LIVE UPDATES
Ekonomi

Si e ndryshoi pandemia stilin e veshjes së shqiptarëve, eksperti: Njerëzit zgjodhën të shpenzonin për rroba dhe pajisje sp

11 July 2021, 08:08 Nga DOSJA
Si e ndryshoi pandemia stilin e veshjes së shqiptarëve, eksperti:

TIRANË– Disa sezone të humbura, depo të tëra të mbushura me stoqet e veshjeve që nuk panë kurrë vitrinat e dyqaneve dhe humbje të jashtëzakonshme financiare janë ato që përjetoi industria e modës që nga nisja e pandemisë në fillim të vitit 2020 e deri më tani. Globalisht, kjo preku thuajse të gjithë, nga markat ekonomike tek ato luksoze dhe kërkoi që të gjithë të gjejnë mënyrat sesi të mbijetojnë, duke nisur nga forcimi edhe më shumë i kanaleve dixhitale të shitjes te qasja më e mirëmenduar për atë çfarë ka nevojë klienti.

Për industrinë e veshjes nuk ishte më çështje shije dhe mode, por blerjet e veshjeve u kthyen në nevojë, si rezultat i ndryshimeve në stilin e jetesës që solli pandemia, ku një pjesë e mirë e vendeve aplikoi karantinën, zyrat u boshatisën duke i lënë vend punës nga shtëpia (aty ku ishte e mundur), jeta e natës dhe eventet sociale u zhdukën nga axhendat. Vetvetiu, të gjithë e gjetën veten me dy “uniforma” standarde, veshjet komode të shtëpisë dhe ato sportive (edhe në shtëpi) edhe për udhëtimet në natyrë, parqe, male sa më larg COVID-19.

Në Shqipëri, mbyllja nuk ishte aq drastike sa në pjesën më të madhe të Europës apo më gjerë (me përjashtim të karantinës së vendosur në mars dhe prill). Por kjo nuk pengoi shqiptarët që të ndryshojnë stilin e veshjes apo më saktë, mënyrën sesi shpenzojnë për veshje dhe çfarë blejnë gjatë kësaj kohe bashkëjetese me virusin. Disa nga grupet më të mëdha të tregtimit të veshjeve në vend konfirmojnë se teksa veshjet e mbrëmjes dhe të eventeve kanë pësuar rënie drastike, ato “casual” dhe sportive e ndien tronditjen vetëm në fillim të pandemisë, duke iu kthyer normalitetit gradualisht.

Sportivet ruajtën pjesën e shitjeve, pandemia nxiti jetën aktive

Petro Kumi, administrator i Balkan Sport (grup që ka nën vete disa marka sportive të ndara në dy kompani) konfirmon se pavarësisht situatës së pandemisë, përjashto fillimin me karantinën, ecuria e segmentit të veshjeve sportive nuk është prekur shumë.

“Covid-19 zgjoi një trend për jetë aktive dhe të shëndetshme, që do të thotë që si për qëndrimin apo ushtrimin në shtëpi, edhe për daljet në ajër të pastër, për ecje në natyrë, male, njerëzit zgjodhën të shpenzonin për rroba dhe pajisje sportive” – shprehet ai.

Një target i sigurt për veshjet sportive është rinia e cila gjithmonë e më shumë po zgjedh veshjet komode në përditshmëri, ndërkohë që është më e vëmendshme edhe ndaj tendencave brenda këtij segmenti. Por edhe mosha e tretë e ka kthyer vëmendjen te veshjet sportive gjatë periudhës së pandemisë.

“Rinia ka nisur të konsiderojë këtë kategori si të pandarë nga përditshmëria. Shihet si moderne dhe mund ta konstatosh fare lehtë, teksa shumica vishen me atlete në përditshmëri. Ky është një target i sigurt për dyqanet me veshje sportive. Një studim që kemi parë ka dalë në përfundimin se veshjet sportivet morën atë që nuk u shpenzua për segmentet e tjera.

Një moshë më e rritur gjithashtu e konsideron sportiven stil jetese, pasi e mban në shtëpi apo për daljet e shpejta. Kjo u përforcua më shumë gjatë pandemisë” – thotë z. Kumi.

Kërkesa për veshje sportive zgjeroi edhe gamën e artikujve që shiten brenda dyqaneve që më parë nuk e kishin atë pjesë kyçe. “Së fundmi kemi shtuar gamën për t’i qëndruar sa më pranë klientit siç është linja ‘active ëear’ në një nga dyqanet tona, e përshtatshme për sporte në natyrë apo në palestër, të cilat patën kërkesë të konsiderueshme nga konsumatori ynë” – shprehet Elda Hysenbelli, Drejtore Ekzekutive e Fashion Group Albania.

 

Mbyllja e kufijve rriti shpenzimet për veshje brenda vendit, stili bëhet më “i rehatshëm”

Blerja e veshjeve jashtë vendit është e zakonshme për një pjesë të shqiptarëve në udhëtimet jashtë vendit. Por me vendosjen e kufizimeve dhe mbylljen e kufijve, ky grup u detyrua t’i përmbushë nevojat në dyqanet brenda Shqipërisë.

Në fillim të vitit 2020, në kohën e vendosjes së karantinës dhe pak muaj më pas, operatorët pohuan se kishte stanjacion në treg, kur për shkak të pasigurisë njerëzit kufizuan shpenzimet.

I vetmi segment që në atë kohë do të kishte ecuri disi më normale ishte ai i veshjeve të fëmijëve, të cilët nga sezoni në sezon rriten dhe për rrjedhojë, kanë nevojë veshje të reja. Por gjatë këtij viti, duket se situata ka ndryshuar disi. Janë rritur shpenzimet për veshje që vjen si nevojë e rinovimit të gardërobës dhe në këtë grup bëjnë pjesë edhe ata që veshjet dikur i blinin jashtë kufijve.

“Shpenzimet për veshjet janë rritur, e shprehur edhe në numër artikujsh të blerë me 13% nga viti 2019. Besojmë se kjo tendencë vjen si pasojë e mbylljes së kufijve, e cila deri diku penalizon aksesin e blerjes jashtë Shqipërisë, por edhe prirjen e konsumatorit shqiptar për të mos kursyer te veshjet, pavarësisht sfidave financiare” – thotë znj. Hysenbelli.

Sipas saj, veshjet që blihen më shumë janë ato casual dhe të rehatshme, të cilat mund të vishen gjatë ditës dhe mbrëmjeve. “Në koleksionet tona të reja të këtij viti, gamën më të gjerë të veshjeve e kemi në: casual, bazike, të rehatshme, praktike dhe veshje për shtëpi, ngjyra me tonalitete të zbehta dhe të tokës”.

Femrat shpenzojnë më shumë për përditshmërinë. Po meshkujt? 

Jo pak herë, femrat cilësohen si “shopaholic” (të varura pas blerjeve), por nuk janë të vetmet. Meshkujt shpenzojnë gjithashtu, por interesi i tyre, sipas preferencës së stilit, është i ndryshëm. Operatorët e tregut pohojnë se femrat shpenzojnë më shumë për përditshmërinë.

“Të dyja gjinitë po shpenzojnë, por rritja më e lartë është vënë re tek femrat, me një trend rritës 5% më shumë se meshkujt. Interesi te meshkujt është më shumë për materiale të rehatshme, linotë dhe pambuku ekologjik. Femrat vazhdojnë të kryesojnë listën e blerësve të dyqaneve tona edhe gjatë vitit 2021”, shprehet znj. Hysenbelli.

Por meshkujt shpenzojnë më shumë se femrat kur vjen puna te veshjet sportive. “Meshkujt shpenzojnë më shumë për veshjet, të paktën në segmentin e sportiveve, sipas konstatimeve në dyqanet tona” – pohon z. Petro Kumi.

 

Segmenti i udhëtimit u tkurr, shkolla online ngadalësoi rritjen te veshjet e fëmijëve

Teksa pandemia imponoi fillimisht karantinën dhe mbyllje të kufijve, efektet tek disa segmente ishin të menjëhershme dhe disi më afatgjata sesa në segmente të tjera. Tek e fundit, kujt mund t’i duhej një valixhe për aq kohë sa nuk ka udhëtime. Fashion Group Albania konfirmon pikërisht këtë zhvillim, me rritjen e vaksinimit dhe lehtësimin e kufizimeve, i cili po rimëkëmbet.

“E vetmja linjë produkti, e ndikuar nga pandemia janë valixhet dhe çantat e udhëtimit, për shkak të kufizimeve të operimit të linjave ajrore dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve. Gjatë muajit maj është vënë re një tendencë e rritjes së shitjeve të linjave të udhëtimit. Progresi i vaksinimit globalisht, si dhe në vendin tonë, po shoqërohet me rritje të shitjeve krahasuar me 2019, duke treguar shenja të një rimëkëmbje të ekonomisë së vendit” – pohon Hysenbelli.

Lidhur me segmentin e veshjeve te fëmijët, rritja ka qenë disi më e ngadaltë, me 7%. Ndikim në këtë aspekt, sipas saj, ka pasur zhvillimi i shkollës online. Gjithsesi me ndryshimin e sezonit dhe për shkak të rritjes së fëmijëve, dinamika e ecurisë së shitjeve parashikohet që të jetë më e lartë./Monitor/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi veshjet ne pandemi veshjet ne pandemi

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë