12 November 2026, 14:21
Nga G.M
J.D. Vance
SHBA- Një marrëveshje miliona dollarëshe për tregtimin e naftës venezueliane ka ngritur pikëpyetje mbi lidhjet mes politikës dhe biznesit në administratën Trump. Në qendër të çështjes është John Addison, drejtues i kompanisë energjetike Vitol dhe një prej financuesve të hershëm të zëvendëspresidentit amerikan J.D. Vance. Sipas pretendimeve të bëra publike, Addison luajti rol në sigurimin e aksesit të Vitol në shitjen e naftës venezueliane, pas ndërhyrjes amerikane dhe kapjes së Nicolas Maduros. Dyshohet se rekomandimi i tij nga Vance te Sekretari i Energjisë, Chris Wright, ndihmoi në hapjen e rrugës për marrëveshjen.
Mediat e huaja bëjnë me dije se, hetimi ngre gjithashtu pikëpyetje për një takim të mundshëm mes Addison dhe Vance në Montana, në dhjetor, pak ditë para operacionit amerikan. Të dy palët e kanë mohuar se takimi ka ndodhur. Vitol dhe kompania tjetër tregtare Trafigura morën licenca të posaçme për tregtimin e naftës venezueliane, pa një proces konkurrues tenderimi. Vlerësimet sugjerojnë se fitimet mund të arrijnë në qindra miliona dollarë, megjithëse shifrat dhe kushtet e marrëveshjeve nuk janë konfirmuar.
Çështja ka rikthyer vëmendjen te donacionet e Addison për fushatat republikane. Ai dhe bashkëshortja e tij kanë kontribuar miliona dollarë në komitete politike që mbështesin Donald Trump dhe J.D. Vance. Ndërkohë, demokratët në Kongres kanë kërkuar sqarime mbi mënyrën se si kompanitë siguruan licencat dhe nëse kishin dijeni paraprake për operacionin amerikan në Venezuelë. Vitol, Trafigura dhe zyrtarët e përfshirë kanë mohuar çdo shkelje apo njohuri paraprake për planet ushtarake./Dosja.al
J.D. Vance donald trump
Bota
12 November 2026, 13:44
G.M
Nvidia
SHBA- Bordi i drejtorëve të Nvidia-s po përballet me një vendim të rëndësishëm lidhur me të ardhmen...
Bota
12 November 2026, 13:21
G.M
pamje
TURQI- Një tentativë grabitjeje në Stamboll përfundoi në mënyrë të pazakontë, pasi një i dyshua...
Bota
12 November 2026, 12:56
E.d
Pamje
PALESTINA- Një sulm ajror izraelit ka goditur gjatë natës spitalin Nasser në Khan Younis, në jug të Rripit të Gaz&eum...
Bota
12 November 2026, 12:49
G.M
Vladimir Putin
RUSI- Një skenar hipotetik i një konflikti të drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe NATO-s, që nis pas vdekjes s&eum...
Bota
12 November 2026, 12:24
G.M
foto ilustruese
EVROPË- Një valë kërcënimesh me bomba ka vënë në lëvizje autoritetet e sigurisë n&eum...
Bota
12 November 2026, 12:11
G.M
Volodymyr Zelensky
UKRAINE- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kundërshtuar sërish çdo presion për të hequr dorë...
Bota
12 November 2026, 12:08
G.M
Benjamin Netanyahu dhe Gandhi Eisenkot
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe kreu i Partisë Yasser, Gandhi Eisenkot, do të zhv...
Bota
12 November 2026, 11:42
G.M
Sercan Sayal
GREQI- Autoritetet greke kanë ekstraduar drejt Turqisë Sercan Sayal, i dyshuar si drejtues i një organizate kriminale dhe i...
Bota
12 November 2026, 11:28
G.M
Deputetë të Kuvendit të Kosovës në sallën e seancave. Foto arkivi.
Kuvendi i Kosovës do ta rishqyrtojë Ligjin p...
Bota
12 November 2026, 10:43
G.M
foto ilustruese
RUSI- Rusia ka përdorur intervista të vërteta me politikanë, ish-ushtarakë dhe akademikë perëndimorë p...