LIVE UPDATES
Insights

Sherri Duma-Çupi/ Besnik Mustafaj: Mustafa Nano s’do ta pranonte atë përqasje, i bëri shërbim Ramës. Gjekmarkaj mori rol

7 December 2020, 13:40 Nga DOSJA
Sherri Duma-Çupi/ Besnik Mustafaj: Mustafa Nano s’do ta pranonte

Të martën e kaluar në mbrëmje, më 1 dhjetor, në një nga televizionet tona kombëtare, u zhvillua një debat, që tërhoqi gjerësisht vëmendjen e opinionit publik shqiptar. Jo vërtet për temën, edhe pse thelbësore e që ishte “Pse tha JO Merkel?”. Është fjala për refuzimin e fundit në radhë për çeljen e negociatave me BE. As për çka u tha rreth kësaj teme nga të ftuarit. “Tristement celèbre” do ta kishte cilësuar me siguri Volteri këtë debat, duke patur parasysh sjelljen e Frrok Çupit kundrejt një zonje. Frrok Çupi është ai që është: i mplakur shumë keq dhe, me sa duket, pa ndonjë të afërt pranë, që ta këshillojë për të shmangur daljet në publik. Por, “Tristement célèbre” ishte edhe sjellja e moderatores së debatit, Eni Vasilit, e cila, për më tepër, është bërë e njohur me një libër, ku merr në mbrojtje gratë e dënuara, të cilat kanë vrarë bashkëshortët e dhunshëm. Aty, në studion e saj, ajo e lëshoi të ftuarën e saj, Zonjën Grida Duma si pre e një agresioni verbal të pashembullt nga ana e Frrok Çupit dhe mandej bëri sehir, edhe pse Agron Gjekmarkaj e ftoi disa herë të ndërhynte. Ndoshta ajo shpresonte që e agresuara të nxirrte nga çanta një revolver për ta vrarë agresorin, për të merituar kështu empatinë e saj. Kjo nuk ndodhi.

Agron Gjekmarkaj është profesor letërsie në Universitetin e Tiranës dhe njihet si njëri nga burrat më të ditur të kryeqytetit tonë. Kulturën e vet të gjerë ai e ka vënë prej vitesh në shërbim të interesit publik. Jo vetëm si mësimdhënës dhe drejtues në Fakultetin Histori-Filologji, por edhe si pjesëmarrës serioz dhe i palodhur në debatin publik, duke u shpërfaqur edhe në atë dimension universal, pa të cilin nuk do të mund të quhej intelektual. Ky përshkrim fare i përmbledhur i personalitetit kompleks të Agron Gjekmarkaj ka vlerën e kontekstit për të kuptuar sulmin, që i bëri atij pak ditë më vonë Mustafa Nano. Në fakt, Mustafa Nano, sipas mënyrës së tij, sulmoi egërsisht edhe Grida Dumën dhe nëpërmjet saj sulmoi Partinë Demokratike dhe krejt opozitën. Po ashtu, ai mori në mbrojtje pa kushte Frrok Çupin, me të cilin, në respekt të vlerësimit të lartë që ka për veten, Mustafa Nano nuk do të pranonte asnjë përqasje. Pra, mbrojtjen e Frrokut ai e kishte vetëm si pretekst për t’i bëre shërbimin e radhës Edi Ramës.

Qëllimi i ndërhyrjes time në këtë rast nuk është shprehja e ndopak solidariteti për Grida Dumën apo Agron Gjekmarkajn, të cilët i kam miq. Ata, të dy profesorë universiteti me grada e tituj dhe polemistë të spikatur, janë plotësisht të aftë t’i dalin zot vetes. Unë do te përpiqem të shoh me pak fjalë vetëm mekanizmin e asaj, që Andi Bushati e quan tashmë “propaganda e Edi Ramës”, rrjedhimisht të shoh edhe si përdoren nga Kryeministri deri në poshtërim disa njerëz të penës, përfaqësuesi më i shquar i të cilëve është Mustafa Nano.

Së pari duhet sqaruar përse Mustafa Nano dhe pas tij ca të tjerë “më të vegjël” iu vunë një pune të tillë lidhur me çfarë ndodhi në emisionin e Eni Vasilit. Episodi i përplasjes së Frrok Çupit me Grida Dumën u bë menjëherë virale në rrjetet sociale. Kjo jo dhe aq për shkak të ndotjes, që shkaktoi në debat Frrok Çupi. As dhe për shkak të mbrojtjes sulmuese, që tregoi Grida Duma. Të dy ishin brenda profileve të tyre të njohura nga publiku shqiptar. Por për shkak të ndërhyrjes së Agron Gjekmarkajt, i cili nuk ia lejoi vetes të bënte sehir. Shpërtheu një admirim i madh në popullin dixhital për Agron Gjekmarkajn. Do të kisha thënë se ky admirim ishte i barabartë me përçmimin për Frrok Çupin.

Shqipëria bëhet, pra, dhe do t’i mbijetojë propagandës së Edi Ramës, pavarësisht zellit dhe këmbënguljes së propagandistëve të sojit të Mustafa Nanos, i cili kësaj here e kishte ndërtuar me shumë dinakëri paraqitjen e tij shkrimore. Së pari, duhej shpëtuar sado pak nderi i humbur i Frrok Çupit. Dhe kjo mund të bëhej vetëm duke e paraqitur atë si viktimë. Frrok Çupi duhej te ngjallte mëshirë. Nuk kishte rrugë tjetër. Sipas Mustafa Nanos, Frrok Çupi është mirëfilli viktimë e Grida Dumës. Ai vërtet e humbi kontrollin e vetes, dhe kjo nuk ishte gjë e mirë, – gjykon Mustafa Nano, – por Grida Duma e paska provokuar shumë rëndë. Nga ana tjetër, vetë Grida Duma paska nxjerrë në pah qysh në fillim se është shumë e frustruar dhe se ajo pasqyronte po ashtu mirëfilli frustrimin e krejt opozitës për shkak se ajo (opozita) sheh që do t’i humbasë zgjedhjet e ardhshme kundrejt Edi Ramës. Me një fjalor të marrë hua nga Frrok Çupi, ai na shpjegon edhe pse humbja e opozitës në zgjedhjet e ardhshme është e pashmangshme. Madje, për t’u treguar deri në fund “shkencor”, ai na sjell edhe shpjegimin që jep Fjalori i Oksfordit për termin “frustrim (frustacion)” e që është “parehati, që dikujt i vjen prej ndjesisë a vetëdijes se është i paaftë për të arritur një objektiv”. Ai kujdeset kështu për ta shërbyer fitoren e ardhshme të Edi Ramës si një realitet të kryer tashmë, duke marrë pozën e arrogantit, që i di shumë mirë gjërat dhe i cili nuk mund t’i lejojë vetes as atë marzhin e vogël të gabimit, që paralajmërojnë zakonisht parashikuesit profesionistë. Kjo e ardhme e zymtë e opozitës përligj, sipas tij, edhe nervozizmin e Grida Dumës, e cila “ka qenë prore e qetë, elegante, e hijshme”. (Me këtë fjali Mustafai tregon anën prej kavalieri të karakterit të vet).

Dhe, në fund, radha për t’u ekzekutuar i vjen Agron Gjekmarkajt, “i cili e mbrojti Gridën në mënyrën më të gabuar të përfytyrueshme”. Kështu thotë Mustafai dhe pastaj citon Agronin t’i ketë kujtuar Frrokut: “Duhet ta respektosh gruan sepse ti je prej vendit, ku ka lindur Kanuni”. Po, këto qenë fjalët e Agron Gjekmarkajt. Nuk e dalloj dot nëse Mustafai nuk e ka kuptuar Agronin, nuk e njeh Kanunin apo edhe në këtë rast bën një nga ato hilet e tij të pahijshme për një polemist. Pasi na thotë postulatin e tij “se Kanuni është libri antigrua par excellence”, ai sjell në tekstin e vet disa citime të shkëputura nga konteksti e që gjenden në Kanun ose në apendixe-t që shoqërojnë botimin e Gjeçovit, të tilla si “Me rrahë burri gruan, nuk bjen në faj”. Apo “Gruaja ka për detyrë me i ndejtë burrit nën sundim”. Të gjitha citimet e Mustafait kanë të bëjnë me vendin e gruas përballë bashkëshortit të vet e që nuk është vendi këtu të merremi me to.

Nuk duhej t’i citonte as Mustafai. Sepse Agroni e di çfarë thotë. Me vetëdijen e profesorit të universitetit, ai është rigoroz me referencat. Këtë cilësi profesionale të Agronit nuk e rrok mendja e Mustafait. Në këtë rast, duke i kujtuar Kanunin Frrok Çupit, Agroni ka parasysh një sërë nenesh të tjera të së drejtës zakonore shqiptare, ku përcaktohet qartë ndalimi i rreptë që ka një burrë për ta lëshuar gjuhën me gruan e tjetrit (në rastin në fjalë Frroku) dhe detyrimin po aq të rreptë, që ka burri (në këtë rast Agroni) për të marrë në mbrojtje a priori edhe një grua të panjohur, në rrugë, kur sheh se ajo po lëndohet me fjalë nga një burrë tjetër. Nuk po sjell edhe unë citime nga Kanuni në mbështetje të kësaj, që po them, i bindur se është lehtë e verifikueshme, me kusht që teksti të lexohet në tërësinë e tij dhe jo ashtu siç i lexon librat, me sa duket, Mustafai, sa për të gjetur kuturu një citim ilustrues për idenë që ka paraprakisht të gatshme në kokë. Një lexim si ky që del t’i ketë bërë Mustafai në këtë rast Kanunit nuk shërben për ta njohur, kuptuar e kritikuar atë, por vetëm për t’u shtirur në sytë e botës si i ditur. Me çfarë po shoh te përdorimi i citimeve kësaj here, Mustafai më kujtoi djemtë e provincës në moshën e rinisë tonë. Mustafai në Çorovodë e unë në Bajram Curr. Kur ndonjërit prej këtyre djemve i jepej mundësia për të zbritur në Tiranë, ai fillonte të “vishej”, duke marrë hua te shokët ku një triko, ku një setër, ku pantallonat e ku këpucët. Unë me Mustafain jemi moshatarë. Mustafai është në të drejtën e tij të vihet në shërbim të Ramës. Por unë, si pjestar i brezit të tij, një këshillë dashamirëse do t’ia jepja: Rriji larg Ramës. Ai nuk ka respekt për shërbëtorët. Madje argëtohet duke i poshtëruar, siç bëri para ca ditësh me njërin nga ministrat e tij më të përulur, të cilit, kur e pa që mbante çorape të kuqe, iu drejtua faqe kamerave të ERTV: Po ti, paske vjedhur çorapet e mia? Pastaj, me sinjalin e ERTV e shpërndau në të gjitha ekranet e vendit, që ta shohim ne e të argëtohemi me cinizmin e tij.

Marre nga: Panorama 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione besnik mustafa besnik mustafa

Sondazh

Insights 6 December 2020, 11:58

Përse na duhet shteti?

Ka disa kohë që kam filluar të pyes veten: Për çfarë shërben shteti? A është një entitet i dështuar që ka hequr dorë nga detyrat e tij dhe po humbet kupt...

Insights 5 December 2020, 17:10

Unë jam Kapitalizmi!

Une jam Kapitalizmi! I rrita vajzat tuaja te vogla me kukulla Barbi, pse çuditeni sot kur ju kerkojne para per operacion estetik! Krijova nje industri te...

Insights 5 December 2020, 14:47

Plaga që na le, e pashërueshme

S’ gjëj dot fjalët, se di ta përshkruaj. Gjëmë, hata, kob, çudi, e pabesueshme, rrufe në qiell të pastër, gjëmim në shpirt, coptim në zemër, ngërç...

Insights 4 December 2020, 11:45

Për shovinizmin mashkullor në ekranet tona

Duke ndjekur debatin e së martës mbrëma në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në “Top Channel” (them ‘debat’, se në televizionet shqiptare rrallë sheh bis...

Insights 2 December 2020, 10:13

Si ta humbësh një shtet europian

“Kjo nuk është kohë për trishtim, ne jemi shumë të inatosur”, më tha kohët e fundit kreu i një njësie të kujdesit intensiv,  në një spital në zonën time elektor...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin