Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Shqipërisë po i ikin ‘kokat’, Rama se beson: Raporti ka të dhënat e 5-6 viteve më parë, Meta e përdor, çfarë degrad
5 January 2021, 10:31Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si të ‘vjetër’ raportin e publikuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, e cila vuri alarmin lidhur me largimin e intelektualëve nga Shqipëria. Artikulli mori vëmendjen e kreut të shtetit, ndaj edhe Rama iu kundërpërgjigj menjëherë duke e akuzuar se po e përdorte për të bërë politikë kundër qeverisë së tij.
Në reagimin e tij, ndër të tjera numri një i qeverisë shkruan se propaganda për largimin e shqiptarëve nga vendi ishte një degradim i ‘lojës politike’ nga ana e kundërshtarëve të tij.
“Propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe, që tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve tanë! A thua se Iliri, Saliu apo Luli e Monika nuk ishin në pushtet me vite të tëra dhe po këta do t’i kthejnë shqiptarët nga rruga, me kallamin e tyre magjik! Por një raport me të dhënat e 5-6 viteve më parë, i përdorur për politikë kundër qeverisë sot nga Presidenti i Republikës, është fiks argumenti pse shqiptarët në 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së! Çfarë degradimi!,”-shkruan Rama.
Ditën e sotme, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në një raport të vitit 2020 konstatoi se Shqipëria renditej e katërta në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë për periudhën 2000/2001 deri në 2015/2016. Presidenti Ilir Meta e komentoi i pari lajmin dhe tha se Shqipërisë po i largohen intelektualët dhe ky është një lajm i zi, që shqiptarët duhet t’i përgjigjen me votë më 25 prill. Ndërsa kryeministri Edi Rama iu përgjigj menjëherë Metës, duke sqaruar se raporti sipas tij ishte i vjetër, dhe se kreu i shtetit po e përdorte për të bërë politikë me të.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Olta Xhacka i ka kaluar detyrën si Ministre e Mbrojtjes Niko Peleshit. Ceremonia e kalimit të detyrës u zhvillua në orën 10:00 përballë ambienteve ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar lajmin lidhur me largimin nga Shqipëria të “intelektualëve” për një të ardhme më të mirë jashtë vendit. Me anë të...
TIRANË– Olta Xhaçka i ka dorëzuar detyrën e Ministrisë së Mbrojtjes Niko Peleshit. Ceremonia i zhvillua në orën 10:00 në ambientet para Ministrisë s...
TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu e pyeti ditën e djeshme Presidentin Ilir Meta sesa është pasuria e tij dhe si e ka marrëdhënien me paranë.Meta e ka konsider...
TIRANË– Kryeministri dhe Ministri i i jashtëm, Edi Rama, së bashku me Ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i dorëzuan sot...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha sërish ka nisur mëngjesin me një postim që lidhet me qeverinë. Ditën e sotme Basha ka shpërndarë në pro...
TIRANË– Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë me dije objektivat e saj në detyrën e re, duke vënë theksin tek Konsullatat shqiptare në botë. Në n...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, gjatë kalimit të detyrës së kryediplomatit shqiptar ka treguar se përse e mori vetë detyrën si kreu i OSBE-së. Në fjalën e t...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur gatishmërinë e tij ndaj ministres së re të Jashtme, Olta Xhaçka. Në një konferencë për shtyp nga Ministria...