Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, pezullohen 98 leje drejtimi dhe vendosen 3088 gjoba, policia: Moti është i keq, udhë
21 March 2021, 15:42Nga DOSJA
TIRANË– 98 leje drejtimi janë pezulluar nga policia rrugore pas kontrolleve të ushtruara në akset rrugore në vend. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se janë 76 prej tyre janë pezulluar për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Gjithashtu në njoftim thuhet se janë vendosur 3088 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në aksidente rrugore. Mes tyre, janë vendosur 834 masa administrative për parakalime të gabuara; 748 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit; 846 për shpejtësi mbi normat e lejuara; 453 për mospërdorimin e rripit të sigurimit; 178 për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse dhe 29 masa për shkelje të semaforit.
Njoftimi nga Drejtoria e Policisë Rrugore: Më qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në 12 Drejtoritë Vendore të Policisë, kanë intensifikuar kontrollet duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë. Gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 9 drejtues mjetesh, 4 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 2 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga të cilat 76 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Gjithashtu janë vendosur 3088 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore, nga këto:
834 masa administrative për parakalime të gabuara.
748 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
846 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
453 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.
178 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.
29 masa për shkelje të semaforit.
Nisur edhe nga përkeqësimi i motit me reshje shiu dhe dëbore, Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi gjatë fundjavës lëvizjet në disa akse rrugore janë më të shtuara, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri. #MosUbejStatistike. #RregullKujdesDurimDestinacion. #NeJemiAtyPerSigurineTuaj.
(F.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Ilir Kadia, ish-gazetari i BBC i cili ka shërbyer edhe si këshilltar i ish-kryeministrit Sali Berisha ka shprehur dhimbjen për humbjen e mjek...
TIRANË– Një 19-vjeçare e infektuar me Covid-19 ka sjellë në jetë foshnjën e saj të parë, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku dhe po kurohej. Lajmin e k...
POGRADEC– Ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e dëborës në vendin tonë.Në disa zona janë krijuar vështirësi në qarkullim, por dëbora ka dhuruar edhe ...
DURRËS– Atentati mafioz i mëngjesit të së shtunës, ku në lagjen nr 16, të qytetit bregdetar të Durrësit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Edmond ...