12 November 2026, 08:41
Nga G.M
Jensen Huang
SHBA- CEO i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, Jensen Huang, është përfshirë në një tjetër skandal lidhur me jetën e tij private. Pas raportimeve për një marrëdhënie jashtëmartesore me biznesmenen kineze Alice Huang, tashmë ndaj tij janë ngritur pretendime për një tjetër lidhje, këtë herë me Kimberly Powell, një prej drejtueseve të kompanisë.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Powell, e cila mban pozicionin e zëvendëspresidentes për sektorin e kujdesit shëndetësor në Nvidia, dyshohet se ka pasur një marrëdhënie me 63-vjeçarin Huang. Raportohet se të dy janë filmuar në momente afrimiteti në një hotel në San Jose të Kalifornisë, gjatë një aktiviteti të organizuar nga kompania në muajin mars.
Kimberly Powell është pjesë e Nvidia-s që prej vitit 2008 dhe drejton programe që lidhen me përdorimin e teknologjisë së kompanisë në sektorin e arsimit të lartë dhe atë shëndetësor.
Zhvillimet e fundit kanë shtuar presionin ndaj drejtuesit të kompanisë, ndërsa bordi i Nvidia-s raportohet se po shqyrton të ardhmen e tij në krye të gjigantit teknologjik. Çështja ka ngritur gjithashtu pikëpyetje mbi rregullat e brendshme të kompanisë për marrëdhëniet personale mes drejtuesve dhe vartësve.
Ndërkohë, bordi ka nisur një hetim të pavarur lidhur me skandalin e mëparshëm që përfshin biznesmenen kineze Alice Huang dhe pretendimet për lidhje të saj me inteligjencën kineze. Jensen Huang ka pranuar se ka qenë i pabesë ndaj bashkëshortes, duke kërkuar falje ndaj familjes së tij./Dosja.al
Jenseng huang
Bota
12 November 2026, 08:12
G.M
pamje nga mbërritja në Moskë
RUSI- Të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff kanë mbërritur në...
Bota
12 November 2026, 07:59
G.M
pamje
BRITANI E MADHE- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Britani, ku 18-vjeçarja Kayla Smith akuzohet për vrasjen e 16-vje&cc...
Bota
12 November 2026, 07:58
E.d
Foto ilustruse
SERBI- Serbia po përgatitet për një tranzicion politik pas konfirmimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare t&eum...
Bota
12 November 2026, 07:50
G.M
pamje
UKRAINA- Një ushtar rus ka humbur jetën pas shpërthimit të një automjeti në lagjen Pushkinsky të Shën Pet...
Bota
12 November 2026, 07:48
G.M
pamje
SHBA- Dy persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shembjes së një ndërt...
Bota
12 November 2026, 07:46
E.d
Jensen Huang
KINA- Një universitet kinez me lidhje të ngushta me ushtrinë ka blerë çipa të avancuar të inteligjencë...
Bota
12 November 2026, 07:44
G.M
Hudhitë
JEMEN- Sulme të reja me raketa dhe dronë kanë shënjestruar instalime ushtarake në qytetin e Adenit në Jemen,...
Bota
12 November 2026, 07:41
E.d
Pamje nga protestat
SPANJA- Punonjësit në të gjithë Spanjën nisën sot grevën e parë të përgjithshme në ...
Bota
12 November 2026, 07:38
G.M
Scott Bessent
SHBA- Sekretari i Thesarit i Shteteve të Bashkuara, Scott Bessent, është zhvendosur nga rezidenca e tij në Uashington...
Bota
12 November 2026, 07:34
G.M
Spitali Nasser
GAZA- Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 të tjerë janë pla...