Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Kjo ka bërë që pesha e këtyre produkteve të bjerë në 10.4% të volumit të përgjithshëm të primeve të shkruara bruto, nga 12.2% që kishte qenë një vit më parë. Ecuria e tregut paraqitet e dobët në të dy produktet kryesore, sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës dhe sigurimet e tjera në pronë.

Sigurimi i pronës në Shqipëri po shfaq ecuri të dobët edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për tetë muajt e vitit 2026 primet e shkruara bruto të sigurimit të pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës, si edhe sigurimet nga dëmtimet e tjera në pronës kishin vlerën e 1.74 miliardë lekëve, në rënie me 13.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo ka bërë që pesha e këtyre produkteve të bjerë në 10.4% të volumit të përgjithshëm të primeve të shkruara bruto, nga 12.2% që kishte qenë një vit më parë. Ecuria e tregut paraqitet e dobët në të dy produktet kryesore, sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës dhe sigurimet e tjera në pronë.
Primet e shkruara bruto për sigurimin nga zjarri dhe forcat e natyrës ranë në 1.49 miliardë lekë, 11.2% më pak krahasuar me një vit më parë. Ndërsa sigurimet nga dëmtimet e tjera në pronë ranë në 247 milionë lekë, 24.1% më pak krahasuar me 8-mujorin 2025.
Megjithëse ligjërisht sigurimi i pronës nga fatkeqësitë natyrore është vullnetar, në praktikë pjesa më e madhe e kontratave të sigurimit për këtë produkt janë të lidhura me pronat e lëna si kolateral për kreditë bankare.
Në rastet kur kredia është e siguruar me kolateral, sigurimi i tij është kusht i vendosur nga banka për huamarrësin, ndaj edhe në këtë rast bëhet fjalë për një produkt faktikisht të detyrueshëm.
Rritja e shpejtë e kredisë për pasuri të paluajtshme në vitet e fundit ka mbështetur edhe rritjen e tregut të sigurimit të pronës, por përmasat e tij ngelen shumë modeste dhe zënë një peshë të ulët kundrejt volumit total të tregut të sigurimeve në vend.
Bazuar në numrin vjetor të policave të sigurimit, mund të vlerësohet se në Shqipëri janë të siguruara afërsisht 5% e numrit të përgjithshëm të banesave (duke iu referuar Censit 2023).
Më shumë se 90% e primeve të sigurimit nga katastrofat natyrore janë të përqendruara në qarkun e Tiranës, ndërsa pjesa tjetër e vendit është në masën dërrmuese e pambuluar ndaj këtyre rreziqeve.
Duke parë shkallën e ulët të mbulimit vullnetar me sigurime të pronës, qeveria shqiptare ka ndërmarrë një nismë ligjore për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet.
Ai përcakton detyrimin për sigurimin e të gjitha banesave në vend, me pak përjashtime (psh. shtëpitë e ndërtuara prej argjile, qerpiçi, kallami, etj. apo ndërtesave me vendndodhje të lëvizshme apo të përkohshme).
Skema e sigurimit do të administrohet nga një ent i posaçëm me kapital shtetëror që do të ngrihet për këtë qëllim, Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet.
Shuma e sigurimit do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa primi i sigurimit që do të paguajnë pronarët e banesave do të përcaktohet nga Fondi për Tërmetet, pas marrjes së pëlqimit nga ministri përgjegjës për financat.
Megjithatë, industria e sigurimeve është shprehur në vijimësi kundër kësaj skeme, duke kërkuar një zgjidhje tjetër, që të përfshijë edhe shoqëritë private të sigurimit./Monitor
Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka nisur javën në rënie të mëtejshme dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit...
TIRANË- Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe të qëndrueshme me origjinë perën...
Pamje TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku një ...
Pamje TIRANA- Të rinjtë vijojnë qëndresën në rrugët e Tiranës, ndërsa gjatë protestës së sotme v&e...
Mitropolit Anastas KORÇA- Mitropoliti i Korçës ka reaguar lidhur me hyrjen e policisë në oborrin e Kishës Ortodokse në ...
Foto ilustruese TIRANA- Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës s&eu...
Pamje TIRANA- Protestuesit kanë debatuar me efektivët e policisë, të cilëve u kanë bërë me dije se nuk paguhen nga Kry...
Pamje TIRANA- Protestat studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa në mes të tensioneve dhe përplasjeve ...
Pamje TIRANA- Një incident është regjistruar gjatë protestës së sotme në Tiranë, ku dy efektivë të Policis&e...
Pamje TIRANA- 310 persona kanë marrë ndihmë mjekësore që prej nisjes së protestave më 13 tetor, sipas përditësimi...