"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
S’ishte rastësi! Luca tregon pse Rama e Kurti zgjodhën resortin e tij: Sinjifikative
27 November 2021, 17:11Nga DOSJA
TIRANË– Biznesmeni Gjergj Luca ka shpjeguar se zgjedhja e komplkesit të tij “Fish City” në Kavajë nuk ka qenë rastësore nga kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij në Kosovë, Albin Kurti. Në një intervistë për RTSH, Luca tha se fakti që Rama dhe Kurti kanë zgjedhur biznesin e tij për tu takuar, do të thotë që prioriteti i tyre është puna dhe se i gjithë biznesi shqiptar duhet të ndjehet siç ndjehet ai për zgjedhjen që kanë bërë dy liderët.
“Ndjehem jashtëzakonisht mirë që ka qenë zgjedhja e atyre, e dy liderëve tonë që pikërisht të zgjedhin këtë vend të punës dhe të të vërtetës. Sepse lajtmotivi i dy kombeve tona duhet të jetë puna. Pa punë ne nuk kemi mundësi ta shohim të vërtetën në sy dhe kur e pranojmë të vërtetën, ne kemi respekt për punën që krijojmë. Mendoj që kjo do të jetë pjesa më e mirë e të dy qeverive, e të gjithë kombit tonë që ne kemi mundësi të ecim me ritmin që ne na takon. Unë e shoh detaj shumë sinjifikativ që këta kanë zgjedhur këtë vend, se unë mendoj që politika duhet të ndjekë ritmin tonë dhe i gjithë biznesi shqiptar duhet të ndjehet siç ndjehem unë për zgjedhjen që kanë bërë dy liderët e kombit tonë” ka thënë Luca.
Mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës u zhvillua në Fish City. Nga Elbasani vetë Luca deklaroi se ishte anëtari më i ri i Vetëvendosjes, gjë që solli dhe reagime. Konkretisht ish-kreun i Vetëvendosjes në Shqipëri shkruante i habitur se kishte arritur puna deri në atë pikë që pjesë e Vetëvendosjes të bëhej dhe një oligark. Me ironi, Abazi shtonte se mungon vetëm Samir Mane e Shefqet Kastrati që të plotësonte ‘puzzle’-n.
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryem...
DURRËS– Një traget është përplasur me një anije në afërsi të Portit të Durrësit duke vënë në rrezik jetën e 173 pasagjerëve që ishin nisur drejt Ital...
TIRANË– Një qytetar i vetë identifikuar si Shkumbin Hasani ka deklaruar nga protesta që po zhvillon në Laprakë kundër Unazës së Madhe se një efektiv ...
TIRANË– Një qytetar nga Kukësi, Shkumbin Hasani ka kërcënuar zbatimin e Kanunit në rast se dikush do të shembë shtëppinë e tij. I ndodhur në protestë...
SHQIPËRI– Tetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga Covid-19. Në bilancin e 24 orëve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dij...
TIRANË– FiBank ka shkelur një sërë ligjesh, vendimesh të Bankës së Shqipërisë dhe të Gjykatës Kushtetuese duke dorëzuar në Komisionin Hetimor parlame...
ROMË– Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është ribërë pjesë e rrrethit të ngushtë të personave që e shoqërojnë kryeministrin Edi Rama. Që nga do...