LIVE UPDATES
Aktualitet

“Shqipëria e katërta në botë për vdekjet e larta reale nga Covid-19”, raporti i Health Data: Këto janë shkaqet që re

21 May 2021, 09:00 Nga DOSJA

Shqipëria renditet e katërta në botë për nivelin e vdekjeve reale nga Covid-19 në raport me popullsinë, pas Azerbajxhanit, Bosnjë Hercegovinës dhe Bullgarisë.
Të dhënat janë publikuar nga “Health Data”, një institut amerikan për vlerësimin e shëndetit. Sipas raportit, Shqipëria kishte në total 529 vdekje për 100 mijë banorë, për periudhën mars 2020 deri në maj 2021, duke u renditur e katërta ndër 20 vendet me vdekjet reale më të larta nga Covid-19.

Pas Shqipërisë renditet Meksika (478 vdekje për 100 mijë banorë), e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (482), Bjellorusia (472), Rumania (465) , Kazakistani (459), Peruja (447).

Sipas raportit, Shqipëria i ka vdekjet totale nga Covid-19 rreth 6 herë më shumë sesa deklarimet zyrtare, duke u renditur sërish ndër vendet që kanë normën më të ulët të deklarimeve zyrtare në raport me vdekjet totale, pas Bjellorusinë, dhe Azerbajxhanit. Në Maqedoninë e Veriut, raporti është 2, ndërsa në Mal të Zi është 1.4.

“Health Data” vlerëson se në mbarë globin, Covid-19 ka shkaktuar 6.9 milionë vdekje ose 2 herë më shumë sesa është deklaruar zyrtarisht deri tani. Vlerësimi bazohet në matjen e vdekjeve shtesë gjatë javëve pandemike krahasuar me atë që do të pritej bazuar në trendet dhe sezonalitetin e viteve të kaluara. Sidoqoftë, thotë raporti, niveli i vdekjeve shtesë nuk është i barabartë me totalin e vdekjeve COVID-19.

Vdekshmëria e tepërt ndikohet nga gjashtë faktorë:

a) niveli i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19, domethënë, të gjitha vdekjet që lidhen drejtpërdrejt me infeksionin COVID-19;
b) rritja e vdekshmërisë për shkak të shtyrjes së kujdesit shëndetësor të nevojshëm gjatë pandemisë;
c) rritja e vdekshmërisë për shkak të rritjes së çrregullimeve të shëndetit mendor përfshirë depresionin, përdorimin e shtuar të alkoolit dhe përdorimin e shtuar të opioideve;
d) zvogëlimi i vdekshmërisë për shkak të uljes së lëndimeve si rrjedhojë e kufizimit të lëvizjeve;
e) zvogëlimet e vdekshmërisë për shkak të transmetimit të zvogëluar të viruseve të tjerë, kryesisht të gripit, virusit të frymëmarrjes dhe fruthit;
f) zvogëlimet e vdekshmërisë kronike, të tilla si sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes, që ndodhin kur individët e dobët që do të kishin vdekur nga këto kushte vdiqën më shpejt si rrjedhojë e COVID-19.

Për të vlerësuar saktë vdekshmërinë totale të COVID-19, duhet të marrim parasysh të gjashtë këta nxitës të ndryshimit të vdekshmërisë që kanë ndodhur që nga fillimi i pandemisë”, thekson raporti.

Në vlerë absolute, shtetet me nivelin më të lartë të vdekjeve janë SHBA-të, me 912 mijë, të ndjekura nga India me 736.8 mijë, Meksika me 621.9 mijë, Brazili me 616.9 mijë dhe Rusia me 607.6 mijë.

Në Europë, kryeson Mbretëria e Bashkuar (210 mijë vdekje) e ndjekur nga Italia, me 178 mijë dhe Franca e Spanja me përkatësisht 134 dhe 124 mijë vdekje nga Covid-19. Më pas renditen Gjermania me 123 mijë dhe Rumania me 89 mijë.

Shtesa e vdekjeve në një vit pandemi sipas INSTAT, më shumë se 9300 persona.

Edhe më herët, të dhënat kombëtare dhe ato të Eurostat për shtetet e Europës treguan se Shqipëria kishte rritjen më të lartë të vdekjeve në periudhën pandemike dhe ndër të parat në Europë për shtesën e fataliteve në raport me popullsinë, përveç atyre shteteve që edhe në vite normale kishin një normë të lartë vdekshmërie, si psh Bullgaria.

Sipas INSTAT, nga prilli 2020 deri në mars 2021, u shënuan rreth 9,300 vdekje shtesë në krahasim me periudhat përkatëse të vitit të mëparshëm, kur virusi nuk ishte i pranishëm. (për të njëjtën periudhë, zyrtarisht janë 2423 vdekje Covid). Gjatë kësaj periudhe 12 mujore (prill 2020-mars 2021) kanë humbur jetën rreth 31 mijë persona, nga 21.8 mijë persona në prill 2019-mars 2020, me një rritje prej rreth 42.7%.

Ndërsa nga të dhënat e krahasuara me Europën, rezulton se Shqipëria, e cila zgjodhi të zbatojë kufizime të rrepta vetëm në mars-maj 2020 ka përjetuar valën më fatale të pandemisë, me një rritje të numrit të vdekjeve me 38% për mars-dhjetor 2020, krahasuar me mesataren e të njëjtës periudhë 2016-2019, pasi janari dhe shkurti kishin shënuar tendencë rënëse.

Shqipëria ka një diferencë rreth 30% më të lartë për shtesën e vdekshmërisë në periudhën e pandemisë me të gjithë shtetet e tjera të Europës.

E njëjta tendencë vijoi dhe në muajt e parë të vitit 2021, ku Shqipëria pa një rritje shumë më të lartë të fataliteve, në raport me shtetet e tjera të Europës.

MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet health data health data


Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...