Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“France Football” i është drejtuar policisë franceze pas dyshimeve për rrjedhje informacioni. Dymbëdhjetë llogari në platformën Polymarket parashikuan renditjen e saktë të pesë futbollistëve të parë
FRANCE - Një dyshim për rrjedhje informacioni dhe manipulim të mundshëm të basteve ka vënë në lëvizje organizatorët e ‘Topit të Artë’ 2026. Revista “France Football” ka kontaktuar autoritetet policore franceze për të kërkuar hetimin e një aktiviteti të pazakontë në platformën amerikane Polymarket.
Sipas një hetimi të publikuar nga media franceze “Upside”, e specializuar në financë, 12 llogari të krijuara gjatë muajit tetor në këtë platformë parashikuan saktësisht renditjen e pesë futbollistëve të parë. Bëhet fjalë për Harry Kane, Kylian Mbappé, Lamine Yamal, Rodri dhe Lionel Messi, në këtë renditje.
Këto parashikime u sollën përdoruesve një fitim të përgjithshëm prej rreth 180 mijë eurosh. Ajo që ngriti dyshime ishte mënyra se si u vendosën bastet: shtatë nga 12 llogaritë nuk kishin aktivitet të mëparshëm në tregje të tjera, ndërsa gjashtë prej tyre vendosën bastin e parë vetëm 15 minuta pas krijimit.
Gjithashtu, përdoruesit përqendruan kapitalin e tyre te skenari i saktë që më pas rezultoi fitues, në vend që të shpërndanin rrezikun në disa parashikime të ndryshme.
Hetimi i “Upside” arriti të gjurmonte një prej transaksioneve në blockchain deri te një platformë financiare në Francë, e cila besohet se ka identifikuar personin pas llogarisë përmes të dhënave të financimit.
Gjetjet iu dorëzuan Groupe Amaury, grupit privat që zotëron “France Football”. Ky i fundit konfirmoi nisjen e një hetimi të brendshëm dhe referimin e çështjes te policia franceze.
Rasti ka shkaktuar shqetësim te organizatorët, të cilët kishin garantuar se informacioni mbi rezultatet përfundimtare ishte i kufizuar vetëm në një rreth shumë të vogël personash. Tashmë, hetimi duhet të sqarojë nëse parashikimet e pazakonta ishin rezultat i një rrjedhjeje informacioni apo thjesht një rastësi e jashtëzakonshme.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - “France Football” ka bërë publike të gjitha votat e 100 gazetarëve që përcaktuan renditjen përfundimtare...
ANGLI - Një sfidë me shumë histori dhe objektiva të rëndësishëm do të zhvillohet këtë të diel në Anf...
SHBA - Robert Lewandowski u bë protagonist në fitoren 4-2 të Chicago Fire ndaj Colorado Rapids, duke realizuar një gol të shkëlqye...
SPANJE - Hansi Flick u shfaq i kënaqur pas fitores së Barcelonës ndaj Alavés në javën e 11-të të La Ligës. Skuadr...
ANGLI - Liverpooli investoi shifra marramendëse për Bradley Barcolan, Florian Wirtz dhe Alexander Isak, por muajt e parë në “Anfield&r...
SPANJE - Raphinha dhe Lamine Yamal po shkruajnë historinë me fanellën e Barcelonës. Dyshja sulmuese ka realizuar plot 25 gola në 11 jav...
SPANJE - Manchester United po përgatitet për një merkato dimërore me objektiva ambiciozë dhe një prej emrave në listën e...
SPANJE - La Liga sjell një risi në futbollin spanjoll. Duke nisur nga kjo fundjavë, edhe arbitrat do të flasin për mediat në p&eum...
SPANJE - Eder Militão është bërë viktima e radhës e grabitjeve që kanë në shënjestër banesat e futbolli...
MEKSIKE - Esteban Ocon ka reaguar pas zhvillimeve të fundit te Haas, që kulmuan me zëvendësimin e tij nga piloti japonez Rio Hirakawa pë...