LIVE UPDATES
Bota

Skandal përgjimesh në Indonezi/ Arrestohet shefi i stafit presidencial, dyshohet se u përgjuan telefonatat e presidentit

Operacioni mendohet se ka nisur që në vitin 2025, kur Listyo drejtonte policinë kombëtare.

6 November 2026, 22:36 Nga E.d
Skandal përgjimesh në Indonezi/ Arrestohet shefi i stafit
Presidenti Prabowo Subianto

 

INDONEZI- Një skandal përgjimesh ka përfshirë institucionet më të larta të Indonezisë, pasi autoritetet kanë nisur hetimet për një operacion të dyshuar përgjimi ndaj Presidentit Prabowo Subianto dhe disa figurave të tjera publike.

Në qendër të hetimit është Listyo Sigit Prabowo, shefi i stafit të presidentit, i cili është arrestuar së bashku me dy oficerë të lartë policie. Ata dyshohen se kanë përdorur sistemin zyrtar të mbikëqyrjes elektronike të policisë për të përgjuar numra telefoni, pa ndjekur procedurat ligjore.

Sipas autoriteteve, mes numrave të dyshuar si objekt përgjimi ishte edhe ai i presidentit. Operacioni mendohet se ka nisur që në vitin 2025, kur Listyo drejtonte policinë kombëtare.

Çështja ka marrë përmasa edhe më të mëdha pasi autoritetet kanë ngritur dyshime për tradhti, duke argumentuar se përgjimi i informacioneve të ndjeshme mund të ketë cenuar sigurinë kombëtare. Motivi i këtij operacioni mbetet ende i paqartë.

Në hetim janë përfshirë edhe persona të tjerë. Të enjten, policia identifikoi si të dyshuar të katërt Slamet Uliandin, nga njësia kombëtare e hetimit kriminal, i cili nuk u ndalua për shkak të problemeve shëndetësore.

Skandali shton tensionet mes presidentit dhe paraardhësit të tij

Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te marrëdhëniet mes presidentit Prabowo Subianto dhe ish-presidentit Joko Widodo, i njohur si Jokowi. Ky i fundit kishte mbështetur kandidaturën e Prabowos në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, duke ndihmuar në krijimin e një aleance politike që solli ardhjen e tij në pushtet.

Megjithatë, që prej marrjes së presidencës, janë shfaqur shenja të largimit mes dy kampeve. Prabowo ka ndryshuar disa prej prioriteteve të qeverisjes, ndërsa ka larguar nga pozicionet drejtuese edhe disa figura të lidhura me administratën e paraardhësit të tij.

Arrestimi i Listyo-s ka shtuar pikëpyetjet, pasi ai konsiderohej një prej njerëzve të afërt me Jokowin. Pak pas arrestimit, ai u shkarkua nga detyra e shefit të stafit presidencial.

Nuk është hera e parë që udhëheqësit indonezianë përballen me përgjime 

Indonezia ka pasur edhe më parë raste të ngjashme. Në vitin 2014, në rezidencën zyrtare të Jokowit, kur ai ishte guvernator i Xhakartës, u zbuluan pajisje përgjimi.

Ndërkohë, skandali aktual vjen në një periudhë kur qeveria po përballet me disa sfida, përfshirë vështirësitë financiare të programit të vakteve falas në shkolla, zjarret në disa rajone dhe problemet në tregun e aksioneve.

Sipas studiuesve të cituar nga BBC, zhvillimet politike po tërheqin vëmendjen nga problemet e përditshme të qytetarëve, si kostoja e jetesës, pasiguria ekonomike dhe ndotja e mjedisit. Hetimet për përgjimet vijojnë, ndërsa mbetet për t'u zbardhur se kush qëndron pas operacionit të dyshuar dhe cili ishte qëllimi i tij./Dosja.al

Indonezi skandal korrupsion

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin