LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkelje flagrante të qarkullimit rrugor, policia me “dorë të hekurt”

21 December 2021, 15:26 Nga DOSJA
Shkelje flagrante të qarkullimit rrugor, policia me “dorë

TIRANË – Policia Rrugore e Tiranës mori penalizuese ndaj drejtuesve të automjeteve për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor si: gara shpejtësie, xhirime gomash, përdorim të xhamave të zinj, etj.

Sipas informacioneve të fundit, 8 shoferë janë gjobitur me 40 mijë lekë për gara shpejtësie, 56 të tjerë me masa 10 mijë-38 mijë lekë për xhirime gomash, përdorim të xhamave të zinj dhe manovra të rrezikshme. Për tejkalim shpejtësie, policia rrugore e Tiranës ka pezulluar 50 leje drejtimi makinash.

11 shoferë u arrestuan për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Më poshtë jepet informacioni i plotë i aksionit të policisë rrugore për shkeljet dhe masat e ndërmarra.

NJOFTIMI I POLICISË SË RRUGORE TË TIRANËS:

Kontrolle intensive në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës.

Kontrollet, nisur edhe nga shqetësimet e adresuara nga qytetarët, në Komisariatin Dixhital, për gara shpejtësie, xhirime gomash, parkime mbi tortuar apo manovra të gabuara në rrugë.

Si rezultat i monitorimit me radarë dhe me mjete të pauniformuara, edhe gjatë orës policore, kryesisht në Unazën e Re në drejtim të TEG-ut, gjatë ditëve të fundit janë ndëshkuar 8 drejtues automjetesh, me nga 40.000 lekë të rinj secili, për gara shpejtësie.

Gjithashtu janë ndëshkuar për xhirime gomash, xhama të zinj dhe manovra të rrezikshme në rrugë, 56 drejtues mjetesh, me masa administrative që varionin nga 10.000 deri në 38.000 lekë të rinj secili.

Gjatë javës që lamë pas janë pezulluar edhe 50 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara.

Kontrollet janë intensifikuar edhe për parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi. Gjatë javës që lamë pas janë pezulluar 34 leje drejtimi dhe janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 16 drejtues të tjerë mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë ndëshkuar me masa administrative 5.000 lekë të rinj secili, 12 drejtues mjetesh, për mbajtje të fëmijëve në timon ose në vend të parë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë 30.000 lekë të rinj secili, për shkelje të semaforit, 11 drejtues mjetesh, ndërsa 145 drejtues janë ndëshkuar me nga 3.000 lekë të rinj, për parkime në vija të bardha, tortuar e vende të tjera ku janë kthyer në pengesë pë lëvizjen e lirë të automjeteve.

Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga fluksi i madh i automjeteve që qarkullojnë në drejtim të qendrës dhe sheshit “Skënderbej”, apelon dhe kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të shmangin në maksimum lëvizjet që nuk i kanë të domosdoshme, me qëllim moskrijimin e fluksit në trafikun e mjeteve.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjoba kontrolle nga policia rrugore gjoba kontrolle nga policia rrugore

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin