej të bënin për të gjetur paqe ishte të ndërronin numrin e pallatit. Që nga sot e tutje, pallati do të mbante numrin 113.

Xhemili bënte uf e puf nëpër shkallë. Leta e pa që ecte poshtë e lart si në makth dhe i foli, sigurisht duke mbajtur distancë.

-Ca fol mi gru? – ia ktheu Xhemili duke hedhur stërkala pështyme.

Leta u largua sikur ta kishte prekur djalli. Ky është i cmendur, tha ajo me vete, ndërsa nxitoi hapat drejt marketit të lagjes. Burra e gra mbledhur përpara tij i kujtuan rradhat për qumësht e vajgur në kohën e Enverit. Atëherë në rradhë qëndronte i ati, pasi kthehej nga puna dhe hera – herës edhe duar bosh. Por nuk u bënte përshtypje. Ashtu iu ndodhte edhe fqinjve të tjerë. Rradha me burra e gra me maska e doreza dukej edhe më e gjatë nga një qetësi bizarre që bie në rastet kur askush, dhe plotësisht, nuk e di se cfarë do të ndodhë caste, apo ditë më vonë. Përpara se të nisej për në market Leta kishte bërë një listë, por nga nxitimi e kishte harruar lart në shtëpi, bashkë me telefonin celular. Të kthehej nuk ia vlente, sepse rradha po merrte trajta të një loje Monopoly.

Kur më në fund i erdhi rradha mbushi qeset me ushqime nga ato që duheshin përditë por edhe me ëmbëlsira që ndryshe nuk do t’i kishte futur në shtëpi. Fëmijët donin të hanin kur rrinin brenda, e sidomos në ca rrethana që as nuk ishin parë a dëgjuar ndonjëherë. Iu kujtua 97-a. Atëherë ajo dashurohej me Gimin dhe breshëritë e armëve iu shërbenin si stimulues seksual. Kur arriti tek arka për pagesën, kontrolloi xhepat dhe iu drejtua arkëtarit.

-Më thuaj kur të bëhen 5 mijë lek se mos kam marrë më shumë.

-Mos e vrit mendjen, por nuk besoj.

Me qeset në dorë morri rrugën drejt pallatit që  ndodhej vetëm dy pallate larg marketit. Qeset iu dukën plumb të rënda. s’do mend,  tha me vete. Kështu si je ngarkuar ti si gomar!

Derën e ashensorit e shtypi më bërryl, ndonëse në duar mbante doreza. O Zot c’na gjeti mërmëriti.

-Tani e gjetët ju t’i lutein t’Modhit.

Fjalët e Xhemilit që ende vazhdonte ecejaken në korridorin e katit të parë të pallatit e hodhën përpjetë.

-Aman Xhemil, se desh më ranë qeset nga duart.

-E mi nusja Gimit, se s’ishit msu me torbe! Ja u njit qeset shoferi. Punët ua bo puntorja. Nji ke erdh dita me bo ne ju ca pun’.

-Po pse pishën nga ke mbajtur ti neve?-ia ktheu Leta e inatosur Xhemilit. Fatmirësisht ashensori zbriti dhe ajo u ngjit.

-Ca ke që i bie ziles sikur po shëmbet bota?- tha Gimi, duke i hapur derën.

-Nuk e sheh që u këputa nga krahët! ju rrini brenda, ju. Njëri në divan, ai tjetri nga dhoma me Playstation. Tjetri me mesazhe me shoqet…

-Qetësohu grua se vetë na the: Mos zbrisni! Mos dilni! Shkoj vetë në Pazar.

– E mirë, mirë, por mos më imito- tha Leta dhe vendosi qeset në tokë.

– O ma, lëri këpucët jashtë te dera. Më dërgoi një shok një video nga Italia. Kështu përhapet virusi nga toka.

– Ju I shkritë mësimet dhe tani u bëtë ekspertë virozash- ia priti Gimit të birit.

-O ba, po ca thu! Kshu thon të gjithë. Le që ku merrni vesh ju? Ju jeni që në kohën e Enverit.

-Pse sipas teje u dashka të vdesim ne që qenkemi të “kohës së Enverit”? Apo ta bëjmë hashtag që të jemi në modë?

– O ma, gjithcka do shkojë mirë! Tutto andra bene!- u hodh Lajëni, djali më i vogël i familjes, i cili edhe gjuhën amtare e përdorte vetëm kur donte të hante.

Leta me Gimin nisën të vendosin ushqimet sa në dollap, sa në frigorifer.

-Kot i paske blerë këto makarona. Kishim pesë pako. Po letër higjienike bleve?

-Pse grindesh kot? Letër higjenike nuk bleve zotrote dje! Apo ato që ble unë janë teprime, dhe të të tuat janë shpenzime. Na lër rehat aman.

-Si do ta shtyjmë brenda thuaj?- foli Gimi me gjysëm zëri duke vendosur miellin në dollap, ku gjendeshin edhe tri pako të tjera me miell. Kësaj here nuk bëri asnjë koment, sidomos për miellin. Në familjen e tyre askush nuk e përdorte miellin.

– Ti fol për vete se unë kam plot punë. Kush do t’ju lajë, do t’ju gatuajë…

-O ma, po lavatricja do t’i lajë rrobat, sikur do t’i lash ti…

-Ashtu thua? Po për t’I hekurosur?

-E kush do dali jashtë? I veshim edhe pa hekurosur.

-Po për të ngrënë, e për të fshirë si do t’ia bëni?

Biseda në familjen Tagani vazhdoi me këto tone deri në mbrëmje. Atëherë kur të gjithë ishin lodhur nga dita e parë e mbylljes në shtëpi. Mëngjesi i ditës së dytë e gjeti familjen gjithë edukatë dhe mirësjellje. Gimi ishte ngritur i pari dhe u kishte shtrydhur fruta. Eldi, djali i madh po bënte sanduice. Letës iu duk vetja gati si në piknik. Pas mëngjesit, burrë e grua pinë nga një kafe bashkë në sallonin e madh.

-Mos e ke lëvizur ti këtë vazon? – e pyeti Leta Gimin.

-As që bëhet fjalë. Më njeh ti mua! Unë sot po e shoh vazon, jo më ta shtyj.

-Këta kolltukët duhen ndërruar- vijoi Leta.

-Ashtu? Po ja të marrim pak në telefon të na i sjellin nga Italia- e ngacmoi Gimi.

-Ti nuk merr asgjë seriozisht. Sikur thashë unë t’i ndërrojmë nesër.

-Të njoh unë ty, kur nxjerr ndonjë gjë nga goja ti “nesër” duhej të ishte një javë më parë.

Dita e dytë e mbylljes në shtëpi vijoi gati-gati si e para. Djemtë nëpr dhoma. Burrë e grua në divane. Telekomanda u kthye në mjetin më të dobishën në familje.

-Kam tërë ditën që vij vërdallë, hyj e dal në banjo dhe nuk e gjej se cfarë më duhet?- tha Leta nga fundi i ditë së tretë në karantinë.

-Epo derisa nuk e gjen, domethënë që nuk të duhet.

Gimi po qëronte një kokërr mollë. Djemtë po hanin croissant. Fjala brioche ishte ndaluar në familje që me rënien e virusit.

-Ua, ua e gjeta!-thirri Leta.

-Shyqyr që e gjete. Po cfarë gjete?

-Krehërin. Krehërin kërkoja.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 shenime per karantinen koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 shenime per karantinen

Sondazh

Insights 16 March 2020, 08:50

Pse duhet të durojmë!

Po më ndodh diçka që nuk e kam pasur asnjëherë të mjaftueshme më parë. Kam kohë. Shumë kohë. Qëndroj ulur përballë Tv me orë të tëra, por nuk përqëndrohe...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin