LIVE UPDATES
Politike

“S’ka teatër me kulla”, Veliaj i përgjigjet Bashës: Nuk gjobit dot biznesin e radhës, po shkon drejt humbjes

26 February 2020, 19:50 Nga DOSJA
“S’ka teatër me kulla”, Veliaj i përgjigjet

TIRANË–  Tirana do të ketë një teatër të ri modern, që plotëson të gjitha kërkesat e komunitetit të artistëve. Në një lidhje direkte për TCH, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se qeveria dhe bashkia kanë marrë përsipër të ndërtojnë me fondet e tyre teatrin e ri, pasi kërkesat e reja shtesë nga artistët nuk plotësoheshin dot  nga kompania. Veliaj sqaroi se me propozimin dhe vendimmarrjen që mori sot Bashkia e Tiranës dhe qeveria shqiptare, do të realizohet i njëjti projekt i teatrit, thjesht në vend që të jetë operatori privat, do të jetë qeveria dhe bashkia operatori që e realizon, duke i dhënë Tiranës një teatër modern për për 100 vitet e tjera.

Lidhur me reagimin e kryetarit të PD, Veliaj deklaroi se qartazi shqetësimi i Bashës është humbja e një biznesi sepse nuk arriti që të gjobiste biznesmenin e radhës.  Veliaj nënvizoi se Basha po shkon drejt një humbjeje të sigurt, ndërsa Rama drejt një mandati të tretë si kryeministër.  Kreu i Bashkisë u shpreh se koha ka treguar se ku ka ndërhyrë Bashkia e Tiranës dhe Qeveria e drejtuar nga Edi Rama, hapësirave publike u është kthyer dinjiteti.

Intervista e plotë:

Cila ishte arsyeja që kompania që do ndërtonte kompleksin e teatrit u tërhoq?

Veliaj: Përshëndetje Genta, të falenderoj për ftesën dhe pyetjen. Nuk kemi një tërheqje të kompanisë, kemi një negociatë dy mujore midis Bashkisë së Tiranës dhe komisionit ku ka edhe dy artistë që janë anëtarë të komisionit, drejtori i teatrit dhe një përfaqësues i regjisorëve dhe në këtë negociatë dy mujore, kompania bëri një ofertë jashtëzakonisht bujare që ishte oferta fillestare për të ndërtuar teatrin, ndërkohë që artistët kanë pasur kërkesa mbi atë ofertë. Është kërkuar fjala vjen një skenë rotative nga më modernet, ajo që përdoret sot në Broduej, diçka që e shtoi koston e realizimit të veprës së teatrit përtej kostos fillestare që kishte propozuar kompania dhe që tejkalonte biznes – planin e saj, ndaj nuk patëm një konflikt, patëm një ndarje në paqe, falenderuam kompaninë por për sa kohë që oferta tejkalohej morrëm përsipër që ta bëjmë ne këtë investim, si Bashki e Tiranës, njësoj siç bëjmë një shkollë, siç bëjmë sheshin “Skënderbej”, Pazarin e  Ri, lodrat tek liqeni apo bulevardin e ri. Bashkia e Tiranës i ka kapacitetet dhe për sa kohë që doli përtej biznes – planit të kompanisë, çfarë ishte e gatshme të ofronte i thamë faleminderit por rrugët tona pas këtyre dy muaj negociatash ndahen këtu dhe ne teatrin do e bëjmë vetë, ndërkohë që pjesa tjetër, pjesa mbrapa është një pronë e Bashkisë së Tiranës e cila nëse do negociohej pas teatrit do e shtynte kalendarin edhe për disa muaj të tjerë, pra ne mund të shkonim në një realizim të veprës në katër apo pesë vite. Me propozimin dhe vendimmarrjen që mori sot Bashkia e Tiranës dhe qeveria shqiptare, ne do realizojmë të njëjtin projekt të teatrit, thjesht në vend që të jetë operatori privat, do jemi ne operatori që e realizon, pra do bëjmë teatrin e propozuar të Bjarke Ingels, një teatër modern për 100 vitet e tjera të Tiranës, ku nuk do të duhet të shkojmë në teatër me batanije.

Gazetarja: Ku do të gjenden paratë për ndërtimin e kësaj vepre zoti Veliaj?  

Veliaj: Bashkia e Tiranës përveç fondeve të veta ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të financojë ose të japë atë që quhet garancia sovrane që ne të mund të kreditohemi. Është një procedurë që ne bëjmë tipikisht, fjala vjen investimi që  ne po bëjmë në UKT, e kemi me një kredi të BERZH-it. Financimet që po bëjmë në Qytetin Studenti dhe në qendrat studentore i kemi me një financim të KFV-së, kështu që Bashkia e Tiranës, në mënyrë periodike tërheq financime, pra kreditohet për të bërë një punë, të cilën pastaj e paguan ndër vite. Kështu që qeveria shqiptare ka rënë dakord që të mbështesë propozimin e Bashkisë së Tiranës edhe unë them për të gjithë ata që kishin merak pjesën private dhe nuk kishin merak realizimin e teatrit, tani do duhet të gëzohen që do të realizojmë një teatër me financim publik dhe me një investim të Bashkisë së Tiranës, që do të ketë të njëjtën cilësi investimi si bulevardi i ri, Sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri, liqeni, amfiteatri dhe shumë vepra publike që Bashkia e Tiranës ka realizuar në kohë rekord në këto 5 vite.

Gazetarja: Po me pjesën pranë teatrit, ajo që ishte e planifikuar për ndërtimin e kompanisë private, çfarë do të ndodhë?

Veliaj: Ajo është një pjesë që është pronë e Bashkisë së Tiranës, nuk është pronë as e një partie politike, nuk është pronë as e militantëve të partive politike, kështu që Bashkia e Tiranës ashtu siç negocion për çdo centimetër trotuar, për çdo pronë që ka, siç sot nga një bashki që ishte më varfanjakja në rajon, po kthehet në një  bashki lider në rajon, sepse nuk i lë më copat lart e poshtë siç lihej me administratën e kaluar. Do të marrë kohën e vet që të negociojmë maksimumin për interesin e  Bashkisë. Sot Bashkia e Tiranës ka rreth 100 zyra në qytetin e Tiranës. Në vend që të ishim pronari më i madh i qytetit, siç fjala vjen është Bashkia e Vjenës, ne jemi qiramarrësi më i madh i qytetit, kështu që sigurisht Bashkia e Tiranës në parkingun që ka pronë të vet, rezervon të gjithë të drejtën që të marrë kohën për të negociuar atë pjesë, por pjesa e teatrit ka një vendim, sot të bashkisë dhe të qeverisë shqiptare e cila do ta realizojë këtë me financat e veta. Një superteatër që i ka hije  Tiranës në këtë 100 vjetor dhe që nuk mund të vazhdojë të jetojë në një kuti shkrepëse për 100 vitet e ardhshme të qytetit.

Lidhur me këtë zhvillim, pak më parë reagoi edhe kryetari i PD Lulzim Basha i cili tha se Rama dhe Veliaj nuk mund t’i hedhin hi syve dhe shqiptarëve dhe se pa një vendim të qartë që kullat nuk do të ndërtohen dhe teatri do të ruhet, PD, nuk tërhiqet nga qëndrimi dhe vendosmëria e saj. Keni ju një reagim për këtë?

Është e disata herë që unë dëgjoj që PD nuk tërhiqet nga gjërat. E dëgjova tek Astiri, e dëgjova tek sheshi “Skënderbej”, e dëgjova tek këndi i lodrave, e dëgjova tek bulevardi, e dëgjova tek rruga Durrës-Kukës, e dëgjova tek lagjja e oligarkëve, ku z. Basha jeton sot. Qartazi, nga reagimet duket më i shqetësuar për pjesën e investitorit privat. Atë lojë që tipikisht bëjnë kur sulmojnë gjithmonë një privat, qoftë ata që marrin rrugën e Kukësit, apo ata që qëndrojnë në kodrat e Lundrës dhe krejt papritur ai zgjohet një ditë në kodrat e Lundrës dhe jeton në vilat e oligarkëve, një ditë tjetër e gjen lidhjen me secilin kontraktor të çdo rruge, kështu që për të, qartazi është një biznes i humbur sepse nuk arriti që të gjobiste biznesmenin e radhës. Kjo është një ndërtesë publike, siç ndërtohet çdo shkollë e qytetit dhe siç kam dëgjuar atë që nuk tërhiqet nga asnjë betejë, mezi e pres ta shoh për betejën e radhës ku jo vetëm teatri do të bëhet. Ai po shkon drejt një humbjeje të sigurt, për një mandat të tretë të Edi Ramës si kryeministër. Kështu që për të gjitha këto arsye, nëse Lulzim Basha e ka një plan B, dhe ai do të shkojë në një teatër në Holandë. Ne nuk kemi një plan tjetër. Kështu që ne do të bëjmë një teatër të mirë në Tiranë. Ai ka një mundësi që pas humbjes së radhës të kthehet në atdheun e tij të adoptuar, kurse ne do të duhet të jetojmë në Shqipëri dhe do të duhet që ta bëjmë këtë me dinjitet, siç kemi bërë në të gjitha hapësirat publike ku ka ndërhyrë qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pasi ditën e sotme u njoftua zyrtarisht tërheqja e Bashkisë Tiranë nga projekti i parë që do ndërtonte godinën e re të Teatrit në bashkëpunim me kompaninë Fusha. Në një status në Twitter, Basha shkruan se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj nuk mund t’u hedhin dot hi syve shqiptarëve me njoftime gjysmake. Basha shton se PD-ja nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj dhe se Teatri do të ruhet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj lulzim basha teatri me kulla erion veliaj lulzim basha teatri me kulla

Sondazh

Politike 26 February 2020, 12:13

RUSI: Kryeministri Edi Rama është përplasur në konferencën për mediat me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Rama i ka thënë Lavrovit se Shqipëria nuk...

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...