Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Shpërndanin kokainë në Tiranë, ‘Shqiponjat’ kapin dy trafikantët, shisnin në rrugën “Muhamet Gjollesha̶
3 November 2019, 12:38Nga DOSJA
TIRANË– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur në flagrancë me 32 doza kokainë gati për t’u shitur,
Në pranga kanë rënë: F. M., 30 vjeç, dhe A. L., 18 vjeç, banues në Tiranë, të cilët operonin rreth rrugës “Muhamet Gjollesha”.
Gjatë kontrolleve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 32 doza kokainë; një dozë kanabisi; 3 aparate celular; një armë e ftohtë thikë dhe 66 600 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
NJOFTIMI I PLOTË:
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogërave të forta në doza.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Weekend”.
Operacioni i zhvilluar nga forca e posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.
Sekuestrohen 32 doza kokainë, një dozë kanabisi, armë e ftohtë thikë, aparate celular dhe një sasi lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Në pranga dy poseduesit.
Forca e posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Ëeekend”, shtetasit:
F. M., 30 vjeç, dhe A. L., 18 vjeç, banues në Tiranë.
Në rrugën “Muhamet Gjollesha” këta dy shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponjat” me 32 doza kokainë dhe një dozë kanabisi të bëra gati për shitje.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë; një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kanabisi; 3 aparate celular; një armë e ftohtë thikë dhe 66 600 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
(K.M./DOSJA.AL)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Një gramë hashash për një kartë telefoni. Kjo është skema e zbuluar për shpërndarje hashashi në burgun e Fushë Krujës , qe u mbyll me pezullimin nga detyra të t...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka organizuar një mbledhje dy ditë pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Mësoh...
FUSHË KRUJË- Një aksident i trefishtë ka ndodhur sot në mesditë në autostradën Fushë Krujë-Milot në afërsi të fshatit Luzë. Në aksident janë përfshir...
TIRANË– Një video denoncuese ka ardhur në redaksinë e Dosja.al, ku duket se punimet për ndërtimin e hotelit pas 15-katëshit vazhdojnë pa pushim. Edhe pse ë...
TIRANË-Është finalizuar një operacion policor i koduar si “Kamza”, ku bëhet fjalë për një tjetër rast ku është zbuluar dhënia e ndihmës për kalim të p...
VLORË- Mëngjesin e sotëm trageti i kësaj lindje duhet të kishte arritur në qytetin bregdetar të Vlorës, por për shkak të dallgëve të forta dhe erës që nuk...
DURRËS– Një vajzë është gjetur e pajetë në plazhin e Durrësit, pranë pistës “Kosova”.Mendohet se viktima i përket moshës 25-30-vjeçare dhe se nga kq...
TIRANË– Policia ka arrestuar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Ali Demi”, të shumëkërkuarin e Vlorës, Taulant Manaj (Beqiraj). 29-vjeçari cilësohej si n...