Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Si nisi sherri në Padam, Alban Jaho hodhi gota uji në tavolinën e Blushit, Frangajt dhe Manes, policia e kërkon në banesë
26 June 2019, 09:36Nga DOSJA
TIRANË-Dosja.alzbulon detaje nga sherri i bërë publik sot në media mes drejtorit të Top Channel dhe ish-drejtorit të Digitalb, Alban Jaho.
Burime nga stafi i PADAM, vendi ku ndodhi edhe grindja, i treguan në konfidencialitet Dosja.al të gjithë dinamikën e sherrit të bujshëm.
Mësohet se ish-drejtori i Digitalb, Alban Jaho ka qenë duke konsumuar alkool në PADAM, në momentin kur ka parë se disa tavolina më tutje ndodhej biznesmeni Samir Mane, pronari i Tv Klan, Aleksandër Frangaj dhe drejtori i Top Channel, Ben Blushi.
Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Jaho ka shkuar i dehur pas kurrizit të Blushit dhe ka hedhur gota me uji, dhe njëra prej tyre ka prekur edhe Frangajn.
Në këtë moment, Blushi është kthyer dhe ka parë Jahon, i cili i tensionuar ka nisur të grindet verbalisht me të.
Në këtë moment një nga personat e pranishëm në këtë bar, ka thirrur rojet e sigurisë, të cilat e kanë nxjerrë jashtë.
Mësohet se Blushi nuk është përplasur fizikisht në asnjë moment me Jahon, por pas ngjarjes ka bërë një kallëzim në polici.
Burime nga Policia e Shtetit i thanë Dosja.al, se Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kërkuar dje në mesnatë Jahon në banesën e tij, por nuk e kanë gjetur.
Alban Jaho ka qenë deri pak muaj më parë, drejtori i Digitalb. Pronarja e TCh, Vjollca Hoxha e shkarkoi Jahon dhe në vend të tij u emërua Albana Shkurta, ish-zv.ministre e Financave.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sarandë– Ardit Gjebrea, moderatori i njohur mesa duket është kënaqur shumë në qytetin bregdetar të Sarandës. Bashkë me stafin e tij ai shfaqet në një lokal duk...
TIRANË- Një 50-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë pasi trafikonte drogëra të forta si Kokainë në kryeqytet. Sipas një njoftimi nga Polic...
Tiranë- 32 shtetas shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil në Francë dhe Belgjikë janë riatdhesuar. Mësohet se operacioni i riatdhesimit, u zhvillua në bashkëpun...
TIRANË- Gjyqtari i Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri, ka “ngecur” në rretjën e Vetting-ut pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e kishte gjetur atë në dis...
TIRANË– Qendra e Shërbimeve Arsimore, QSHA ka publikuar sot rezultatet e provimit të gjuhë-letërsisë për “Maturën Shtetërore 2019”. Provimi u zhvillua më ...
TIRANË- Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi është shkarkuar sot nga detyra, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka gjetur atë me probleme...
Vlorë- Lavdosh Sula i cili një ditë më parë vrau gruan e tij në banesën e tyre në Babicë Madje të Vlorës është rrëfyer para organeve të hetimit. Sula ka pranua...
Tiranë- Në prangat e policisë së Tiranës kanë rënë 3 persona pasi akuzohen se kanë kryer vepra penale kundër procesit zgjedhor në shkollën ” Ibrahim Rugova” në ...
Tiranë- KPK ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren Regleta Panajotin. Sipas KPK-së rezultoi se gjyqtarja s’kishte probleme me pasurinë, anën profesionale dhe integr...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi të martën përmes rrjeteve sociale se autorizoi sot një avokat gjerman për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e...