Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Treguesi mat se çfarë pjese te të ardhurave totale të popullsisë merr një e pesta e individëve me të ardhurat më të ulëta, pasi janë zbritur taksat dhe janë përfshirë transfertat sociale. Sa më e ulët të jetë kjo përqindje, aq më e vogël është pjesa e të ardhurave që përfiton grupi më i varfër në raport me pjesën tjetër të shoqërisë.
Shqipëria ka nivelin më të ulët të të ardhurave që përfiton shtresa më e varfër e popullsisë në krahasim me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Në vitin 2025, 20% e popullsisë me të ardhurat më të ulëta përfitonte vetëm 3.6% të totalit të të ardhurave pas taksave, sipas të dhënave krahasuese rajonale nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw).
Kjo është pesha më e ulët në rajon dhe dëshmon një shpërndarje më të pabarabartë te të ardhurave në dëm të shtresës më të varfër.
Treguesi mat se çfarë pjese te të ardhurave totale të popullsisë merr një e pesta e individëve me të ardhurat më të ulëta, pasi janë zbritur taksat dhe janë përfshirë transfertat sociale. Sa më e ulët të jetë kjo përqindje, aq më e vogël është pjesa e të ardhurave që përfiton grupi më i varfër në raport me pjesën tjetër të shoqërisë.
Në Shqipëri, për çdo 100 lekë të ardhura të disponueshme që siguron e gjithë popullsia, vetëm 3.6 lekë u takojnë 20% të individëve me të ardhurat më të ulëta, ndërsa 96.4 lekët e tjera shpërndahen te pjesa tjetër e popullsisë.
Diferenca është veçanërisht e madhe me Kosovën, ku një e pesta e popullsisë me të ardhurat më të ulëta përfiton 6.6% të totalit të të ardhurave pas taksave. Pesha e të ardhurave të kësaj shtrese në Kosovë është gati 1.8 herë më e lartë se në Shqipëri.
Edhe vendet e tjera të rajonit kanë një shpërndarje më të favorshme për grupin me të ardhurat më të ulëta. Në Malin e Zi, 20% e popullsisë më të varfër përfiton 4.4% të të ardhurave totale, në Bosnjë-Hercegovinë 4.3%, në Serbi 4.1% dhe në Maqedoninë e Veriut 4%.
Megjithëse diferencat me disa prej vendeve janë më të vogla se me Kosovën, Shqipëria mbetet e fundit në rajon për pjesën e të ardhurave që shkon te shtresa më e varfër.
Pesha e ulët e të ardhurave të 20% të popullsisë më të varfër është një tregues i rëndësishëm i pabarazisë ekonomike dhe i pozitës së dobët financiare të kësaj shtrese në raport me pjesën tjetër të shoqërisë.
Një vend mund të ketë një pjesë më të ulët të të ardhurave për shtresën më të varfër, por një nivel më të lartë të ardhurash mesatare. Për të vlerësuar varfërinë reale duhen marrë në konsideratë edhe të ardhurat konkrete të familjeve, kostoja e jetesës dhe përqindja e popullsisë që jeton nën pragun e varfërisë.
Për Shqipërinë, të dhënat e vitit 2025 evidentojnë se grupi me të ardhurat më të ulëta merr një pjesë më të vogël të të ardhurave totale se në çdo vend tjetër të rajonit. Kjo e bën këtë shtresë veçanërisht të ndjeshme ndaj rritjes së çmimeve dhe shpenzimeve të domosdoshme, pasi familjet me të ardhura të pakta kanë më pak hapësirë financiare për të përballuar kostot e ushqimeve, banesës dhe shërbimeve bazë.
Treguesi ngre gjithashtu çështjen e efektivitetit të politikave të rishpërndarjes së të ardhurave, përfshirë sistemin e taksave dhe transfertat sociale, pasi diferenca mbetet e lartë edhe pas përfshirjes së tyre në të ardhurat e disponueshme të popullsisë./Monitor
Kondicionerë Rritja e numrit të familjeve që konsumuan më shumë se 700 kWh energji dha ndikim në rritjen e inflacionit gjat&eum...
Foto ilustruse TIRANA- Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthje...
Edi Rama TIRANË- Shtyrja e Samitit të NATO-s në Tiranë përtej vitit 2027 lidhet me një riorganizim të takimeve të...
pamje\ TIRANË- Protestuesit u mblodhën sërish këtë të diel para Kryeministrisë, në vijim të protestave kundë...
Artjol Ramaj SPANJË- Prokuroria spanjolle ka kërkuar 22 vite e 5 muaj burg për 52-vjeçarin, i njohur me nofkën 'El Seco', i akuzuar...
Lënda narkotike MALTA- Një 40-vjeçar shqiptar ndodhet në gjendje kritike në Maltë, pasi dyshohet se gëlltiti një sas...
pamje MAQEDONI- Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po bëhen gati të rikthehen në protesta, nëse qeveria e kry...
pamje KAPSHTICË- Dy tentativa për kontrabandë mallrash janë zbuluar dhe bllokuar në pikën kufitare të Kapshticë...
pamje TIRANË- Disa protestues janë shoqëruar nga Policia e Shtetit gjatë tubimit të zhvilluar këtë të diel para godin&...
protestuesi TIRANË- Një protestues, pjesëmarrës gjatë tubimit të sotëm para Kryeministrisë, ka akuzuar kryeministrin R...