LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria, ndër 5 vendet e Europës që kanë bërë më pak doza vaksina për 100 banorë; Sa efektiv po rezulton procesi

8 April 2021, 05:09 Nga DOSJA
Shqipëria, ndër 5 vendet e Europës që kanë

Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta në të gjithë Europën, teksa me afrimin e verës, vendet po përpiqen që të çlirojnë sa më shumë ekonominë e tyre. Sipas “Worldindata”, që ndjek ecurinë e përditshme të vaksinimit, deri në datën 6 prill, Mbretëria e Bashkuar është shteti që ka ecur më mirë me këtë proces, duke administruar 55 doza për 100 mijë banorë. Shifra llogaritet si një dozë e vetme dhe mund të mos jetë e barabartë me numrin total të njerëzve që janë vaksinuar, në varësi të regjimit specifik, sqaron “Worldindata”.

Në Mbretërinë e Bashkuar, sipas sky.com, rreth 31.6 milionë persona (60% e të rriturve) e kanë marrë dozën e parë, ndërsa 5.5 milionë (10.4%) kanë marrë të dyja dozat. Shteti britanik ka filluar të lehtësojë gradualisht kufizimet, por ende nuk e ka bërë të qartë nëse do të lejojë që shtetasit e tij të mund të udhëtojnë për pushime në verë, duke lënë prenotimet pezull.

Serbia është vendi i dytë në Europë për ritmin e lartë të vaksinimit, me 38.5 doza për 100 banorë. Shteti ballkanik eci shpejt me procesin që në mesin e janarit, duke siguruar vaksina nga Pfizer si dhe ruse e kineze. Serbia jo vetëm ka ecur me shpejtësi për t’i dhënë doza popullatës së vet, por është kthyer dhe në një qendër rajonale vaksinimi. “New Europë” shkuante në fillim të prillit se mijëra njerëz nga vendet fqinje u dyndën në Serbi gjatë fundjavave të fundit për të marrë vaksinat e tyre ndërsa Beogradi shpërndau doza falas në një shenjë solidariteti që u vlerësua në të gjithë botën.

“Më shumë se 22,000 njerëz nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe madje edhe Kroacia bllokuan pikat kufitare për orë të tëra gjatë fundjavës, pasi Serbia i ftoi ata që të merrnin doza falas. Midis tyre kishte gjermanë, holandezë, austriakë dhe sllovakë. Shumica e shqiptarëve erdhën me avionë me çarter. Kjo fushatë pasoi donacionet e fundit serbe të mijëra vaksinave drejtpërdrejt për qeveritë në rajon”, shkruan “New Europe”. ‘Iniciativa erdhi nga Qeveria Serbe dhe Dhoma e Tregtisë, e cila dërgoi një ftesë për biznesmenë të tjerë në Ballkanin Perëndimor dhe fillimisht siguroi 10, 000 vaksina për punonjësit e rreth 1,500 ndërmarrjeve”.

Serbia, me një popullsi prej rreth 7 milionë banorësh, është vlerësuar shumë në botë për vaksinimin e saj, që renditet në mesin e pesë më të mirëve në botë. Imunizimi masiv filloi në Serbi që nga mesi i janarit dhe deri tani rreth 2.35 milionë doza janë administruar një herë dhe rreth një milion njerëz janë rivaksinuar. Vendi siguroi furnizimet e hershme të AstraZeneca, Pfizer, Sputnik V dhe Sinopharm. Deri tani nuk ka të dhëna se si ka ndikuar vaksinimi në imunizimin e popullatës serbe. Në gjysmën e parë të marsit, qeveria serbe u detyrua të marrë sërish masa shtrënguese gjatë fundjavave.

Shteti i tretë që ka ecur më shpejt me vaksinimin në Europë është Hungaria, me 22.5 doza për 100 banorë deri në 6 prill. Por, një artikull i “Washington Post” i datës 29 mars konstatonte se ndonëse Hungaria ka vaksinuar më shumë nga popullsia e saj se çdo vend tjetër në Bashkimin Evropian, ajo vazhdon të jetë një nga më të këqijat në botë në numrin e vdekjeve COVID-19 për frymë.

Shkalla e lartë e vaksinimit në Hungari, një produkt i një strategjie prokurimi që siguroi doza nga Kina dhe Rusia përveç atyre të ofruara nga BE, nuk ka qenë në gjendje të ngadalësojë një rritje të pandemisë që i ka dhënë asaj shkallën më të lartë të vdekshmërisë dy-javore për frymë në botë, sipas Universitetit Johns Hopkins. Viktor Orban, kryeministri i Hungarisë, ka qenë kritik ndaj shpejtësisë së shpërndarjes së vaksinave të BE-së dhe kërkoi që vendi i tij të prishej me bllokun dhe të siguronte kontratat e vaksinave me vendet lindore. Hungaria ishte e para në BE që miratoi vaksinat Sinopharm të Kinës dhe Sputnik V të Rusisë, duke rritur furnizimet dhe duke e bërë atë një lider të BE-së në numrin e dozave të shpërndara për frymë, sipas “Washington Post”.

Shtetet e tjera me ritme të larta të vaksinimit janë Estonia, Danimarka, Islanda, Turqia, që kanë dhënë doza për të paktën një të pestën e popullsisë. Italia ka vaksinuar 19% të popullsisë, Greqia, rreth 18.7%.

Shqipëria, ndër pesë të fundit, me vaksinimin më të ulët të popullsisë në Europë

Pavarësisht shtimit të ritmit të vaksinimit gjatë dy javëve të fundit, Shqipëria renditet ndër vendet me përqindje më të ulët të popullsisë në Europë që e ka marrë të paktën një dozë dhe shumë poshtë mesatares europiane prej 18.5%. Deri në 6 prill ishin dhënë vaksina për 7.7% të popullsisë.

Shqipëria ia kalon vetëm Bullgarisë (7.5%), malit të Zi (5.5), Maqedonisë së Veriut (0.6%).

Vendi që ka ecur më pak me vaksinimin në Europë është Kosova, që ka bërë doza vetëm për 0.13% të popullsisë.

Çfarë tregon përvoja e Izraelit

Në Izrael, 60% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, me ritmet më të larta në botë, me vaksinën Pfizer. 80 për qind e popullsisë së rritur është plotësisht e vaksinuar dhe infeksionet e reja dhe vdekjet nga COVID-19 kanë rënë, sipas raportimeve të mediave. Ritmi i lartë i vaksinimit të Izraelit e ka bërë atë një nga vendet e pakta në gjendje të kthehet në pjesën më të madhe të rutinës së tij para-pandemike. Baret dhe bizneset, hotelet dhe klubet shëndetësore kanë filluar të kthehen në jetë në Izrael, shkruan “ctvnews.ca”.

Marrë nga Monitor

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet pandemia e koronavirusit ne shqiperi vaksinimi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin