Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas anketës SecuriMeter 2026 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, 96,6% e të anketuarve në Shqipëri shprehën shqetësim, kundrejt 83,4% mesatarisht në gjashtë vendet e rajonit. Diferenca është 13,2 pikë përqindjeje.

Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor të të anketuarve që shprehen të shqetësuar për koston e jetesës dhe inflacionin.
Sipas anketës SecuriMeter 2026 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, 96,6% e të anketuarve në Shqipëri shprehën shqetësim, kundrejt 83,4% mesatarisht në gjashtë vendet e rajonit. Diferenca është 13,2 pikë përqindjeje.
Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm që i afrohet Shqipërisë, me 93,8% të të anketuarve që shprehin shqetësim. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, përqindja zbret në 82%, në Mal të Zi në 78,3% dhe në Serbi në 76,3%.
Kosova ka përqindjen më të ulët në rajon, me 73,7%, rreth 23 pikë përqindjeje më pak se Shqipëria.
Shqipëria kryeson edhe për intensitetin e shqetësimit. Në një shkallë nga 1 në 10, të anketuarit e vlerësuan shqetësimin për koston e jetesës dhe inflacionin me mesatarisht 9 pikë, kundrejt 8 pikëve në rajon.
Për të llogaritur përqindjen e të shqetësuarve, anketa përfshiu përgjigjet nga 6 deri në 10 pikë.
Në vitin 2025, kur anketa pyeste veçmas për koston e jetesës dhe inflacionin, Shqipëria ishte mbi mesataren rajonale për të dy treguesit.
Shqetësimi për koston e lartë të jetesës mori mesatarisht 8,79 pikë në Shqipëri, kundrejt 8,19 pikëve në rajon. Për inflacionin, vlerësimi ishte 8,45 pikë, kundrejt 8,12 pikëve në rajon. Bashkimi i dy çështjeve në një pyetje të vetme në vitin 2026 kufizon krahasimin e drejtpërdrejtë të pikëve.
Edhe në vitin 2024, kostoja e jetesës dhe inflacioni ishin problemi ekonomik më i përmendur në Shqipëri. Atëherë, 73% i përfshinë ndër tri problemet kryesore ekonomike të vendit, kundrejt 77% në rajon.
Pyetja e atij viti u kërkonte të anketuarve të zgjidhnin tri probleme, ndërsa në vitin 2026 ata vlerësuan nivelin e shqetësimit për secilën çështje.
Përballimi i shpenzimeve të përditshme ndryshon ndjeshëm sipas zërit të buxhetit.
Në Shqipëri, 50,6% e të anketuarve thonë se mund ta mbajnë banesën mjaftueshëm të ngrohtë në dimër dhe të freskët në verë. Kjo është përqindja më e ulët në rajon, ku mesatarja arrin në 62,4%. Vetëm 3,6% shprehen kryesisht ose plotësisht të kënaqur me mundësinë për të gjetur një banesë ose qira të përballueshme, kundrejt 24,7% në rajon./Monitor.al
Foto ilustruese Në një vend si Shqipëria që ka nivelin më të lartë të varfërisë në Europë, ushqime...
Foto ilustruese TIRANË- Dita e sotme, do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në vendin tonë, me alternime kthjellimesh dhe...
KUKËS- Qyteti i Kukësit është përfshirë pasditen e sotme nga reshje të dendura dhe erëra të forta duke shkaktuar p...
TIRANË- Mbrëmjen e sotme policia ka arrestuar në Tiranë, Alfred Hoxhën, i cili nuk ishte rikthyer në burgun e Rrogozhinës pa...
PUKA- Erërat e forta dhe reshjet e dendura që kanë përfshirë vendin ka shkaktuar probleme në rrjetin e shpërndarj...
TIRANË- Projektligji i ri për duhanin parashikon disa kufizime të forta me qëllim pengimin e aksesit të fëmijëve dhe të...
pamje TIRANË- Pas disa orësh tensionesh dhe përplasjesh me policinë, protestuesit janë rikthyer sërish në bulevardin pë...
TIRANË- Aktivistja Greta Thunberg, është shprehur se nuk është hera e parë që proteston në Shqipëri, ndë...
Erion Veliaj TIRANË- Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshm...
TIRANË- Policia ka përshkallëzuar dhunën ndaj protestuesve, duke hedhur spraj lotsjellës ndaj tyre në bulevard. Si pasojë e ...