LIVE UPDATES
Aktualitet

Shpërdorim fondesh në kohë krize, bashkitë shtuan tenderat gjatë pandemisë

11 May 2020, 07:44 Nga DOSJA

Shqipëri- Dy urdhra të njëpasnjëshëm të Agjencisë së Prokurimit Publik, nuk frenuan bashkitë të shpallnin tendera “të panevojshëm” në kushtet e pandemisë nga Covid-19. Madje, periudha mars- prill 2020 shënoi një rritje me 4 mld lekë më shumë për tendera, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë prillit, pushteti vendor shpalli 184 tendera “të zakonshëm” dhe vetëm 12 që kishin lidhje me emergjencën e pandemisë. Pandemia “Covid-19”, përveç aspektit shëndetësor goditi rëndë ekonominë e vendit. Banka Botërore paralajmëroi se ekonomia shqiptare mund të tkurret me 5 për qind si pasojë e “Covid- 19”. Nga ana tjetër, gjatë muajit mars 2020, bashkitë në vend njoftuan 9,508,152,997 lekë tendera. Më 31 mars 2020, Agjencia e Prokurimit Publik, duke vlerësuar situatën ekonomike të krijuar si pasojë e pandemisë “Covid-19”, kërkoi anulimin e shpalljeve të reja dhe pezullimin e prokurimeve “të panevojshme” në kuadër të masave shtrënguese ndaj COVID-19.

Urdhëri i APP drejtuar pushtetit qendror dhe atij vendor

Pavarësisht situatës, bashkitë nuk i ndaluan tenderat!

Edhe pas urdhrit të 31 marsit të APP-së, bashkitë në vend vijuan tenderimet. Në muajin prill 2020, sipas “Open Data Albania”, këto institucione shpallën 194 tendera me vlerë totale 2,493,928,789 lekë. Por, nga 196 tendera të shpallur gjatë muajit prill nga bashkitë, vetëm 12 prej tyre lidhen me pandeminë ndërsa 184 janë thirrje për veprimtari që nuk lidhjen me “Covid-19”. E thënë në shifra, për pandeminë “Covid-19” u tenderuar 5 milionë lekë në muajin prill, ndërsa 2,44 miliard lekë nuk kanë qenë tenderë të lidhur me situatën apo emergjente.

Nga ana tjetër, Agjencia e Prokurimit Publik, më 23 prill kërkoi nga pushteti vendor dhe ai lokal
shmangien e tenderimeve të drejtpërdrejta, duke e përdorur vetëm në rastet kur situata paraqitet
emergjente dhe kur justifikohet veprimtaria.

Urdhëri i APP drejtuar pushtetit qendror dhe atij vendor

Siç raporton Open Data Albania, tenderat me procedure të drejtpërdrejtë, pra kur institucioni e
zgjedh vetë përfituesin, janë një problem më vete. Bashkia Tiranë është një ndër institucionet me
numrin më të lartë të tenderave me procedurë të drejtpërdrejtë, me gati 40 për qind të totalit.

Tendera me procedurë të drejtpërdrejtë, Bashkia Tiranë

Duke qenë se gjatë gjithë muajit prill, bashkitë vijuan me tenderat që s’kishin lidhje me pandeminë, Agjencia e Prokurimit Publik ripërsëriti thirrjen për pezullimin e procedurave të prokurimit, të cilat nuk lidhen ngushtësisht me situatën e pandemisë dhe për ato objekte që nuk janë te domosdoshme.

Urdhër nga APP, datë 06.05.2020

“Faktoje”, u përpoq të kontaktojë me bashkitë Tiranë dhe Vlorë për t’i pyetur mbi shpenzimet e

kryera për tenderat që s’kanë lidhje me pandeminë, por asnjë prej institucioneve nuk preferoi të
jepte një përgjigje.
Eksperti i Ekonomisë, Pano Soko argumenton se bashkitë kanë kryer blerje jo emergjente
duke mos u përshtatur me situatën. Natyrisht që ky është një tregues papërgjegjshmërie, e pakta që mund të thuhet. Bashkitë e kanë kuptuar që situata buxhetore mund të kolapsonte dhe kanë nxituar të realizojnë çfarë blerjesh kishin mundësi të kryenin, duke përdorur artifica apo vrima që mund të gjenin në legjislacion. Por kjo do të thotë që të mos jesh i përgjegjshëm dhe të mos jetosh me situatën. Ato lekë që u shpenzuan për blerje jo emergjente, mund të ishin jetike në një sektor tjetër. Kjo duket se as iu ka interesuar fare bashkive, u shpreh Soko.

Soko shtoi gjithashtu se disa bashki duhet të jen subjekt i APP-sè apo KLSH-së për të kuptuar procedurat e ndjekura në tenderime. Aktiviteti i Bashkive patjetër që do të jetë subjekt revizionimi. Për rastet specifike të Bashkisë Vlorë dhe Tiranë nuk di të shprehem a ka shkelje të procedurës ligjore. Unë kam parë raste kur bashki të ndryshme kanë realizuar procedura tenderimi për blerje jo emergjente dhe jo në lidhje me pandeminë dhe natyrisht ato raste duhet të investigohen nga APP apo KLSH, shtoi Soko.

Siç edhe rezulton nga verifikimet e mësipërme, bashkitë në vend kanë “injoruar” situatën e
jashtëzakonshme ku ndodhet vendi, pasojë e pandemisë “Covid-19” duke thyer njëherazi edhe thirrjet e Agjencisë së Prokurimit Publik.

Marrë nga Faktoje.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shpërdorim fondesh në kohë krize tenderat në kohë krize shpërdorim fondesh në kohë krize tenderat në kohë krize

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin