7 November 2026, 19:52
Nga E.d
Igli Hazizaj
ANGLI- Një 28-vjeçar shqiptar, i dënuar për përfshirje në prodhimin e kanabisit në Britaninë e Madhe, ka humbur betejën ligjore për të shmangur deportimin drejt Shqipërisë. Kjo pasi gjykata britanike ka rrëzuar pretendimet e tij se kishte qenë viktimë e trafikimit dhe ishte detyruar të punonte në një fermë kanabisi.
Bëhet fjalë për Igli Hazizajn, i cili kishte deklaruar se jeta e tij do të ishte në rrezik nëse kthehej në Shqipëri, për shkak të një borxhi që familja e tij pretendonte se kishte ndaj një grupi të krimit të organizuar.
Megjithatë, versioni i tij është vënë në dyshim nga autoritetet britanike, të cilat kanë paraqitur si prova edhe të dhëna nga udhëtimet e tij, si dhe fotografi të siguruara nga ish-partnerja.
Këto të fundit tregonin momente të ndryshme nga jeta e tij në Britani gjatë vitit 2024, përfshirë propozimin për martesë në Mançester, një festë beqarie në Uells dhe pjesëmarrjen në ceremoninë e diplomimit të partneres së tij në Suonsi.
Sipas mediave britanike, Hazizaj ishte dënuar në shkurt të vitit 2025 me dy vite burg, pasi u shpall fajtor për përfshirje në një komplot për prodhimin e kanabisit. Në Gjykatën e Kurorës në Carlisle u bë e ditur se ai kishte pasur rol drejtues në një aktivitet kriminal, ku tre banesa në qytet ishin përshtatur për kultivimin e kanabisit, me një fitim të mundshëm që mund të kalonte 2 milionë paund në vit.
Në dhjetor të vitit të kaluar ishte marrë vendimi për deportimin e tij, por 28-vjeçari e apeloi, duke pretenduar se ishte trafikuar drejt Britanisë dhe mbajtur kundër dëshirës së tij në ambiente ku kultivohej kanabis.
Gjatë shqyrtimit të çështjes, autoritetet paraqitën edhe të dhëna fluturimesh, të cilat tregonin se shqiptari kishte udhëtuar drejt Shqipërisë dhe anasjelltas në periudha kur pretendonte se mbahej i izoluar.
Gjykatësi Chris Cole, pasi shqyrtoi provat, arriti në përfundimin se pretendimet e Hazizajt nuk ishin të besueshme dhe se ai kishte sajuar historinë e tij për të shmangur kthimin në Shqipëri.
Në vendimin e tij, gjyqtari theksoi se historiku i udhëtimeve, përdorimi i dokumenteve të falsifikuara dhe mënyra e jetesës në Britani nuk mbështesnin pretendimin se ai kishte qenë viktimë e trafikimit.
Ndërkohë, gjatë procesit u bë e ditur se Hazizaj ishte dënuar edhe me nëntë muaj burg, pasi ishte kapur në përpjekje për të udhëtuar nga Tirana drejt Barcelonës me një pasaportë greke të falsifikuar.
Ai rezultonte gjithashtu në lirim me kusht në Britani për akuza të tjera, të cilat nuk janë bërë publike. Sipas raportimit të mediave britanike, 28-vjeçari nuk ishte paraqitur as në seancën gjyqësore të 28 tetorit, ndërsa përpjekjet për ta lokalizuar kishin rezultuar të pasuksesshme./Dosja.al
Igli Hazizaj 28-vjeçar shqiptar angli
Aktualitet
7 November 2026, 19:35
Pamje
TIRANA- Një moment ironie është regjistruar gjatë protestës para Kryeministrisë. Disa prej të rinjve u janë drej...
Aktualitet
7 November 2026, 19:28
E.d
Foto ilustruse
LEZHA- Një pakujdesi në një apartament ka shkaktuar zjarr në një pallat banimi në lagjen “Skënder...
Aktualitet
7 November 2026, 19:15
E.d
Pamje
TIRANA- Efektivët e policisë që nuk mbanin numra identifikimi janë larguar nga vija e parë e kordonit policor, pas thirrj...
Aktualitet
7 November 2026, 19:13
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta para Kryeministrisë vijon mes thirrjeve dhe sloganeve ironizuese në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Qyteta...
Aktualitet
7 November 2026, 19:09
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta para Kryeministrisë vijon mes thirrjeve kundër kryeministrit Edi Rama. Qytetarët e mbledhur para godinës...
Aktualitet
7 November 2026, 19:00
E.d
Pamje
TIRANA- Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë, duke tentuar t&rs...
Aktualitet
7 November 2026, 18:53
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta para Kryeministrisë vijon mes thirrjeve të forta kundër qeverisë, ku qytetarët e mbledhur janë bash...
Aktualitet
7 November 2026, 18:49
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar edhe me reagime të forta emocionale nga qytetarët e pranishëm.&n...
Aktualitet
7 November 2026, 18:44
E.d
Pamje
TIRANA- Tensione verbale janë shënuar para Kryeministrisë, ku protestuesit janë përballur me efektivët e policisë, t&...
Aktualitet
7 November 2026, 18:40
E.d
Pamje
TIRANA- Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të lirësojnë rrugën para Kryeministrisë, ku vijon protesta e studen...