LIVE UPDATES
Sport

Shqipëria mund të përfitojë, Caprile pranon se do ta shqyrtonte një ftesë nga Maran

Për Shqipërinë, emri i Capriles mund të përfaqësojë një mundësi shumë interesante për të ardhmen e portës kuqezi. Për momentin, megjithatë, portieri i Cagliarit vazhdon të shpresojë te Italia. Nëse kjo derë nuk hapet, alternativa shqiptare mund të marrë një rëndësi tjetër.

16 November 2026, 21:20 Nga DOSJA
Shqipëria mund të përfitojë, Caprile pranon se do ta

ITALI - Portieri i Cagliarit rrëfen rrugëtimin e vështirë drejt Serie A, largimin nga Napoli i Contes dhe ambiciet për kombëtaren italiane. Megjithatë, nuk e përjashton një ftesë nga Shqipëria, falë shtetësisë që ka përfituar përmes partneres së tij.

Elia Caprile po kalon një moment të rëndësishëm në karrierën e tij. Portieri 23-vjeçar i Cagliarit është shndërruar në një nga emrat më interesantë të futbollit italian, ndërsa për herë të parë ka folur hapur edhe për mundësinë e një aventure me kombëtaren shqiptare. Në një intervistë për Corriere della Sera, ai ka rrëfyer vështirësitë e fillimit të karrierës, vendimin për t'u larguar nga Napoli dhe objektivat e tij në nivel ndërkombëtar.

Nga mendimet për t'u dorëzuar te ëndrra e Serie A
Rruga e Capriles drejt majave të futbollit nuk ka qenë aspak e lehtë. Në adoleshencë, portieri është përballur me paragjykime nga disa prej trajnerëve të tij, të cilët e konsideronin shumë të shkurtër dhe mbipeshë për të pasur një të ardhme në këtë pozicion.

"Kam menduar shumë herë të hiqja dorë", pranon ai, duke kujtuar periudhën kur ishte 15-16 vjeç dhe kishte filluar të humbiste besimin te vetja.

Mbështetja e dy trajnerëve të portierëve, Bressan dhe Squizzi, rezultoi vendimtare për të mos hequr dorë nga ëndrra. Ata e ndihmuan të rikthente besimin dhe të kuptonte se vetëm puna dhe sakrifica mund ta çonin drejt objektivave të tij. Caprile u motivua edhe nga dëshira për t'u treguar të gjithëve se kishin gabuar në vlerësimin e tij. Pas eksperiencave me Chievon, Leeds United, Barin dhe Empolin, ai arriti të afirmohej në Serie A.

Napoli i Contes, një largim për të mos qëndruar në stol
Një tjetër moment i rëndësishëm në karrierën e tij ishte largimi nga Napoli. Antonio Conte i kishte propozuar të konkurronte me Alex Meret për vendin e titullarit, por Caprile, në moshën 23-vjeçare, nuk dëshironte të kalonte një tjetër sezon në rolin e zëvendësuesit. Trajneri italian preferoi Meret, një zgjedhje që Caprile sot e konsideron të drejtë, veçanërisht pas fitimit të titullit kampion nga Napoli. Megjithatë, për të ishte e rëndësishme të luante rregullisht.

"Pa ndeshjet e së dielës, ishte sikur më mungonte një pjesë e vetes", shpjegon portieri, duke kujtuar se si në janar i komunikoi klubit dëshirën për t'u larguar. Fillimisht, vendimi nuk u prit mirë nga Conte, por në fund palët arritën ta kuptonin njëra-tjetrën.

Kalimi te Cagliari i dha mundësinë të bëhej protagonist dhe të gjente vazhdimësinë që kërkonte. Lidhja me klubin sard është tashmë shumë e fortë, aq sa kur u pyet nëse ndihej gati për një skuadër të madhe, ai u përgjigj me një fjali domethënëse: "Po mendoj për Cagliarin. Ky është Champions-i im".

Mesazhi për Mancinin: “Jam në atë nivel”
Objektivi i madh i Capriles mbetet kombëtarja italiane. Portieri beson se ka arritur nivelin për të konkurruar me emrat më të mirë të Italisë dhe nuk e fsheh dëshirën për të marrë një ftesë nga Roberto Mancini. "Mendoj se jam në atë nivel", deklaron ai, duke shtuar se është i vetëdijshëm që gjithçka mund të ndryshojë dhe se për momentin duhet të përqendrohet te paraqitjet me Cagliarin.

Edhe më herët, pas barazimit me Juventusin më 12 tetor, ai kishte theksuar se rruga drejt kombëtares kalon vetëm përmes paraqitjeve të mira me klubin. "Mund të rikthehem te Azzurrët vetëm duke bërë mirë për Cagliarin dhe duke dhënë gjithçka për këtë ekip", ishte mesazhi i tij.

Shqipëria në pritje të një mundësie
Por ndërsa Caprile synon të bindë Italinë, në horizont ekziston edhe një alternativë tjetër. Portieri ka fituar shtetësinë shqiptare përmes partneres së tij, Emily, e cila ka origjinë shqiptare. Një zhvillim që e bën emrin e tij interesant edhe për kombëtaren kuqezi.

Në intervistën për Corriere della Sera, Caprile ka pranuar se deri tani nuk ka pasur kontakte nga Federata Shqiptare e Futbollit, por nuk e ka mbyllur derën për një mundësi të tillë. "Nuk e di nëse mund të dalë diçka nga kjo. Deri tani, askush nga federata shqiptare nuk ka trokitur në derën time. Nëse më kontaktojnë, do ta vlerësoj", është shprehur portieri.

Një deklaratë që nuk përfaqëson një zgjedhje përfundimtare në favor të Shqipërisë, pasi ëndrra e tij mbetet të përfaqësojë Italinë. Megjithatë, fakti që nuk e përjashton një ftesë nga kuqezinjtë është një sinjal që meriton vëmendje. Për më tepër, çështja nuk është vetëm e dëshirës së lojtarit. Caprile është grumbulluar më parë nga Italia, por nuk ka debutuar me kombëtaren A. Kjo rrethanë është e rëndësishme, por nuk mjafton automatikisht për të ndryshuar federatë. Rregulloret e FIFA-s kërkojnë edhe plotësimin e kritereve përkatëse të lidhjes me vendin që lojtari dëshiron të përfaqësojë.

Për Shqipërinë, emri i Capriles mund të përfaqësojë një mundësi shumë interesante për të ardhmen e portës kuqezi. Për momentin, megjithatë, portieri i Cagliarit vazhdon të shpresojë te Italia. Nëse kjo derë nuk hapet, alternativa shqiptare mund të marrë një rëndësi tjetër.

B.T (Dosja.al)
 
 
 

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin