LIVE UPDATES
Aktualitet

Si italian në Rinas, por veshja alla shqiptarçe i djeg ëndrrën angleze 19-vjeçarit nga Kopliku

12 August 2019, 19:48 Nga DOSJA
Si italian në Rinas, por veshja alla shqiptarçe i djeg

Artenis Culaj 19 vjeç është nga Kopliku. Nga një ëndërrimtar për Britaninë e Madhe ai tashmë nuk mund të udhëtojë askund. Prej orësh mbahet i paraburgosur në ambientet e drejtorisë së Policisë Tiranë. Për të prokuroria ka kërkuar në gjykatë caktimin e masës së sigurisë (këtë të hënë), arrest me burg, një kërkesë që pritet të shqyrtohet ditën e martë nga një gjyqtar i gatshëm. Vepra për të cilën ai dyshohet është falsifikim dokumentesh dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Derisa të sqarohet se cilën vepër ka kryer konkretisht teksa po tentonte të kalonte aeroportin e Rinasit i veshur shumë thjesht dhe “shqiptarçe”, me shumë gjasë stacioni i tij do të jetë paraburgimi.

Historia

Megjithatë i riu ka folur sapo është pyetur nga krimi ekonomiko-financiar. Ndërsa pas tij u kapën edhe tre të rinj të tjerë, për të cilët ka dyshime se “garantuesi” i udhëtimit drejt Europës, shtetasi Ismail Bylykbashi ju kishte siguruar pasaporta false si shtetas të huaj. Prokuroria e cila po heton për të zbuluar rrjetin që siguronte daljen nga Shqipëria përmes kësaj rruge thotë se Artenisi do të udhëtonte me linjën ajrore “ADRIA Air” drejt Lubjanës. 19 vjeçari mbante në dorë një pasaportë italiane dhe u paraqit në sportel si shtetasi Italian, Thomas Rossi. Por e ecura dhe veshjet tipike të stilit shqiptar e kanë bërë të dyshimtë, ndaj punonjësja e policisë gjatë intervistimit paraprak ka kërkuar ndihmë për një kontroll të dytë të tijën dhe bagazheve. Disa orë më vonë i riu u rrëfye.

“Kisha ëndërr të emigroja në Angli. Tre javët e fundit fillova të kryej takime. Në qytetin e Shkodrës takova Ismail Bylykbashin i cili më premtoi se do më ndihmonte. Folëm dhe ramë dakord që pagesa do të kryhej sapo të mbërrija në Angli, pra sapo të mbërrija në destinacion. Ismaili më kërkoi një fotografi, të cilën më tha se e donte që të më nxirrte një kartë identiteti italiane që siç shpjegoi më pas, do ta përdorja sapo të mbërrija në Francë. Diskutuam që nga Franca do vazhdoja në Irlandë dhe në fund destinacioni do ishte Anglia”, tregoi 19-vjeçari.

Pasi të dy kanë rënë dakord, kanë shkëmbyer numrat e telefonit dhe më vonë “garantuesi” e ka njoftuar që duhej të nisej drejt Rinasit. Pikërisht në aeroport i riu është ndarë nga familja dhe ka vazhduar përpara vetëm për pak metra më tej e kanë njoftuar se duhej të kryhej kontrolli. Në këtë moment, siç kujton i riu , “garantuesi i udhëtimit” ka nxjerrë nga çanta e tij një zarf dhe i ka thënë ta mbajë, një porosi të cilën ai ka pranuar ta kryejë në mirëbesim. Por kur policia kontrolloi më vonë çantën e tij, gjeti aty katër karta identiteti të falsifikuara në emër të disa personave të tjerë dhe për këtë shkak 19-vjeçari është njëlloj i dyshuar si Bylykbashi, edhe pse në fakt rezulton se ai nuk ka udhëtuar asnjëherë jashtë vendit. E kundërta ndodh me të dyshuarin kryesor, i cili është nga Durrësi dhe jeton në rrugën “Via Garibaldi” në komunën Panikale Itali. Ai siç tregon sistemi Tims, rezulton si udhëtar i rregullt, por ajo që e ka vendosur në vështirësi është kamera e aeroportit dhe komunikimet në telefon.

Të huajt në çantën e shqiptarit

Përveç se u prezantua si italiani Thomas Rossi, në një kohë që është lindur dhe rritur në Koplik në lagjen Culaj, Artenisi kishte në çantë edhe tre karta identiteti false. Ato ju përkasin shtetasve italianë Mattia Montecucco, Alessio Barboni dhe Chiara Brustega. Por dy “nga të huajt” u zbuluan në Rinas pak më vonë, teksa kaluan pikën e kontrollit për të udhëtuar me pasaporta me të njëjtin emër. Mattia Montecucco rezultoi të ishte 25 vjeçari Fatmir Losha , ndërsa Alessio Barboni ishte Klodian Agolli 30 vjeç. Policia thotë për Gazeta Si se nga ekzaminimi i dokumenteve për kartat e identitetit u vërejtën më pas ndërhyrje mekanike tek fotografitë, tek të cilat ishte e dyshimtë vazhdimi i vulës mbi fotografi, ndërkohë që shkrimi është i standardit zyrtar. Nga konkluzioni i ekspertëve, mëson Gazeta Si, është e sigurt që këto dokumente janë falsifikuar.

Ku je? Hetimi i thelluar zbulon kryesorin

Por edhe pse Bylykbashi është treguar i kujdesshëm dhe ka shpejtuar të humbasë gjurmët me dokumentet, karta identiteti të cilat ja ka dorëzuar adoleshentit, ai nuk fshin dot bisedat në whats app. Aty është gjetur fotografia e një vajze nga Shqipëria me emrin Mirjeta Frroku, fotografi që është e ngjashme me atë të kartës së identitetit me emrin e shtetases, Chiara Brustenga. Në whats app-in e Bylykbashit, një numër italian, me pamjen e Marjet Frrokut i dërgon Bylykbashit këtë mesazh

“Si kalove, ku je ? Jam e fejuara e Edit .. Ku je? Unë jam tek uscita”. Siç thotë eksperti i kriminalistikës që ka këqyrur telefonin për efekt të hetimit që po kryen drejtoria kundër trafiqeve të paligjshme, më pas bashkëbiseduesja i dërgon një imazh që ngjason me sallat e terminaleve. Më vonë shpjegon për Gazeta Si eksperti, një person tjetër e pyet Bylykbashin se ku ndodhej pasi “goca e tij ishte duke pritur”. I njëjti person këmbëngul duke e pyetur “Ku ndodhesh se më ngeli nusja në rrugë?”

Komunikime të ngjashme ka edhe me persona të tjerë, mes të cilave edhe se si do ndryshohej fotografia e shtetasit Italian Montecuco.

Eksperti për të sqaruar pozicionin paraprak të adoleshentit që ëndërronte Anglinë, por që mendohet se ka kryer vetëm një krim, tregon vetëm një bisedë që i sqaron të gjitha. Biseda zhvillohet mes “ëndërrimtarit” dhe trafikantit. Siç mëson “Gazeta Si” adoleshenti fillimisht prezantohet në telefon, ku dhe i dërgon një mesazh në fillim të muajit gusht. “Mirëmbrëma”, thotë i riu.. “Nipi i Shpëtimit jam”. Më vonë një numër me emrin Soni i dërgon trafikantit foto të pasaportës së Artenisit që ishte origjinalja. Sërish i njëjti numër i shkruan; “Kjo është bileta 300 euro, bileta jote dhe 300 euro bileta ime. Në orën 12.30 të jesh në Rinas”.

Dy italianët e tjerë të rremë

Së bashku me Artenisin të arrestuar janë edhe Klodjan Agolli dhe Fatmir Losha, të dy me pasaporta false italiane.

Klodiani thotë se është nisur për të udhëtuar drejt Parisit dhe se rastësisht në transit ka takuar Fatmirin. Por pasi ka kaluar transitin dhe do hipte ne avion, policia e ka shoqëruar për të kryer një verifikim. E kanë vendosur përballë një personi (Bylykbashit), të cilin ai ka tundur kokën në mënyrë mohuese dhe ka thënë që “nuk e njoh”. “E bleva biletën në Sukth dhe nuk e kam idenë se përse fotografia ime ndodhej në një dokument tjetër, në çantën e një personi që unë nuk e njoh”, pohoi i riu. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe Fatmir Losha, i cili ka bërë të paditurin mbi faktin që në fotografinë e tij ishte shkruar emri i një të huaji dhe aq më tepër që një dokument ndodhej në çantën e një të panjohuri.

Marrë nga Gazeta Si

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali artenis culaj ismail bylykbashi arrestohet shqiptari ne itali artenis culaj ismail bylykbashi

Sondazh

Aktualitet 12 August 2019, 17:52

BERAT- Pronarët e guroreve në malin e Tomorrit janë konfrontuar me policinë, pasi këta të fundit i kanë penguar në punën e tyre.Ngjarja ka ndodhur mesditën e so...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin