Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ylli i Real Madridit analizon fillimin e vështirë të sezonit dhe pranon se pushimet e gjata pas Botërorit, mungesa e përgatitjes fizike dhe pasiguria për të ardhmen kanë ndikuar në paraqitjet e tij.

SINGAPOR - Vinicius Junior ka pranuar se nuk ka bërë përgatitjen e duhur gjatë verës, duke e lidhur këtë me vështirësitë që po kalon në fillimin e sezonit me Real Madridin. Sulmuesi brazilian, i cili ndodhet në Singapor me kombëtaren e tij, foli hapur për gjendjen fizike dhe momentin jo të mirë që po përjeton.
“Nuk mendoj se u përgatita aq mirë sa mund të isha përgatitur pas Kupës së Botës, sepse ndikimi i kësaj gare është i konsiderueshëm për të gjithë brazilianët”, deklaroi 26-vjeçari në konferencën për shtyp.
Brazili u eliminua në raundin e 16-tave të Botërorit nga Norvegjia, me rezultatin 1-2, dhe Vinicius përfitoi nga pushimet për të kaluar më shumë kohë me familjen. Megjithatë, ai pranon se e uli ndjeshëm ritmin e stërvitjes.
“E shfrytëzova këtë kohë për t'u argëtuar, për të pushuar, për t'u çlodhur dhe për të kaluar më shumë kohë me familjen time. Përfundova duke u stërvitur më pak se vitet e kaluara. Kjo mund të ketë ndikuar në fillimin tim të sezonit”, shpjegoi sulmuesi.
Një tjetër faktor që mund të ketë ndikuar ishte pasiguria rreth të ardhmes së tij. Gjatë verës, emri i Vinicius u lidh me disa klube, mes tyre edhe Arsenalin, përpara se braziliani të rinovonte kontratën me Real Madridin deri në vitin 2032, në muajin gusht.
“Me kaq shumë klube të interesuara verën e kaluar, u ndjeva vërtet i mbingarkuar, njësoj si me situatën te Real Madridi. Por sezoni është ende shumë i gjatë”, u shpreh ai.
Statistikat e tij deri tani pasqyrojnë një fillim larg pritshmërive: në 12 ndeshje ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhënë tri asiste. Për më tepër, pozicioni i tij në krahun e majtë është vënë në diskutim pas paraqitjeve të Yan Diomandé, i cili ka fituar hapësira në atë zonë të fushës.
Megjithatë, Vinicius nuk e fsheh se është në një moment që kërkon përmirësim, por beson te aftësia e tij për t'u rikthyer në nivelin më të mirë.
“Unë jam njeri, shpesh bëj gabime, por gjithmonë përpiqem të përmirësohem”, përfundoi braziliani.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Crystal Palace duket se e ka gjetur pasardhësin e Pierre Sage. Sipas raportimeve të mediave angleze, Thomas Frank pritet të marrë d...
ZVICER - UEFA po kërkon një kandidat për të sfiduar Gianni Infantinon në zgjedhjet e ardhshme për presidencën e FIFA-s. Komi...
ITALI - Lajme pozitive për Milanin në lidhje me gjendjen fizike të Mike Maignan. Portieri francez, i cili u detyrua të largohej në pus...
ZVICER - Arsène Wenger nuk do të jetë rival i Gianni Infantinos në garën për presidencën e FIFA-s. Sipas gazetës brit...
ITALI - Rikthimi i Ronaldinhos në fushën e lojës, 11 vite pas tërheqjes, nuk ishte thjesht një shfaqje nostalgjie. Në moshën...
ITALI - Cristian Chivu është fituesi i çmimit prestigjioz “Panchina d’Oro” për vitin 2026. Trajneri rumun u vlerësu...
SPANJE - Jeta e re e Dani Alves si predikues ungjillor po i kushton shtrenjtë. Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Barcelonës, tani 43 vjeç, &...
BRAZIL - Carlo Ancelotti po përballet me një valë të fortë kritikash në Brazil. Humbja 3-2 ndaj Japonisë në Singapor ka...
ANGLI - Emërimi i Mauricio Pochettinos në stolin e Manchester United ka nxitur reagime të shumta në Angli. Mes tyre është edhe ai...
Rodrygo gjatë humbjes 1-2 të Real Madridit ndaj Manchester Cityt, në dhjetor 2025 gjatë fazës së grupeve të Ligës s&eum...