4 November 2026, 19:39
Nga E. D
Kastriot Skënderaj
ELBASAN- Drejtori i Policisë së Elbasanit, Kastriot Skënderaj ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin e fuqishëm në pallat 5-katësh në Elbasan. Ai bëri me dije se telefonata në sallën operative është marrë rreth orës 16:40, ndërsa shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për t'u ardhur në ndihmë banorëve. Skënderaj theksoi më tej se shkaku i shpërthimit nuk është konfirmuar ende, por dyshimet e para lidhen me një bombol gazi.
“Ju bëj me dije se telefonata në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ka ardhur rreth orës 16:40. Shërbimet e Policisë, të cilat ndodheshin në afërsi të vendngjarjes, kanë mbërritur menjëherë dhe kanë konstatuar një zjarr në katin e tretë të një pallati, ku ndodhemi edhe ne aktualisht. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në numër të konsiderueshëm dhe u kanë ardhur në ndihmë qytetarëve që ndodheshin në apartament, duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre, përfshirë edhe personat që ishin asfiksuar nga tymi. Një grua ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër, i cili ndodhej në katin e tretë të apartamentit, ende nuk është gjetur. Këtë rast po e trajtojmë me vëmendje maksimale. Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, por në këtë fazë nuk mund të japim një shkak të saktë për atë që ka ndodhur. Fillimisht informacioni që kemi marrë ka qenë për një bombol gazi, por tashmë duhet të presim konfirmimin nga shërbimet zjarrfikëse dhe grupet e specializuara që po vijnë nga Tirana, për të përcaktuar nëse kemi pasur të bëjmë me zjarr apo me një shkak tjetër. Pas shuarjes së zjarrit do të kemi një informacion më të qartë dhe do të mund të sqarojmë më tej rrethanat e ngjarjes," tha Skënderaj./Dosja.al
Kastriot Skënderaj
Aktualitet
4 November 2026, 19:31
Elton Qyno
BULQIZË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja makabre e Urim Fikut, që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bulqizë.&nb...
Aktualitet
4 November 2026, 19:24
G.M
banori
ELBASAN- Një prej banorëve të pallatit pesëkatësh të goditur nga shpërthimi i fuqishëm në Elbasan ka tregu...
Aktualitet
4 November 2026, 19:06
G.M
pamje
FIER- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme, ku një 74-vjeçar është përplasur nga një ...
Aktualitet
4 November 2026, 18:49
G.M
pamje
TIRANA- Tensione dhe përplasje janë regjistruar para godinës së Kryeministrisë gjatë revoltës së sotme, ku polic...
Aktualitet
4 November 2026, 18:29
E. D
TIRANË- Situata është përshkallëzuar në protestën te Kryeministria, pasi protestuesit janë përplasur me efekt...
Aktualitet
4 November 2026, 18:24
E. D
TIRANË- Tensione të forta kanë ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure përpara Kryeministrisë, ku protestuesit j...
Aktualitet
4 November 2026, 18:22
G.M
Thoma Mastora
GJIROKASTER- Thoma Mastora është dënuar me 30 vite burg nga Gjykata e Gjirokastrës për vrasjen e çiftit të ...
Aktualitet
4 November 2026, 18:19
E. D
TIRANË- Një shqetësim i ri është ngritur lidhur me praktikat e kërkimit të detyrimeve të prapambetura ndaj klient&...
Aktualitet
4 November 2026, 18:03
Elton Qyno
Urim Fiku
BULQIZË- Ngjarja që u raportua fillimisht nga familjarët se Urim Fiku ishte sulmuar dhe kafshuar për vdekje nga një ka...
Aktualitet
4 November 2026, 17:55
E. D
TIRANË- Konfindustria paralajmëron për një përkeqësim të mundshëm të ekonomisë shqiptare gjatë viti...