23 November 2026, 07:35
Nga E. D

FRANCË- Pierre-Olivier Costa, ish-shefi i stafit të Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, është vënë në qendër të një skandali pas akuzave për ngacmim seksual dhe sjellje të papërshtatshme ndaj punonjësve të muzeut që drejton në Marsejë. Costa, 58 vjeç, i cili për pesë vite ishte një nga bashkëpunëtorët më të besuar të Brigitte Macron, akuzohet nga punonjës të institucionit për komente me përmbajtje seksuale, fyerje dhe presion në vendin e punës.
Akuza më e rëndë është ngritur nga një punonjës i departamentit të komunikimit të Muzeut të Qytetërimeve Evropiane dhe Mesdhetare (Mucem), në Marsejë. Sipas dëshmisë së tij për gazetën franceze Libération, gjatë një aktiviteti në gusht të vitit 2025, Costa iu afrua dhe i kërkoi vazhdimisht të kryente seks oral.
"Duhet ta ketë thënë rreth 30 herë. Fytyra e tij ishte shumë pranë fytyrës sime dhe kishte një shprehje të çuditshme", ka deklaruar punonjësi, duke përshkruar edhe mënyrën këmbëngulëse dhe provokuese të sjelljes së tij.
Nga ana tjetër, Costa i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke deklaruar se nuk mban mend të jetë takuar me punonjësin në fjalë gjatë asaj mbrëmjeje. Çështja ka marrë vëmendje të veçantë edhe për shkak të lidhjeve të ngushta të Costas me çiftin presidencial francez. Nga viti 2017 deri në vitin 2022, ai shërbeu si shef i stafit të Brigitte Macron, duke fituar besimin e saj. Sipas raportimeve, Zonja e Parë e Francës e quante atë "diamanti im".
Në vitin 2022, Costa u emërua në krye të Muzeut të Qytetërimeve Evropiane dhe Mesdhetare (Mucem), në Marsejë, me mbështetjen e presidencës franceze. Megjithatë, drejtimi i tij u shoqërua me tensione të vazhdueshme me stafin, ankesa për mënyrën e menaxhimit dhe, më pas, me nisjen e një hetimi nga autoritetet franceze.
Më 17 mars 2026, Prokuroria e Marsejës nisi një hetim paraprak ndaj Costas, nën dyshimet për ngacmim moral dhe seksual në vendin e punës. Paralelisht, Inspektorati i Përgjithshëm për Çështjet Kulturore zhvilloi një hetim administrativ, gjatë të cilit u evidentuan ankesa për ngacmim seksual, presion ndaj punonjësve dhe favorizim.
Pas këtyre zhvillimeve, Ministria e Kulturës vendosi ta largonte përkohësisht nga detyra për një periudhë katërmujore, në fund të qershorit. Por rikthimi i tij në drejtimin e muzeut, më 1 nëntor, shkaktoi pakënaqësi të reja mes punonjësve. Ata organizuan një grevë në shenjë proteste, duke kundërshtuar rikthimin e tij dhe duke kërkuar zgjidhje për situatën e krijuar brenda institucionit.
Më 5 nëntor, punonjësit dolën në protestë në Marsejë me pankarta ku shkruhej "Mucem është në rrezik", duke kërkuar ndërhyrje për t'i dhënë fund krizës dhe për të garantuar një ambient të sigurt pune. Pavarësisht bujës që ka shkaktuar çështja në Francë, Brigitte Macron nuk ka bërë ende një deklaratë publike lidhur me akuzat ndaj ish-bashkëpunëtorit të saj.
Sipas raportimeve mediatike, marrëdhënia mes tyre mbetet e afërt edhe pas largimit të Costas nga Pallati Elize. Ai thuhet se vijon të komunikojë me Zonjën e Parë pothuajse çdo ditë në telefon./Dosja.al
Brigitte Macron Pierre-Olivier Costa
Bota
23 November 2026, 07:29
E.M
SHBA- Artikujt që dikur u përkisnin pasagjerëve të Titanikut janë shitur në ankand për shuma rekord. Artikujt më të...
Bota
23 November 2026, 07:25
E.M
TURQI- Në bisedimet e OKB-së së COP31 në Turqi u diskutuan përçarjet e thella mbi lëndët djegëse fosile dhe para...
Bota
22 November 2026, 22:40
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar mundësinë e sulmeve të reja ushtarake ndaj Iranit pas Vitit të...
Bota
22 November 2026, 22:31
E.d
Anije në Ngushticën e Hormuzit
Komentatorët e linjës së ashpër dhe mediat pranë Gardës Revolucionare Islamike të ...
Bota
22 November 2026, 22:20
E.d
Foto ilustruse
SIRI- Pesë fëmijë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shp&e...
Bota
22 November 2026, 22:14
E.d
Foto ilustruse
EUROPA- Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më t&eu...
Bota
22 November 2026, 21:47
E.d
Pamje
LIBI- Një shpërthim është regjistruar në bazën detare të Bengazit, në Libi, ku objektiv i mundshëm i n...
Bota
22 November 2026, 21:18
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Një defekt teknik në sistemet e kompanisë ajrore Delta Air Lines ka shkaktuar kaos në trafikun ajror në Shtetet ...
Bota
22 November 2026, 20:27
E.d
Pamje
ZAGREB- Mijëra qytetarë janë mbledhur të shtunën në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, për të protestuar pas v...
Bota
22 November 2026, 19:53
E.d
Fausto Isidro Meza Flores
MEKSIKA- Forcat speciale meksikane kanë arrestuar Fausto Isidro Meza Flores, i njohur si “El Chapo Isidro”, një...