Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Shqipëria në emergjencë, artistët dhe personazhet ‘VIP’ solidarizohen me të prekurit nga tërmeti 7 ballë (FOTOT)
26 November 2019, 11:04Nga DOSJA
TIRANË- Mëngjesin e kësaj të marte Shqipëria u trondit fuqishëm nga një tërmet me magnitudë 6.4 duke lënë deri më tani 11 viktima dhe rreth 600 të plagosur që po marrin ndihmën e parë në urgjencë.
Pas këtyre ngjarjeve traumatizuese për të gjithë qytetarët shqiptarë kanë reaguar pothuajse të gjithë artistët dhe personazhet e njohur në mbështetje të të prekurëve nga tërmeti i fuqishëm që ka shembur dhe rrafshuar me qindra shtëpi.
Në postimet e tyre personazhet VIP, janë solidarizuar me qytetarët shqiptarë pas tërmete të njëpasnjëshëm dhe teje shkatërrues.
Në postimet e tyre bie më shumë në sy fraza “Lutuni për Shqipërinë” teksa në sfond është një pamje e frikshme të banesave të rrënuara nën të cilat vdiqën 13 njerëz.
Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballëgoditivendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 13 viktima dhe mbi 600 të plagosur. Një viktimë u shënua në Thumanë një grua e moshuar humbi jetën pasi u zu nën rrënoja por shpëtoi nipi i saj, i cili u nxorr gjallë nga gërmadhat. Dy viktima të tjera u shënuan në Kurbin, pasi një person humbi jetën i përfshirë nga paniku në tentativë për t’i shpëtuar u hodh nga ballkoni. Po në këtë qytet, një tjetër ndërroi jetë pasi duke drejtuar automjetin humbi kontrollin duke u përplasur për vdekje.
A.C/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DURRES– Forcat Speciale të Republikës së Kosovës kanë mbërritur në Thumanë të Durrësit, aty ku situata pas tërmetit që goditi vendin, është tragjike. Siç...
TIRANË– Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka publikuar disa llogari bankare, ku të gjithë mund të dhurojnë para për t’u ardhur në ndi...
Aktualitet26 November 2019, 10:52
TIRANË- Teksa gjendja në vend pas lëkundjes së fuqishme të tërmetit mëngjesin e kësaj të marte raportohet teje e rëndë me 13 viktima dhe 600 të plagosur,...
TIRANË-Pezullohet mësimi në të gjithë territorin e vendit tonë, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë në orët e para të mëngjesit të sotëm...
DURRËS– Një pallat gjashtë katësh është fundosur dy kate nën tokë në Durrës si pasojë e lëkundjeve të tërmetit të fuqishëm që sot tronditi Shqipërinë.Si&cc...
SHQIPERI- Pamje të rënda shfaqen sot në sytë e të gjithë botës, kur vendi ynë është goditur nga një tërmet i rëndë me magnitudë 6.4 rihter dhe intesitet 7 ballë...
Shqipëri- Tërmeti i fuqishëm i cili goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm u ndje edhe në disa shtete të tjera të Ballkanit. Tërmeti është ndjerë e...
DURRES- Shkon në 13 numri i viktimave nga tërmeti 7 ballë që goditi sot Shqipërinë. Një trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e hotel ‘Miramar’ në Durrës.Tru...