Protesta e 178-të para Kryeministrisë/ Përplasje me policinë dhe thirrje për mobilizim masiv më 28 nëntor: Ju erdhi fundi!
Grumbullimi i protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”/ Efektivët nuk lejojnë revoltën paqësore, s...
Grumbullimi i protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”/ Efektivët nuk lejojnë revoltën paqësore, s...
Abuzimi seksual ndaj 13-vjeçares/ Arrestohen dy persona në Tiranë dhe Fier, policia në kërkim të të dyshuarve t&eum...
Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë, por familja 24 Nëntor, 12:44 ...
Vrasja e 'Sel Çamit'/ 4 armë në makinën e djegur, 3 me silenciator. "Volvo" u vodh në Suedi, autorët përdor&e...
Operacioni, i koduar “Resaque”, u zhvillua pranë lokalitetit Belarra, në territorin e bashkisë Sabiñánigo, ku kultivimi ishte organizuar në tetë parcela të fshehura mes bimësisë, me qëllim shmangien e zbulimit nga autoritetet.
SPANJA- Një operacion i Policisë Kombëtare spanjolle ka çuar në shkatërrimin e një plantacioni të madh kanabisi, të ngritur në një zonë të pyllëzuar dhe me akses të vështirë në provincën Huesca të Spanjës. Në kuadër të operacionit, autoritetet kanë sekuestruar rreth 7 tonë bimë kanabisi dhe 227 kilogramë sytha marihuane, të përgatitur për shpërndarje.
Operacioni, i koduar “Resaque”, u zhvillua pranë lokalitetit Belarra, në territorin e bashkisë Sabiñánigo, ku kultivimi ishte organizuar në tetë parcela të fshehura mes bimësisë, me qëllim shmangien e zbulimit nga autoritetet.
Gjatë hetimeve, policia identifikoi dy shtetas shqiptarë, të dyshuar për përfshirje në administrimin, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e plantacionit. Njëri prej tyre është arrestuar teksa dyshohet se po përpiqej të largohej nga Spanja, ndërsa për personin tjetër është lëshuar urdhër arresti.
Sipas autoriteteve spanjolle, plantacioni ishte pajisur me një infrastrukturë të posaçme për të realizuar të gjitha fazat e prodhimit të lëndës narkotike. Në zonë u zbuluan tre ambiente për tharjen e kanabisit, një rezervuar uji për ujitje dhe një kamp ku qëndronin personat përgjegjës për mbikëqyrjen e aktivitetit.
Për të siguruar qëndrimin për periudha të gjata në pyll, ishte ndërtuar edhe një hapësirë e vogël për furnizimin me ushqime. Ndërkohë, disa panele diellore përdoreshin për furnizimin me energji të telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera elektronike.
Dy shtetasit shqiptarë dyshohen për trafikim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe vepra penale kundër mjedisit. Hetimet synojnë të zbardhin plotësisht aktivitetin dhe rolin e personave të përfshirë në këtë veprimtari.
Policia spanjolle ka vënë në dukje edhe dëmet mjedisore që shkaktojnë plantacione të tilla, duke theksuar se shfrytëzimi intensiv i burimeve ujore, dëmtimi i sipërfaqeve pyjore dhe ndërtimi i infrastrukturave në zona natyrore sjellin pasoja të konsiderueshme për mjedisin. Operacioni është pjesë e përpjekjeve të autoriteteve spanjolle për goditjen e kultivimit dhe trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike./Dosja.al
Foto ilustruse KOSOVA- Katër persona, mes tyre tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë dhe një avokat, janë arrestu...
foto ilustruese DURRËS- Një defekt në Nënstacionin Elektrik (NST) të Spitallës në Durrës ka shkaktuar ndërprerje ...
Foto ilustruse FIER- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në pedonalen e qytetit të Fierit, ku një i...
Flamuri shqiptar dhe flamuri i BE-së TIRANË- Tirana do të jetë mikpritëse më 25 dhe 26 nëntor e Forumit të Investimeve...
foto ilustruese SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me rastin e rëndë të abuzimit seksual ndaj nj&e...
Pamje nga vendngjarja GREQI- Zbulohet identiteti i pronarit shqiptar të lokalit në rrugën “Sinopis”, në zonën Nea Ionia t...
Tedi Blushi TIRANË- Nisma ligjore e deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, për ndalimin me ligj të bojkotit kolektiv ...
TIRANA- Një investigim i medias amerikane "NPR" ngre pikëpyetje mbi pronësinë e tokës në bregdetin e Zvërnecit, ku ...
foto ilustruese POGRADEC- Banorët e qytetit të Pogradecit dhe të Njësisë Administrative Buçimas kanë mbetur pa energji el...
Foto ilustruese TIRANË- Një 13-vjeçare me origjinë shqiptare, e lindur në SHBA dhe banuese në Shkodër, është ...