LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë, detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

Preferenca e shqiptarëve për makina me motorë mbi 2 mijë kubikë lidhet me çmimet e përballueshme të automjeteve të përdorura të importuara, kryesisht nga Gjermania, Zvicra dhe Italia, ku taksat dhe sigurimet për motorët e mëdhenj janë të larta. Ndikojnë gjithashtu perceptimi i makinës si simbol statusi dhe nevoja për automjete më të fuqishme në zonat me terren të vështirë, apo dhe fakti që historikisht rrugët në Shqipëri kanë qenë të prishura, ndonëse vitet e fundit situata është përmirësuar.

5 November 2026, 07:25 Nga E. D

Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë, detyrimi i

TIRANË- Shqipëria renditet e para mes vendet europiane, për peshën më të lartë të automjeteve me motor mbi 2,000 kubikë. Sipas të dhënave të Eurostat, rreth 30% e totalit të automjeteve apo rreth 300 mijë i përkasin kategorisë së fuqisë motorike të lartë. Nga totali i automjeteve mbi 2 mijë kubikë, 27.8% e tyre janë me naftë dhe 2.4% me benzinë.

Preferenca e shqiptarëve për makina me motorë mbi 2 mijë kubikë lidhet me çmimet e përballueshme të automjeteve të përdorura të importuara, kryesisht nga Gjermania, Zvicra dhe Italia, ku taksat dhe sigurimet për motorët e mëdhenj janë të larta. Ndikojnë gjithashtu perceptimi i makinës si simbol statusi dhe nevoja për automjete më të fuqishme në zonat me terren të vështirë, apo dhe fakti që historikisht rrugët në Shqipëri kanë qenë të prishura, ndonëse vitet e fundit situata është përmirësuar.

Kjo preferencë për makinat me fuqi motorike të lartë pritet të penalizojë shumë përdorues veturash. Nga ndryshimet e propozuara në projektligjin “Për taksat kombëtare”, pronarët e këtyre mjeteve pritet të përballen me rritjen më të madhe të detyrimit të taksës vjetore të mjeteve të përdorura.

Propozimet me paketën fiskale krijojnë për herë të parë dy nivele të taksimit sipas madhësisë së motorit. Nisur edhe nga numri i lartë i tyre, për automjetet me fuqi motorike mbi 2,000 cc  propozohet taksë fikse për karburantin më e lartë sesa për kategoritë e tjera.

Aktualisht, taksa fikse për llogaritjen e detyrimit vjetor të mjeteve është 12.5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën, pa dallim sipas cilindratës.

Me propozimin e ri, për automjetet me motor mbi 2,000 ç, taksa fikse për naftën do të jetë 26 lekë, ndërsa për benzinën 21 lekë. Ndërsa për automjetet me cilindratë deri në 2,000 ç, përfshirë edhe autoveturat, taksa fikse propozohet të jetë 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën. Krahas taksës fikse ndryshojnë edhe koeficientët e vjetërsisë.

Monitor ka përllogaritur detyrimin e ri për autoveturat me fuqi motorike 2,500 cc. Sipas llogaritjeve duke përfshirë, edhe koeficentët e rinj të viteve të përdorimit të mjeteve të cilat janë rishikuar, detyrimi vjetor për pronat e autoveturave me naftë, në varësi të moshës së mjetit, do të rritet nga 80% deri në 289%. Për makinat me benzinë rritja e detyrimit varion nga 65% deri 236%.Për të dyja kategoritë rritja më e madhe, efekti më i madh do të ndihet te automjetet e vjetra, të moshës 30 vjeçare. Sa do të rritet detyrimi për mjetet mbi 2 mijë kubikë; Shembujt

Për një autoveturë me naftë 4-vjeçare dhe 2,500 cc, detyrimi vjetor aktualisht është 5,625 lekë. Pas ndryshimeve fiskale detyrimi arrin në 13,650 lekë, ose 8,025 lekë më shumë, me një rritje prej 80%. Për një autoveturë 10-vjeçarë me naftë apo e prodhuar në 2016, detyrimi për taksën vjetore nga 7,500 lekë që paguhet aktualisht do të arrijë në 21,450 lekë. Rritja me 140%.

Edhe pronarët e makinave me benzinë do të përballen me një rritje të konsiderueshme, megjithëse më të ulët se ajo e makinave me naftë. Te makinat me benzinë të moshës 10 vjeçare, detyrimi nga 6 mijë lekë që është aktualisht llogaritet të arrijë në 17,325 lekë për autovetura me 2,500 cilindrat. Detyrimi rritet në vlerë 11,325 lekë apo 111% më shumë. Për automjetet me benzinë 30-vjeçare, detyrimi vjetor do të arrijë në 43,050 lekë, nga 19,500 lekë që është aktualisht. Detyrimi në vlerë do të rritet 23,550 lekë ose 236%.

Detyrimi rritet edhe për makinat deri në 2 mijë kubik 

Sipas ndarjes së fuqisë motorike që Eurostat bën për automjetet, në Shqipëri 40% e totalit i përkasin fashës nga 1,400 deri 1,999 kubikë dhe 5.5% e tyre nën fashën e 1,399 kubikëve. Monitor përllogariti detyrimin e ri edhe për autoveturat me cilindrat deri në 2,000 cc, si për makinat me naftë, edhe me benzinë, duke marrë në konsideratë moshën e mjetit, nivelin e ri të taksës fikse të propozuar për karburantin dhe koeficientet e rinj të viteve të përdorimit.

Sipas përllogaritjeve nga 71% deri në 175% do të rritet detyrimi i taksës vjetore për makinat me naftë deri në 2,000 cc, në varësi të moshës së automjetit. Edhe për makinat me benzinë detyrimi vjetor për taksën e mjetit do të rritet nga 71 deri në 175% në varësi të moshës.

Niveli aktual i taksës fike

Taksa fikse për llojin e karburantit është 12,5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën. Koeficienti sipas vjetërsisë së mjetit është si në shtojcën 1 bashkëlidhur këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. Mjetet me vjetërsi nga 0-3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse.

Propozimi për ndryshimet e taksës fikse  

-Taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën, 20 lekë për benzinën dhe 20 lekë për gazin për mjetet me vëllim deri në 2 000 cm3 , për autoveturë, motomjet ATP (sipas grupit I të koeficientit të vjetërsisë) dhe gjithë të tjerat (APV) (sipas grupit II të koeficientit të vjetërsisë); ii.

-Taksa fikse për llojin e karburantit është 26 lekë për naftën, 21 lekë për benzinën dhe 21 lekë për gazin për mjetet me vëllim më të madh se 2 000 cm3 , për autoveturë, ATP (sipas grupit I të koeficientit të vjetërsisë) dhe gjithë të tjerat (APV) (sipas grupit II të koeficientit të vjetërsisë);/Monitor

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin