Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Shifër e frikshme/ Mjeku Pëllumb Pipero: Numri i personave të infektuar në Shqipëri është 10 herë më i madh se i atyre
20 March 2020, 06:14Nga DOSJA
Tiranë-Mjeku Pëllumb Pipero tha se numri personave të prekur nga koronavirusi, është të paktën 10 herë më i madh se numri i personave të identifikuar deri në këto moment. Pra, të paktën në Shqipëri sot duhet të jenë 650 persona të infektuar.
“Të paktën numri është 10 herë më i madh, pavarësisht se shumica e tyre nuk kanë asnjë shenjë klinike. Por nëse ata nuk zbatojnë këshillat dhe urdhrat ata janë burim infeksioni për të tjerët”, u shpreh ai.
I pyetur përse nuk bëhen më shumë teste, Pipero tha:
“Kjo nuk është një fushatë depistimi, jemi në pandemi, vende të ndryshme kanë bërë qasje të ndrysme. Unë personalisht jam që të gjurmojmë fort të gjitha rastet e kontaktit, kudo ku janë. Edhe pse fshihen heqin, telefonin. Nuk ka arsye të kemi panik gjithë problemi është të testojmë për të identifikuar në mënyrë që të kufizojmë sa të mundemi epideminë”.
Mjeku tha se bumi i koronavirusit pritet në javën e tretë. “Javën e tretë bën një bum që të shokon”, tha Pipero duke u bërë thirrje qytetarëve për të mos dalë nga banesat, veçanërisht të moshuarve.
“Le të shikojnë çfarë ndodh me moshën e tyre në Itali. Dil në ballkon për diell. Kjo sëmundje transmetohet nga kontaktet e afërta. Po të kemi kujdes, neve e izolojmë shumë shpejt epideminë. Mendoj se fundi i Marsit, java e parë e Prillit duhet të jetë thyer edhe tek ne dhe ndoshta do fillojnë të lehtësohen dhe masat, pro askush nuk e thotë dot sa do të vazhdojë”, u shpreh mjeku.
TIRANË- Gjykata e Apelit ka zhvilluar sot seancën për rivlerësimin e masës së sgurisië për të arrestuarit për operacionin “Fati i lojërave” dhe ka liruar 8...
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero i ftuar në emisionin “Opinion” ka treguar një bisedë telefonike që kishte pasur me mjekët kinezë që kanë mbërritur për t...
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se situata e koronavirusit është e rëndë, pasi ai nuk e ka kapur ende pikën e tij më të madhe të përhapje...
TIRANË- Mjekja infektologe, Entela Ramosacaj ka treguar sot punën e saj të përditshme më pacientët që janë me koronavirus dhe po kurohen në spitalin Infekt...
TIRANË- Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico dha një lajm të mirë sot në “Real Story” në News24 se një tjetër i prekur nga koronavirusi...
KOSOVË- Robert Berisha është karantinuar në konviktin e Prishtinës. Kohët e fundit Roberti kishte udhëtuar për një koncert në Amerikë, të cilin nuk e anulo...
TIRANË– Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të dy vëllezërve, Eldi dhe Klement Çala, të dy të përfshirë në grabitjen e Rinasit vitin ...
DURRËS- Një ngjarje e rëndë është parandaluar këtë të enjte nga policia. Siç shihet edhe nga këto pamje të dërguara në redaksinë e Tvklan.al, falë k...