LIVE UPDATES
Aktualitet

‘S’na është kthyer asnjë ngarkesë për çështje sigurie’, faktet që flasin kundër Ramës. Vendet e BE s’kanë

22 January 2020, 19:09 Nga DOSJA

TIRANË- “Nga qindra mijëra ton prodhime vendase të eksportuara nuk na është kthyer mbrapsht nga BE një kg i vetëm për çështje sigurie, në kuptimin e përmbajtjes ushqimore”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama më 26 tetor të vitit 2018 në një takim me fermerët. “Faktoje” verifikoi këtë deklaratë duke marrë të dhëna nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), eksportues të produkteve bujqësore dhe fermerë.

Sipas të dhënave të AKU për vitin 2018 nga Sektori i Inspektimit janë trajtuar 6 raste të produkteve bujqësore të konstatuara me probleme të cilësisë. Sinjalizimi për problemet me cilësinë ka ardhur nga agjencia europiane RASFF (Food and Feed Safety Alerts). Krijuar në 1979-n, RASFF, shmang shumë rreziqe të produkteve të pasigurta ushqimore për konsumatorët europianë. Produktet e gjetura me probleme për 2018-n me burim Shqipërinë, sipas raportit të RASFF, janë kastravecët, lule misri, hithrat, domatet, specat dhe mollët të cilat kishin përmbajtje të pesticideve dhe sëmundjeve. Këto produkte kishin si destinacion Greqinë dhe Gjermaninë.

Njësoj si në vitin 2018 raste me cënimin e cilësisë ka pasur edhe në vitin 2019, (8 të tilla). Probleme janë identifikuar në kastraveca, lule shtogu, kunguj, speca dhe mollë të cilat janë gjetur me përmbajtje pesticidesh. Destinacionet e këtyre produkteve kanë qenë Kroacia, Greqia, Sllovenia dhe Gjermania. Masat që ka marrë AKU-ja kanë qenë gjobat dhe deri tek mbyllja e subjektit në shkelje. Megjithatë për shumë nga produktet e eksportuara që AKU i ka cilësuar si brenda standardeve, vendet pritëse i kanë raportuar si me probleme.

Si është e mundur që dy autoritete me të njëjtin objekt pune, AKU dhe RASFF, japin versione të ndryshme për cilësinë e të njëjtit produkt? AKU tha për “Faktoje” se për produktet që janë konstatuar me probleme nga RASFF, për legjislacionin tonë, (baza e të cilit është Udhëzimi Nr. 5, datë 14.05.2014) rezultojnë me një nivel brenda normës së lejuar në ndryshim nga ai i vendit pritës.

AKU, ligji dhe eksperti

AKU e ka detyrim ligjor të ushtrojë kontrolle për cilësinë e produkteve të import-eksportit në pikat kufitare. Ashtu siç pranohet nga përgjigja zyrtare që AKU ka dhënë për “Faktoje”, jo çdo herë ky kontroll kryhet. “Përgjithësisht, çdo kalim produkti që eksportohet, inspektohet nga AKU në PIK (Pikat e Inspektimit Kufitar), por kemi ndeshur edhe përballë faktit kur subjektet nuk janë paraqitur në sportelet e inspektorëve të AKU për kryerjen e kontrollit përkatëse”. Sipas Alban Zusit, ekspert i sigurisë ushqimore, “Ligji për Sigurinë Ushqimore” është shumë problematik.

“Ne kemi një sistem të fragmentarizuar të sigurisë ushqimore. AKU në fakt kontrollon vetëm një pjesë të tregut, por se cfarë ndodh në fushë dhe në stallë ky nuk është problemi i AKU. Fermeri është totalisht pa asnjë lloj kontrolli. Ai mund të bëjë gjithçka dhe askush nuk mban përgjegjësi për të”. Fakti që në Shqipëri nuk kryhen kontrolle konfirmohet edhe nga eksportuesi në zonën e Myzeqesë, Mystehak Goga. “Analiza ne nuk i bëjmë se s’kemi laboratore, po i bëjnë ata që marrin. Përderisa ata i kanë bërë dhe i kanë pëlqyer do të thotë se jemi OK”, tha ai për “Faktoje”.

Eksperti Zusi, ngre një tjetër problem për produktet bujqësore jo të destinuara për eksport. Përgjithësisht, për produktet e eksportit bëhen analiza, ndërkohë për produktet për konsum të brendshëm nuk është e njëjta siguri. Nisur nga deklarata fillestare e kryeministrit Rama, se asnjë kilogram i produkteve bujqësore shqiptare nuk është kthyer, AKU konfirmoi për “Faktoje” se në  6 raste në vitin 2018 në disa vende europiane janë gjetur produkte shqiptare me probleme për çështje sigurie ushqimore, por ato nuk janë kthyer pasi vendet pritëse i kanë asgjësuar.

(Marrë nga Faktoje.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama frutat dhe perimet me pesticide siguria ushqimore edi rama frutat dhe perimet me pesticide siguria ushqimore


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin